Konflikti tre javor Italo-Jugosllav, 6 -29 prill 1941 (Serbia e katërtë) dhe kontributi i patriotëve të Gorës në vendosjen e administratës shqiptare në rrethin e Dragashit

Lexuar 2040 here




nga Elmaz DOKLE
Më 6 prill 1939, qindra malsorë kuksianë, të mbledhur pranë qendrës së Prefekturës, nënprefekturave dhe komunave kërkuan armë për përballuar agresionin fashist ndaj Shqipërisë, por kërkesa e tyre ra në vesh të shurdhër. Forcat alpine të pushtuesit italian arritën në teritorin e Prefekturës së Kukësit nga drejtimi Surroit e, për pasojë, qyteti i Kukësit pushtohet i fundit nga Italia fashiste, më 14 Prill 1939. Repartet e ushtrisë pushtuese italiane fillimisht ngritën kampingun me çadra në rrafshën e “Shtarzës”, më pas ngritën kazerma te Gurra e Myç-Mamëzit. Komanda e ushtrisë italiane, që kishte si plan imediat pushtimin e Kosovës (lirimin e tokave të zaptuara) përqendroi në Kukës forca të shumta ushtarake. Spiro Kosova ish-nënprefekt i Lumës me qendër në Bicaj, pjesëmarrës në këto ngjarje, në librin: “Shqipëria e viteve 1912-1964 në kujtimet e Spiro Kosovës” vëllimi II-të, botuar nga Marenglen Verli, e kujton kështu;

“Gjatë periudhës që unë ndodhesha në Bicaj (Lumë) me detyrën e nënprefektit, në Kukës përballë kufirit jugosllav, ishte përqendruar një ushtri e madhe italiane, sepse Lufta e Dytë Botërore ishte në vazhdim dhe dyshohej për ndonjë mësymje nga ana e ushtrisë jugosllave kundër kufijve të Shqipërisë, siç ngjau me të vërtet.” Iliaz Shahin Bajrami (1918-2014) nga fshati Borje tregon; "Në muajin prill të vitit 1941, një skuadër ushtarësh  italian që ndodheshin prej dy vitesh në postën e Borjes, pa prit e pa kujtuar u larguan nga fshati, u hapën fjalë se së shpejti do të filloi lufta midis Italisë dhe Jugosllavisë.  Kjo situatë krijoi huti e pasiguri në fshat. Për të përballuar këtë situatë pleqësia e fshatit ngriti “Kollgjijet” (njisin e armatosur të vetëmbrojtjes) që të vrojtonin në distancë për lëvizjen e trupave Jugosllave.

 Mbas dy tre ditësh vrojtuesit që ndodheshin në “Gorno brce” lajmëruan: se nga  latësia “Crni Vrh” (1585m) po zbresinin në drejtim të fshatit Borje në formacion luftimi ushtarët e mbretërisë SKS, ishin kaq shumë sa shpatijet “Orniçes” u nxinë. Menjëhere u mblodh pleqësia e fshatit për të shqyrtuar  situatën, shumica e të rijnëve që kishin armë kërkonin që të kapin pozicionet e t`i presin pushtuesit me armë, pleqët e kundërshtuan këtë mendim me arsyetimin se ishte e pa dobishme për të qëndruar përballë një fuqie të tillë, me propozimin e Mulla Jusuf  Mustafës u vendos që të dorëzohej fshati pa luftë. Dhe menjëherë u gjetë një beze e bardhë të cilën e vendosën në një shkop; 10 burra të moshuar të prirë nga hoxha i fshatit dolën në “Gorno bërce”, ngritën “flamurin e bardhë” ushtarët  jugosllav sapo e panë shenjën e dorëzimit u ngritën në këmbë dhe zbritën në fshat.

Rrethuan postën ku kishin qendruar italianët, vendosën një mitroloz të lehtë në drejtim të saj, pasi lanë 5 xhandarmë në fshat u nisën drejtë Topojanit për të vijuar rrugë për në qendrën e nënëprefekturës Bicaj. Prof. asoc. dr. Shefqet Hoxha në shkrimin e tij: NGA VEPRIMTARIA E MUHARREM BAJRAKTARIT KUNDËR PUSHTIMIT FASHIST (1941-1942) shkruan;

"Forcat jugosllave u futën në territorin shqiptar më 6 prill 1941, në disa drejtime.

