Qinro vlla, e t'bëjmë gajret

Lexuar 2532 here




nga Azem PARLLAKU
Nëse për një moment do të ndalonim tek “Mosmarrëveshja” sprova letrare e shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare, ku ai flet për raportet e Shqipërise me vetveten, natyrshëm vërejmë që “historia dhe miti” të jetë stilema më e përdorur nga ana e gjeniut të letrave shqipe. Per kete qasje timen ketu me duhet, qe ta nise me nje sinteze te tille: “Historia dhe gojdhena jane dy mundesi rrefimi, ku raportet midis tyre sado te habitshme te duken, me shume se perjashtuese jane plotesuese”
Veçanerisht kjo sintezë fiton terren, kur ke marrë përsipër të promovosh nje ngjarje, apo personazh, ku hstoria dhe gojdhena krijojne dukshem ate “raportin plotesues”
Profili i personazhit dhe konteksti historik ne te cilin ai deshmohet, të krijojnë mundësinë “të luash me fjalën”, këtë instrument më i rëndësishëmi pas dijes, kur të duhet të rrëfesh.
Hoxhë Novosej (1875-1948) është një nga personazhet më në zë në trevë, i cili veprimtarine e tij e ka të lidhur ngushtë me ngjarje dhe personazhe, të cilat ndikuan në historinë tonë kombëtare.
Ndonëse nga një familje klerikësh ndërgjegjen e këtij atdhetari e ka tunduar “…ai meraku se hija Otomane mbi Shqipërinë, nuk i shërbente kujt tjetër veçse Serbisë”
Së bashku me bashkëpatriotët e tij novosejas Xhelil Xheza , Kurtish Parllaku, Sulejman Beqa e Mehdi Noka, e ndihmuan të jetë në altar, për të qëndruar përherë i pari “Bajrakun e Topojanit”.
Këta bashkëpatriotë dhe shqiptarë të devotshëm i’u bashkangjitën luftërave për liri të cilat përfshinë Lumën, Kalanë e Dodës, Topojanin, Gorën dhe Opojën, të ndihmuar edhe nga Tërthorja, Përtejdrinja Hasi e Malësia e Gjakovës.
Atyre u prinin trimat e njohur: Qazim Lika, Ahmet Iljazi, Nail Dani, Ramadan Zaskoci, Miftar Sul Kurpali, Bajram Daklani, gjitheherë sipas drejtimit të burrështetasve Isa Boletini, Hasan Prishtina, e Bajram Curri.
Hoxhe Novosej, qe femije u mbajt peng i otomanve, e gjithmone me vone u mbykqyr e u ndoq prej tyre. Topojanasit keta qendrestare, vital dhe liridashes, besnik te idealeve kombetare, ata qe historia dhe miti i njohin “si balli i pergjakur i Lumes”, e paten ne krah perplot kontribut Islam Hajredin Bashen.
Sakrificat sublime te topojanasve kunder shovinizmit barbar serbo-sllav, jane nje brinje e rendesishme e permasave te atdhetarizmit shqiptar i cili është shndërruar sot në një pikë të fuqishme të referencës për studiuesit e Luftës Ballkanike 1912-1913.
Në këtë këndshikim studiuesi dhe “Mësuesi i Merituar” Isa Halilaj në shënimet e tij ka veçuar: “…në përbërje të 3000 luftëtarëve, topojanasit dhe novosejasit luftuan kundër ushtrisë serbe ne Shtimje-Caralevë dhe Duhle të prirë nga Ahmet Iljaz Qehaja, Zaim Hamza e Abdyl Mirtja…..Forcat e mëdha e të fresketa të ushtrisë serbe, duke përdorur zjarr e mitralime, armë që shqiptarët nuk i kishin, më në fund, bënë te mundur që ta thyenin kryengritjen e shtatorit 1913. Ushtria e ardhur nga Dragashi, pasi dogji e shkaterroi veçanerisht Opojën, mbuloi fshatrat e Topojanit me një terror e masakrim të padëgjuar…”.
Është pikërisht koha kur per Hoxhe Novosejn këndohej kënga “Qinro vlla, e të bëjmë gajret. Qinro, vlla, se qe tek jam…”
Është koha kur kleriku novosejas përndiqej e kërkohej, koha kur ai ishte rreshtuar ne krah të Qazim Litës ne luftën kundër serbëve.
Janë ato evente ku historia dhe gojdhena plotësojnë njëra-tjetrën, atëbote kur flitej se kleriku Islam Basha ka sjellë armë në Bajrakun e Topojanit, i ndihmuar nga Hasan Prishtina.
Atëbote kur arratia e tij nga burgu, e cila sot “është kaq mbreslënëse në besnikëri e konspiracion”, të shokon kur fati i një burri, varet nga një petull e futur në qeli.
Për çdo autor të “librit të verdhë” është qasje interesante koha se si lidhen ngjarjet, “ku djegja dhe foshnja ne gji”, janë një “Inferno” alla Dan Brown.
Është koha kur klerikut novosejas “i dënuar me vdekje”, i rrethohet shtëpia dhe nga gjiri i Lihes bashkëshortes së tij (bije e Bajram Lulit ky një personazh karizmatik në zonë), i hiqet foshnja Hyrie, e të dy frymet bashkë ajo e nënës dhe bijës të përgjakur digjen brenda shtepisë.
Hoxhe Novosej ne jetshkrimin e rrëfimet për të, i ka dhënë një lloj krenarie krejt trevës. Otomanet, serbçt, italianet, e persekutuan dhe e ndoqën, për të mos e lënë të nxirrte më në pah?!
Urtësinë, këtë lloj vyrtyti që e ka karakterizuar atë e bashkëkohesit e tij.
Aftësinë komunikuese, këtë cilësi të cilën ai e fitoi aty në konakun e burrave.
Intelektin, si dhunti, dëshmi të cilën ai e ka promovuar si “interpret kanunor” në kuvendet e faljes dhe besës të dhënë.
Udhëheqësinë rituale, si klerik vatanin dhe Shqiperinë ka dëshmuar si fe.
Në jetshkrimin dhe rrëfimet për të Hoxhë Novosej, është portreti ndryshe ku historia dhe gojdhena nuk përplasen.
.