GRAVITETI I BAJRAKUT SI LINJË RRËSHQITJEJE
Lexuar 1329 here
nga Azem PARLLAKUTë mbipersanilozh ose të mbidramatizosh çështjet, është një gabim i vogël, për sa kohë që kjo shërben për të galvanizuar mendimin, për të zgjeruar debatin, e për t’u dhënë ndjesinë më të vegjëlve, se kanë pas vetes aleatë të mëdhenj. E ekspozuar fillimisht kështu, si një këshillë nga “kulla e fildishtë”, praktikisht përmes qasjes në vijim do të argumentoj; përse u desh filluar me këtë këshillë, e cila njëherësh e frenon dhe e len të lirë egoizmin njerëzor. Si pompë benzine rrjetet sociale mbushin kohët tona sa herë i kemi të zbrazura.
E ndërsa çdo herë që ne konsumatorëve, na duhet të kalojmë brinjazi distributorit, e nuhasim që sado kemi shfletuar mbi letra, përsëri ka diçka interesante, e cila mund të ketë qëndruar mbi një tokë djerrë, por e ka ruajtur vitalitetin. Më ka qëlluar, së fundmi t’u kthehem për të disatën herë shënimeve që kam mbajtur 15-vjet më larg. Në fakt në një nga kohët, kur po kaloja brinjazi një rrjeti social, një shqiptar nga Tetova i quajtur Feri Arifi, po e them emrin e tij këtu, kishte komentuar në llogarinë time virtuale. Një shqiptar tjetër po nga Tetova, me origjinë nga Xhaferaj-Kukës, miku im me të cilin jam njohur 15-vjet më parë Fexhri Asipi, i përgjigjej komentuesit, fatmirësisht në favor me mua. Zotërinjtë Asipi e Arifi përpos komenteve, sapo, po zbulonim se të dy ata e unë i treti, jemi nga e njejta zonë në origjinë. Me Fexhriun ishim bërë miq dikur në rrethana krejt të çuditshme, ai si shqiptar i Tetovës, e unë si shqiptar i Shqipërisë, kur ishim të angazhuar në formacionet e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ai si ushtar fronti, unë si instruktor stërvitje në prapavijë. Asipi si ushtar lufte, ka një kontribut të jashtëzakonshëm për atë çfarë kanë arritur shqiptarët në Maqedoni, mbasi kaloi nga lufta në luftë. Fexhriun, nuk e dija deri vonë se ishte shqiptar i Tetovës me origjinë nga Xhaferaj-Kukës, ndonëse rrethanat në të cilat ishim njohur, teorikisht duhet t’a kishin favorizuar një gjë të tillë. Feriu nga ana e tij, krejt ndryshe dhe në rrethana të tjera e kërkonte origjinën e tij aty në “Bajrakun” tonë. E kishte lënë si rrugë e mbetur në mes, ndërkohë që “barbarët” i ishin shfaqur, e nuk i jepnin shpresë për t’i shkuar në fund asaj. Nuk dua kurrësesi të akuzohem, se po e teproj me personalizimin e asaj çfarë thashë më lart, përkundur më krijon atë ndjesi, që përherë pas vetes ke aleatë. Le të kthehemi për pak çaste tek titulli, atë që unë e kam quajtur “…forcë gravitacionale, njëherësh dhe linjë rrëshqitëse…”. Nëse, dikush nga Ju ka mbërritur brinjazi si konsumator, më pëlqen të jem “legalizues” i pasionuar i “linjës rrëshqitëse”.
Duhet pranuar, që gjithësesi kultura jonë çdo ditë e më shumë ngjan me një përzierje të turbulluar e vlerave tradicionale dhe risive radikale. Këtë lloj përzierje të turbullt, e qasim kur u qëndrojmë fanatike te thekur ideve tona, e i përziejmë ato virtualisht, duke harruar një këshillë të ekspertit të inteligjencës gjeopolitike George Frideman; “ …emocionalizimi i momentit e dërrmon shpejt veten…”. Pasioni për të mos e dërrmuar vetveten, më ka krijuar bollshëm kohën e qëndrimit mbi letra të shfletuara, për t’a nënvizuar kujdeshëm atë çfarë më është dukur vitale. Ashtu, nuk dua të mos e pranoj se shumë herë jam emocionalizuar momentalisht, ndërkohë që më vonë kam mësuar se; …fuqia mund të jetë shtuar nga zemërimi, por ajo rrjedh nga realitete më themelore siç janë: gjeografia, demografia, teknologjia dhe kultura. Për të qëndruar prapë tek titulli, kurrë nuk kam menduar që zakonet e fshatit tim të jenë ligjet e natyrës e pozicioni gjeografik i tij si qendra e Botës. Edhe pse herë-herë fanatik i “gravitetit”, kam mundur të kuptoj që; … kulturat patjetër kalojnë përmes barbarizmit drejt qytetërimit dhe pastaj në dekadencë. Nëse, “do të jem pak barbar”, më duhet t’a pranojë, që edhe pse “tokë djerrë”, ajo e fshatit tim e ka ruajtur vitalitetin. Konteksti në të cilin vendosemi si barbarë, në këtë “tokë djerrë”, na servir gjëra plotësisht të ditura, në mos dhe të interpretuara në mënyrë universale, për të cilën jemi të gjithë dakord, e do të ishte pretencioze të përmendeshin gjithë shënimet mbi letrat e shfletuara. Le të bëjmë një pyetje!
A ka barbarë? Ka, madje plot të tillë, të cilët mendojnë se cilido që nuk mendon si ata, gjendet përpara përbuzjes dhe kërkesës për ndreqje apo shkatërrim. Sa naive na duket kjo mënyrë e sjelluri! Atëherë, përse të mos jemi qytetarë?! Përse, të mos jemi në gjendje të ekuilibrojmë mendimet tona kontradiktore, e të ruhemi se ka raste të na kapin e të gjindemi dhe në gabim. Këtë refleksion e kam shoqëruar jo pa qëllim me këtë “fotografi sa njëmijë fjalë”. Si i edukuar për të qëndruar baraslarguar barbarisë dhe dekadencës, preferoj të mbetem pjesë e konstelacionit të një numri burimesh, që konvergojnë dhe sugjerojnë përvijimet më urgjente të kohës sonë. Jam në kundërshti me atë trajtimin me përbuzje, mbasi do të pozicionohesha në grupin e atyre që nuk besojnë asgjë në gjendjen e dekadencës. Kushdo nga ne që ka lexuar Gëten, e ka të qartë çfarë Gëte trajton kur vëren se; “…Kanti del plotësisht jashtë Kantit…”. Në fakt është vetë Kanti tek i cili është mundur të ndahet stili nga njeriu, në stil pedant deri në obsesion, si njeri pavarësisht dobësive patetike human deri në heroizëm. Këtëherë po kthehemi tek “tre bijtë e Bajrakut”. Një histori e tre relitete të shkëputura, të cilat e plotësojnë në një masë të madhe njëra-tjetrën. Si pjesmarrës në këtë dialog i cili i kapërcen kohërat, të tre këta njerëz secili si qytetar në stilin e tij, çuditërisht janë të devotshëm njësoj fanatikë të Bajrakut.