Drejt Lumës qenë nisur dy kolona: njëra, nëpërmjet Grykës së Morinit, synonte qytetin e Kukësit, ndërsa një tjetër, më e vogël, e nisur nga Dragashi, kaloi Lakun e Topojanit e Grykën e Shkallës dhe zbriti në Bicaj, pa hasur në asnjë qëndresë. Për të penguar sulmin jugosllav në drejtim të qytetit të Kukësit, një batalion italian që kryente detyrën e praparojës, qe vendosur përgjatë bregut të djathtë të lumit të Lumës, por ky, pas një qëndrese të vogël, u detyrua të tërhiqej përtej Drinit, pasi hodhi në erë urat mbi Lumë e mbi Drin".Ndërsa Spiro Kosova  ish nënprefekti i Lumës pjesëmarës në këto ngjarje në kujtimet e tija nënvizon: “Ushtria jugosllave sulmoi nga ana e Prizrenit dhe okupoi qytetin e Kukësit, dhe nënprefekturën e Bicajt. Ushtria italiane duke zbrazur Kukësin, mbasi prishi urën e Drinit, bëri rezistencë përtej Drinit. Gjithëashtu edhe unë së bashku me gjindarmërinë e liruam Bicajn. U hodha përtej Drinit me anë të urës së Ujmishtit. Më vonë Komanda X-të e ushtrisë italiane dërgoi një kompani ushtarësh dhe si prishi urën (e Ujmishtit), qëndroi nga ana e përtejme e Drinit si roje kundër jugosllavëve.Pasi qëndruam 10 ditë përtej urës morëm vesh me anë të radios se ushtria gjermane pasi kishte okupuar Beogradin kryeqytetin e Jugosllavisë, kishte mbritur në Shkup dhe prej këtej marshonte në drejtim të Prizrenit dhe Selanikut.

Pas tre ditësh aty nga ora 10.ºº paradite, ia mbërrinë në Kukës dy tanke gjermane nga Prizreni.

“Ushtria serbe që ndodhej në Kukës e në Bicaj, u arratis në panik nëpër male, një pjesë në drejtim të Dragashit (Gorë) të Jugosllavisë dhe një pjesë, ajo e Bicajt, në drejtim të Gjallicës, Topojanit dhe Shishtavecit (Shqipëri) dhe të dy grupet u bashkuan në Dragash.

Prej Dragashit të gjithë së bashku morën drejtimin për në Tetovë dhe më tutje s`di gjë. Një pjesë e ushtarëve jugosllavë që kishin mbetur në Kukës u dorëzuan. Një tank gjerman i vuri përpara në rresht dhe i shoqëroi për në Prizren. Oficeri gjerman i tanksit të dytë i dha disa shenja gjeneralit Italian për të rregulluar urrën me shpejtësi dhe për të marshuar menjëherë për në Prizren, që të merte në dorzim vendet e liruara prej gjermanëve. Pastaj duke thirrur: “Rroftë Hitleri” e nisi tankun për në Prizren dhe Kukësi mbeti i  shkretë” .

Menjëherë pas kalimit të trupave italiane në teritorin e Kosovës dhe  lirimit të tokave të zaptuara kryetari i bashkisë së Kukësit Tahir Kolgjini mori urdhër për të shkuar në Prizren për të organizuar pushtetin e ri, ndërsa nënprefekti  i Lumës Spiro Kosova mori porosin për të vajtur në Dragash për marrë pushtetin dhe për të vendosur rend e qetësi pas largimit të serbëve.

Për situatën e krijuar në të dy anët e kufirit Shqipëri-Jugosllavi  pas tërheqjes së trupave Jugosllave nga teritori i Gorës. Kryetari i komunës së Gorës, Mulla Osmani, merr në të telefon nënprefektin e Lumës nga varej komuna e Gorës, dhe i raporton:

