Prej tyre, njëri ishte Topojanas
Lexuar 2100 here
nga Azem PARLLAKUPara do kohësh më rane në dorë dy nga librat e Prof. Dr.
Abdul Kadir Ozcan, “Historia e Perandorisë Osmane” dhe “Sadrazamet e
Perandorisë” Duke u marrë për një kohë të gjatë me Sadrazamet (kryeministrat)
që kanë qeverisur Perandorinë, ai vëren re se gjatë 500 vjetëve të Perandorisë
Osmane për 100 vjet, në kohë të ndryshme, atë nuk e kishin qeverisur turqit por
shqiptarët e ardhur nga skaji më Perëndimor i Perandorisë, ata të cilët më së
shumti janë quajtur të pabindurit e padishahut, çuditërisht kishin qenë dhe
njerëzit më besnikë të Perandorisë.
Prof.Dr Abdul Kadir Ozcan shquhet si një
nga lektorët e Universitetit “Arkitekt Sinani” në Stamboll, njëkohësisht ka
punuar aktivisht edhe për Institutin e Historisë së Turqisë. Prof.Dr Abdul
Kadir Ozcan, në librat e tij njeh 34 kryeministra shqiptarë që drejtuan
Perandorinë Osmane, të cilët kanë qeverisur dikush më gjatë, e dikush më shkurt
në këtë post, ndërkohë që më së shumti ata kanë shkëlqyer, se sa kanë dështuar.
Historiografia Europiane të cilën autori Ozcan e ka referuar në bibliografinë
studimore, e artikulon dukshëm rolin e 34 burrështetasve shqiptarë, të cilët e
vunë në lëvizje Perandorinë e rëndë Osmane. Shumë prej të rekrutuarve myslimanë
e të krishterë, arsimoheshin në shkollat e Sarajeve, veçanërisht shqiptarët,
sipas studiuesit shquheshin në raport me boshnjakët, kroatët, gjeorgjanët,
armenët, rusët, serbët, e bullgarët. Më tej, ata dërgoheshin në detyra jashtë,
e sigurisht të suksesshmit ngjiteshin në administratën e lartë shtetërore…
Vezirët, pashallarët dhe kryeministrat me origjinë shqiptare, në mënyrë të
padiskutueshme, jo vetëm janë më të shumtë në numër, por dhe më cilësorët në
drejtimin e administratës Perandorake. Kush ishin ata? Daut Pasha, i cili është
bërë kryeministër në vitin 1493, ka marrë pjesë në luftën kundër Uzum Hasanit,
i cili ishte kundërshtar i Sulltan Fatiut. Daut Pasha ka marrë pjesë dhe në
luftën e Shkodrës. Ka qëndruar 15 vjet pa ndërprerje si kryeministër, e shquhet
si mbështetës i shkencës. Pasurinë e tij e vuri në dispozicion të ndërtimit të
xhamive, medreseve, e qendrave social-kulturore. Ai ka ndërtuar muret mbrojtëse
të Kostandinopojës. Sot dy lagje në Stamboll mbajnë emrin e tij… Dukagjin Hamet
Pasha, pasardhës nga familja fisnike shqiptare me emrin Dukagjin, pasi mori pjesë
në luftën e Iranit aty nga dekada e dytë e shekullit të XVI, fillon detyrën si
Vezir-Azam. Pinjollë të familjes së tij ishin burrështetasi Mehmet Pasha dhe
shkrimtari i shquar Taslici Jaha… Ajaz Pasha nga Vlora, në rrugëtimin e tij
drejt postit, ka ndikuar në krijimin e Sanxhakut të Delvinës, po kështu shquhet
për fitoren në Prevezë. Në kohën e tij, popullsia turke u shtri deri në Oqeanin
Indian.
Një lagje dhe një varrezë e njohur në Stamboll mbajnë emrin e tij…
Lutfi Pasha, gjatë qeverisjes së tij u shqua si diplomat, nënshkroi paqen me
Venedikun dhe Austrinë. Ishte personi që luajti rolin më të rëndësishëm në
formimin e arkitekt Sinanit. Flota Osmane u forcua dukshëm gjatë qeverisjes së
tij, ndërkohë pasi u lirua nga posti shkruajti shumë libra historik dhe fetarë.
