Profil i studiuesit Nazif Dokle
nga Petrit PALUSHIShumanshmëria e studimeve
Studiuesi N. Dokle në studimet e veta, vështroi çështje të patrajtuara më parë, ose të patrajtuara, duke dhënë kontributin e vet të çmueshëm që zona të ndryshme të Kukësit, të dilnin më në spikamë, pikërisht mu aty ku qe vështrimi i hollë dhe racional i studiuesit rigoroz: në gjuhësi, histori, folklor, jetën shoqërore, etj. Botimet e tij janë të shumta dhe vetëm një shpalim i shkurtë i pjesës më të madhe të tyre krijon përshtypjen e parë ngulitëse të një pune këmbëngulëse dhe pasionante.
"Kukësi vështrim enciklopedik" (1999) "Jehona homerike në Kukës" (1999) "Muke mile" (2000) "Goranski narodni pesni" (2000) "Kukësi në kalendarin e tij" (2000) "Për Gorën dhe goranët" (2002) "Iz narodne goranske proze" (2003) "Sevni bre ashik, sevni bre dusho" (2004) "Rreth krizës së minave në qarkun e Kukësit" (me bashkautorësi) (2006) "Sinan Pasha i Topojanit" (2006) "Drejt Shqipërisë pa mina" (2007) "Fjalor nashke - shqip" (2007) "Vendlindja ime - Kukësi" (2008) - tekst shkollor "Bogomilizmi dhe etnogjeneza e torbeshëve të Gorës së Kukësit" (2009) "Ditët e Krizës kosovare në Kukës" (2009) "Teqja e at Aliut Fshat - Kukës" (2009) "Kukësi djepi i kulturës popullore" (2010) "Bogomilizam i etnogjeneza torbesha Kukske Gore" (2011) "Kukësi i Vjetër - monografi për një qytet të përmbytur" (2012) "Kronikë e Kukësit të viteve të pushtetit popullor" (2012) "Torbeshët e Kukësit - martesa (2013) "Gjalica - Dodona dardane - ese për një mal të shenjtëruar" (2013) "Bashkëshortët fotografë Safet e Gjylzade Dokle" (2014) "Monografi per Muharrem Bajraktarin" (2014) Në këtë vepër studimore shumëzanore, janë disa prej tyre që dalin në sferën më të epërme si: "Jehona homerike në Kukës" (1999), "Për Gorën dhe goranët" (2002), "Fjalor nashke - shqip" (2007), "Bogomilizmi dhe etnogjeneza e torbeshëve të Gorës së Kukësit" (2009), "Bashkëshortët fotografë Safet e Gjylzade Dokle" (2014), "Monografi per Muharrem Bajraktarin (2014), etj., dëshmi e një pune të madhe hulumtuese dhe shkencore natyrisht. Dhe pa dyshim, brenda kësaj pune sistematike, evidentohet "Fjalor nashke - shqip" (2007), një fjalor me mbi 30 mijë njësi leksikore e frazeologjike, ku autori e inventarizoi shkencërisht këtë të folme duke i bërë një shërbim të çmuar fushës së gjuhësisë.
Zakonisht angazhime të tilla kryhen me ekipe studiuesish,
por N. Dokle, falë pasionit, këmbënguljes dhe përkushtimit të jashtëzakonshëm,
ia doli me krye ta kryente punën deri në fund, edhe pse tashmë, për shkak të ndarjes
së tij nga jeta, mund ta shohim si dëshirë të parealizueshme të tij, punën
përgatitëse për botimin e një pasurie të madhe popullore që kish mbledhur për
mbi 4 dekada si, përralla, legjenda, proza popullore, lirika popullore, jo
vetëm nga treva e Gorës, por edhe treva të tjera të Kukësit. Në fushën e
arsimit Duke qenë më pranë fushës së arsimit, studiuesi N. Dokle, jo vetëm
ndihmoi në plotësimin e shumë muzeve nëpër shkolla të Kukësit (Për një kohë ai
drejtoi edhe punën në Muzeun e Kukësit), realizoi shumë tema njohëse në këtë
fushë, realizoi disa botime që nxënësve t’u shërbenin për njohjen më të plotë
të historisë dhe kulturës së Kukësit. Veçanërisht librat "Kukësi -
vështrim enciklopedik", "Të njohim vendlindjen", etj., u kanë shërbyer
dhe u shërbejnë nxënësve si manual informues, njohës.
Studiuesi N. Dokle këmbëngulte vazhdimisht se një trevë e caktuar mund të njihet më së miri, kur nxënësit kanë informacione të plotë për historinë, kulturën e njohuri të tjera për qytetin dhe të gjitha fshatrave. Marrëdhëniet me kolegët Studiuesi N. Dokle gëzohej dhe lumturohej sinqerisht për punën e kolegut, pikërisht në këtë botë të mbrapshtë kur zilia intelektuale shpalohet çdo ditë e ma tepër. I qetë, herë-herë shpërthyes, por mbi të gjitha qe shumë i njerëzishëm e dashamirës; dinte të respektonte çdokënd për punën krijuese, e shihte punën e kolegut me dashuri, duke thënë fjalë miradije aty ku e shihte të nevojshme. Këmbëngulës në punën e vet, por edhe nxitës i krijuesve të rinj. Puna e papërfunduar Studiuesi Nazif Dokle kishte shumë punë shkencore nëpër duar, duke menduar se do i kryente të gjitha, të gjitha. Punoi sa mundi, edhe duke pasë vështirësi, por iku nga kjo botë në vlugun e punës, megjithatë duke lënë pas veprën e vet serioze dhe me ndikim. Prandaj, një shoqëri e emancipueshme dhe e vëmendshme duhet të ketë detyrime qytetarie ndaj kontributit të njerëzve të tillë