 “Me gëzim të madh ju njoftoj se retë e zeza u zhdukën. Ushtria jugosllave e theu qafën përtej kufirit, në drejtim të Dragashit (Jugosllavi). Gjatë tërheqjes së ushtrisë armike   nuk janë  bërë dëme me rëndësi në popull, veç i kanë dëmtuar familjet duke u rëmbyer me zor sende ushqimore kudo ku gjenin. Sot në mëngjes m`u paraqit një komision prej anës përtej kufirit, të varur nga nënprefektura e Dragashit dhe me lot në sy kërkoi ndihmën e qeverisë shqiptare për marjen e masave kundër një çete kriminelësh të aratisur nga ana e Shqipërisë. Çeta kryesohet nga njëfarë Baftiar Kollovozi i krahinës së Shishtavecit dhe po plaçkit e po torturon popullin e pa mbrojtur të fshatrave të nënprefekturës së Dragashit. Nderi dhe pasuria e familjeve të kësaj nënprefekture më thotë kryetari në telefon ka mbetur në mëshirën e këtyre hajdutve kriminel, të cilët kontrollojnë edhe sepetet e grave dhe ua marin të gjitha plaçkat e vyera që kanë”. Nënprefekti i Lumës z. Spiro Kosova, mbas këtij informacioni merr “vendimin personal” Për tu nisur në drejtim të Dragashit  me 20 ushtar Italian të komanduar nga një toger i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Gores dhe kryepleqët e fshatrave Novosej dhe Shishtavec, për të vendosur pushtetin e shtetit Shqiptar nën pushtimin Italian, Kalimin e kufirit shtetror e arsyeton:  “Mbasi Baftiar Kollovozi. Kryetari kësaj çete grabitëse dhe keqbërëse është i anës shqiptare, na takon neve të marrim masat e menjëhershme për të shpëtuar familjet e pa mbrojtura, që i kanë burrat nëpër kurbete.” Ai i kërkon kapitenit të fuqisë italiane të vendosur në Bicaj një njisi ushtarake për ta shoqëruar e përdorur sipas vendit dhe nevojës. Rreth kësaj Spiro Kosova kujtimet e tija vijon:

“Kapiteni mbasi “hezitoi në fillim”, mu përgjigj: Mbasi çështja është tepër urgjente dhe duhet të niseni pa pritur urdhrin e superiorit tim, unë kam kompenteca t`ju jap 20 ushtar me dy mitroloz të lehtë e municion të mjaftushëm për çdo ushtar, nën komandën e një togeri, si roje të sigurt për personin tuaj. Togerin do ta kini në dispozizicion dhe për cdo gjë përgjegjësia ju takon juve. Qysh tani (datë 29 prill 1941) nisem për Shishtavec. Gjallë a vdekur, sonte do të mbërij në Topojan dhe nesër para drake do të jem në Shishtavec”.

Pasi u përgatitëm u nisëm për në Topojan atë natë fjetëm aty, të nesërmen u nisëm për në Shishtavec, u ndalëm në Novosej për tu takuar me Islam Hoxhën, të cilin e njihja që më parë gjatë pajtimit të gjaqeve. Ai na priti me përzemëri në konakun e tij. Dhe shprehu miratimin për inisiativën time për t`i shkuar në ndihmë popullësisë së nënprefekturës së Dragashit. Duke u shprehur:  “E mora vesh qëllimin e ardhjes tuaj në Shishtavec Ashkollsun të qoftë z. nënprefekt se tamam është nevojë e madhe për t`i shkue në ndihmë popullit që ka mbetur si peshku pa ujë. Jam gati dhe unë të vij bashkë me juve, se njof vendin dhe shumë persona të asaj ane që mund të na vlejnë për këtë qëllim”.

Unë i përgjigjem: “ Këtë e kam menduar dhe unë, prandaj u ktheva që të takohem me ty”  

Në Shishtavec shkuan s`bashku me Islam Hoxhën dhe ushtarët që i përcillnin aty i ka pritur kryetari i komunës Mulla Osmani, pasi  janë përshëndetur janë futur në zyrën e komunës, Spiro Kosova, Islam Hoxha, Kryetari i komunës dhe oficeri Italian, kanë filluar të bëjnë planin se si të vepronin që t`i shkonin në ndihmë sa më parë popullit të Dragashit kryetari i komunës u ka  sugjeruar që të thirret edhe tregtari Beqir Shishtaveci, i cili ishte një burrë i ndershëm i simpatizuar dhe i besuar prej popullit. Ai njihej nga shumë persona të rëndësishëm në rrethin e Dragashit që i besonin fjalës së tij. Nënprefekti dhe kryetari komunës vendosën këto masa:

a) Lidhjen e shpejtë telefonike Prizren–Dragash dhe Dragash-Shishtavec, dhe më pas edhe të Dragashit me komunat Opojë, Brod dhe Krushevë.

