Ura e Topojanit-Shishtavec me rrugë të re

Lexuar 1639 here




nga KALLABAK.COM

Intresimi i bashkëpatriotëve për ecurinë e punës në dy lotet e fundit të rrugës Kukës-Shishtavec, është i madh, e për këtë interesim, stafi i Portalit që Ju mban lidhur nonstop me të vërtetën, bën me dije:

Në segmentin Ura e Topojanit në drejtim të Shtrezës, po hidhet shtresa e fundme me çakull, teksa nga Ura e Shtrezës për poshtë, vazhdon të hidhet shtresa e parë e asfaltit.

Nga Ura e Shtrezës në drejtim të Shishtavecit po punohet me itensitet, rruga me stabilizant ka arritur nga Shishtaveci deri tek Varrezat e Novosejt, element ky që mbron asfaltin nga gërryerja e ujit dhe akullit.

Në drejtimin Shishtavec-Novosej, hedhja e shtresës së parë me asfalt, mbrrin deri tek "Kodra e Fitës", mbi "Arën e Robit".

Ndërkohë, që punohet dhe në trotuaret anësore të rrugës në hyrje-daljet e fshatit Novosej.

Trotuaret 1,5 metër të gjera, po shtrohen me pllakë betoni, dhe do të jenë të ndricuara gjatë natës