Përveç faltoreve dhe shkollave, ai ndërtoi dhe një urë në Janinë… Kara Ahmet
Pasha i cili ka qeverisur në vitet 1553-1555, ka nënshkruar paqen që njihet me
emrin Marrëveshja e Amasjes. Ai luftoi në Hungari e Gjeorgji. Veprat e
ndërtuara nga arkitekt Sinani me porosi të tij, mbajnë emrin Ahmet Pasha, e
disa prej tyre janë funksionale dhe sot… Koxha Sinan Pasha, shqiptari me
origjinë nga Topojani, u bë 5 herë kryeministër. Ai bashkoi pjesët e ndara të
Jemenit, e nxorri nga kriza Tunizinë. Ëndërra e tij, mbeti lidhja e Detit të Zi
me Detin Marmara. Evidentohet si njëri nga njerëzit më të pasur të Perandorisë.
Një nga vilat më të bukura të Stambollit i’a bëri dhuratë Muratit të II. Në
vendin ku ndodhet përkujtimorja e tij aty në Stamboll, ka shatërvan e lule.
Ai
ndërtoi xhami e banja në Jemen, Mekë, Selanik, e Prishtinë… Mustafa Pasha i Zi,
është me origjinë nga Vlora. Luajti rolin kryesor në marrjen e Bagdatit. Njihet
si njeriu që shpuri ujin nga Arafati në Mekë, si dhe bamirës i cili u lidhi pension
të varfërve. Përpos ndershmërisë dhe drejtësisë që e ka karakterizuar,
përmendet dhe si mjeshtër i hedhjes së heshtës, ndaj herë-herë është thirrur si
Shigjetari… Ahmet Pashë Tërhuni, nga Mati i Shqipërisë, në vitin 1652 i kishte
dalë nami si njëri nga financierët më të spikatur, që Perandoria kishte njohur.
Spikati si reformatori, që shkurtoi shpenzimet e tepërta të Sarajeve. Ahmet
Pasha (Qyprili), neutralizoi kryengritjen e Spahive, eleminoi bandat e
grabitësit në rrugët e Stambollit. Vari Patrikun e tretë të Partenios dhe
shpëtoi Baskandenin nga pushtimi i Venedikut. Sipas amanetit që la, djali i tij
u bë kryeministër… Fazëll Ahmet Pasha ishte një nga personalitetet më të
mëdhenj të shtetit osman. Duke qënë se e mori pushtetin nga babai, problemet e brendshme
ishin të zgjidhura. Përveç betejave të mëdha që bëri jashtë Turqisë, Fezëll
Pasha përmendet për marrjen e Ukrainës. Ai bëri që edhe Litenshteini
(Lichtenstein) të pranonte pushtimin nga Turqia. Vdiq në moshën 41 vjeçare pasi
kishte qëndruar 15 vjet rrjesht kryeministër. Ai ka qenë jo vetëm komandant i
zoti por dhe politikan i mirë… Mustafa Pasha u bë kryeministër në vitin 1689.
Ai hoqi një sërë taksash për të lehtësuar varfërinë e njerëzve të thjeshtë. Ai
ra dëshmor në luftën e dytë të Hungarisë… Hysen Pasha djali i xhaxhait, u bë
kryeministër në vitin 1697. Ai vendosi disiplinë brenda Perandorisë dhe hartoi
rregulloren për administratën civile e ushtarake. Në vitin 1702 dha dorëheqjen,
po në këtë vit ndërroi jetë. Ka krijuar institucionin e historianëve zyrtarë të
shtetit Osman… Qyprili Numan Pasha, para se të bëhej kryeministër në vitin 1710
ka qenë vezir në Kubë.
Ai duhej të siguronte kthimin e mbretit të Zvicrës, i
cili ishte strehuar në Stamboll por meqë ky operacion dështoi, Numan Pasha u
arrestua. Vdiq në vitin 1719 si prefekt i Giritit… Haxhi Halili, Ivaz Mehmeti,
Ivazde Halili, Mustaf Naili, Ferhat Pasha, Sinan Pashë Vila, përmenden për kohë
të shkurtëra qeverisjeje nga ana e studiuesit Ozcan. Ferit Pasha nga Vlora
qëndroi në atë detyrë nga viti 1903 deri në vitin 1908… Demel Ferit Pasha, kur
Perandoria Osmane merrte fund, është fajësuar si armik i luftërave nacionale.