b) Formimin e një kompanie vullnetarësh të armatosur, me qendër në Dragash, në dispozicion të nënprefektit, me qëllim që ky ta për përdorte vendosjen e reegullit dhe qetësisë ku ta lypte nevoja

c) Inkurajim të popullit të qetë kundër keqbërsve, si Baftiar Kollovozi me shokë, të behej një demonstrim me kompanin e armatosur vullnetare  në  ato fshatra që dyshohej se bashkëpunonin me keqbërsit.

d) Krijimin e këshillit administrative provizor të nënprefekturës së Dragashit me persona që gëzojnë besimin e popullit.  

Spiro Naqe (Kosova)       

Beshir Idriz Haxhija   

Islam Hajredin Basha  

Adedin Bajmak (Qehaja)

Më tej nënprefekti Spiro Kosova vijon: 

Beqir Idrizi dhe Islam Hoxha nga Novoseja propozuan për komision ekzekutiv  të rrethit të Dragashit këta persona:

Për komunën e Drgashit Eshtref Pllajniku, për komunën e Opojës Din Plavën, për komunën e Brodit Abedin Qahajën dhe për komunën e Krushevës Eshref Sherifin. Personat e lartëpërmendur unë nuk i njihja, por Islam Hoxha dhe Beqir Idrizi më dhanë fjalën se garantonin ata dhe ishin përgjegjës për cdo të keqe unë i pranova dhe i rregjistrova në planin e punës.Pas kësaj bëmë lajmërimin për mbledhjen e popullit. Me  datën 1 maj 1941, së bashku me oficerin Italian, Islam Hoxhën, Beqir Idrizin dhe kryetarin e Komunës së Shishtavecit u nisëm drejtë vendit ku do të mbahej mbledhja e popullit, ku ishin mbledhur rreth 500 veta. “Kur mbritëm në vendin e mbledhjes së  popullit, u pritëm me bukë e kripë. Duke salutuar popullin në mënyrë gazmore e vëllazërore hym brenda në nënprefekturë dhe dolëm ballkon para popullit të mbledhur. Populli përplaste duarët nga gëzimi duke thirrur “Rroftë Shqipëria, rroftë qeveria shqiptare”. Neve nga ballkoni salutonim me duar e duke ulur dhe ngritur kokën. Pastaj fillova të mbaja fjalimin të cilin e mbajta në gjuhën serbe që ta kuptojnë të gjithë. Ju them: Se dita e sotme është një ditë që gëzon zemrat tuaja dhe të krejt popullit shqiptar. Është dita e çlirimit të viseve shqiptare të shkëputura me pëdhunë 28 vjet më parë nga gjiri i Shqipërisë nga ana e Fuqive të  Mëdha, për  t`u  plotësuar dëshirën lakmiqarëve fqinjë për tokat pjellore që i takonin Shqipërisë, si është për shembëll  për Kosovën dhe Metohinë, me vende fushore e me një popullësi më se një milion frymë me kombësi shqiptare, siç dihet e vërtetohet nga ngjarjet historike të kohëve të kaluara. Është një ditë historike për rrethin e Dragashit, të shpalos flamurin e Shqipërisë, që e morëm nga komuna e Shishatvecit, sepse ky flamur i shenjët, po ngrihet sot mbi drurin  e atij flamuri të huaj që dy ditë më parë u zhduk përgjithmonë nga ky rreth. Nën hijen e këtij flamuri me shkambonjën dy krenore, në saje të ushtarëve italo – gjermanë do të rikthehen e do të jenë të pandara nga Shqipëria të gjithë ato vende shqiptare, që u grabitën padrejtësisht më 1913, me rastin e caktimit të kufijve nga ana e Fuqive të Mëdha Evropiane”.

Gjatë ngritjes së flamurit në shtizë, populli i mbledhur ra në gjunjë në shenjë nderimi dhe bindjeje. Sytë njerëzit i mbanin të drejtuara nga flamuri dhe thërrisnin me zë të lartë, Rroftë flamuri i Shqipërisë”.  U ngarkuan krypleqët e fshatrave për të nxjerr nga çdo  fshat vullnetar të armatosur me armët personale me qëllim që të krijohet një kompani me 130 vetë. kjo fuqi vullnetarësh do të jetë në dispozicion të nënprefektit të përkohëshëm dhe do të përdoret si organ i policisë në çdo rast dhe në çdo vend që e lyp nevoja. “Të gjithë vullnetarët, mbasi janë pa uniform, në krahun e majtë do të jenë të pajisur me shenjën “kuq e zi” prej pëlhure, të qepura bashkë të dy ngjyrat me nga 5-6 santim gjërsi seicila ngjyrë. Kjo shenjë është flamuri ynë. Të gjithë duhet t`i binden dhe ta respektojnë policinë vullnetare që mban këtë shenjë”.U formua këshilli administrativ i rrethit të Dragashit, i cili do të jetë nën kryesinë e nënprefektit dhe mbulon detyrat e tij, kur ky mungon. Është i plotëfuqishëm të urdhërojë, të vendos e të marrë masa në të gjtha drejtimet administrative. Ky këshill përbëhet prej zotërinjve:

Eshtref Pllajniku, si përfaqësues fuqiplotë i kumunës së qendrës Drgash;

Din Plavës, të komunës së Opojës;

Abedin Qahajai, të komunës së Brodit,

Eshref Sherifit, të  komunës së Krushevës.

Këta zotërinj janë një trup i përbashkët me të drejta të barabarta dhe s`merret parasysh se kush është pasanik, kush i shtresës së mesme dhe kush është i shtresës së ulët. Në këtë drejtim s`ka të gjithë janë njëlloj si njeri si tjetri, në të gjithë veprimet zyrtare që këta do të kryejnë. Përbërja e këshillit hidhet në votim  në mbledhjen e parisë së gjithë fshatrave…..Në qoftë se formimi i këtij këshilli aprovohet në këtë mbledhje me personat që unë ju tregova, atëherë pëlqimi të jetë me ngritjen e dorës përpjet dhe mos pëlqimi pa ngritjen e dorës. Në këtë mënyrë meret vesh se nga anon shumica dhe le të zgjedh vetë populli trupin këshilltar.

 Propozimet që bëra u pëlqyen prej të gjithëve në mbledhje dhe s`mbeti asnjë person pa ngritur dorën. Pasi u votuan personat e lartëpërmendur u thirën në ballkon dhe ju preznantuan popullit .

Me datën 2 Maj 1941 u ngrit Flamuri i Shqiprisë në Dragash. 

Nënprefekti dhe këshilli ekzekutiv angazhohen për vendosjen e rregullit dhe qetësisë në nënprefekturën e Dragashit.

Fshati Plavë dhe fshati Rapçë, prej vitesh kishin një konflikt të ashpër  për  teritorin, kjo për faktin se në kohën e Turqisë fshati Plavë që kishte përkrahjen e autoriteteve turke i kishte marrë fshatit Rapçë një sipërfaqe të konsiderueshme të teritorit, që njihej si pronë e fshatit Rapçë. Pas rënjes së Perandorisë Osmane në vitin 1913, banorët e Rapçës me ndihmen e autoriteteve serbe e rimarin teritorin e pushtuar nga banorët e Plavës dhe deri me rënjen e Jugosllavisë (1941) për 28 vite e shfrytëzojnë si të tyren, pas rënjes së Jugosllavisë, Plava  kërkon me forcë që ta rimarë atë pjesë që e kishte shfrytëzuar deri në vitin 1912, por që nuk e kishte të trashguar, të blerë apo të falur.

Ky problem ishte maisur deri në atë masë sa banorët e të dy fshatrave ishin pozicionuar me armë kundër njeri tjetrit. Për këtë arsye nënprefekti Spiro Kosova me këshillin administrativ, në të cilin bënin pjesë të zgjedhurit nga populli: Eshtref Pllajniku, i Drgashit; Din Plava, i Opojës, Abedin Qahajai, i Brodit, Eshref Sherifi, i Krushevës dhe pjestarët e policisë vullnetare, shkoi në vëndin e ngjarjes, për ta verifikuar problemin dhe për ta zgjidhur sipas ligjit. Palët e konfrontuara i vendosi ballë përballë njera tjetrës në distancë, vetë me Këshillin dhe krypleqët e dy fshatrave u ulë në mes, dhe filluan bisedimet, secila palë paraqiti pretendimet e veta lidhur me kufirin ndërmjet dy fshatrave. Në fund u vendos që antarët e këshillit ekzekutiv të betoheshin sipas zakonit të ndarjes së kufijve me “gurë në qafë”.  Se do të thonin të vërtetetën dhe vetëm të vërtetën. Din Plava si përfaqësues i Opojës ku bënte pjesë fshati i tijë ishte i pari që e mori një gurë nga toka duke e mbajtur në qafë është betuar se nuk do të mbajë anësi për zgjidhjen e drejtë të kësaj ngatrese, pas tij është betuar Abedin Qahaja, Eshref Pllajniku dhe në fund kur i vjen radha për tu betuar Eshref Sherifit të Krushevës, ai para se të betohet kërkon leje që të flas. Dëgjoni burra unë jam me riu ndërmjet këshilltarve por po betohem se Plava e ka marë teritorin me të pa drejtë në kohën e Turkies, ky teritor i takon Rapçës, dhe ju drejtua pjemarësve duke u thënë;

"Është kështu si themë unë apo jo”, të gjithë thanë ashtu është. Pastaj  e mori gurin nga toka e vuri në qafë dhe duke shqiptuar fjalën: “Për sa thashë po betohem me gurë në qafë”. Nënprefekti që e mori fjalën pas kësaj tha: Se nuk është faji as i Plavës as i Rapçës, faji është i atyre që ikën, por ne nuk do të largohemi që këtej pa i dhënë karar këtij problemi me të drejtën e ligjit pjesa e teritorit të pretenduar i takon fshatit Rapçë, sepse ata e shfrytëzojnë prej 28 vitesh dhe Plavjanët u kanë marë me forcë në kohën e Turkies, por që ju të mbeteni komshinjë të mirë dhe ngatresa të mos përsëritet unë mendoj që gjërsinë midis kufirit të pretenduar nga Rapça dhe kufirit të pretenduar nga Plava ta ndajmë përgjysëm, dhe ju të mbeteni përjetësishtë si vllezër. Kush është dakord të ngrej dorën lartë, të gjithë një zëri bërtiten me dorën lartë jemi dakord me propozimin e nënprefektit. Për ta konkretizuar vijën e re kufitare midis dy fshatrave bënë matje me konop dhe çdo 200 – 300 metra hapën gropa dhe vendosën gurë në formën e piramidave. Kështu u zgjidh paqësishtë një ngatresë që mund të shkonte në vrasje mes vëllezërve.      

Disa hajdut nga fshatrat Bele dhe Lojme kanë rrëmbyer një tufë me dele në fshatin Krushevë, këshilltari i Krushevës Eshtref Sherifi, i mbështetur pa rezerva nga nënprefekti, sapo mer lajmin organizon policinë vullnetare për t`i kapur haramijet pa kaluar kufirin shtetror të Shqipërisë; me përkushtimin, zgjuarësin dhe trimërinë që e karakterizonte merr drejtimin e policisë vullnetare dhe arinë që ti rrethoj keqëbërësit diku midis Vranishtit dhe Orçushës, e ngushton aqë keq rrethimin sa i detyron hajdutët ta lejnë kopen dhe të ikin me bishtë nën shalë nga kanë ardhur. 

Mbas njëzet ditëve të shërbimit vullnetarishtë në nënprefekturën e  Dragashit, Spiro Kosova, i`a dorëzoi detyrën një djaloshi nga Prizreni, që u emërua aty nga ana e Prefekturës së Prizrenit, dhe u kthye në Bicaj në detyrën që kishte patur.

Ky patriot nga Permeti i largët edhe pse ndejti vetëm 20 në detyrën si nënprefekt provizor la përshtypje shumë të mira tek popullsia e rrethit të Dragashit të cilët kërkuan me ngulm që: Ai të emërohej definitivisht në këtë postë, kjo kërkesë do të plotësohej mbas 1 viti kur me vendim të posaçëm ai do të emërohej nënprefekt i Dragashit, ku solli edhe familjen e tij. Tani më kishte ndryshuar situata, bandat keqëbërse ishin eliminuar dhe ishin krijuar kushte optimale për jetesë, rrugën Tiranë-Prizren e më tej deri në Dragash mund ta bëje me automobil.

Në  Prizren nga varrej nënprefektuara e Dragashit prefekt ishte Asllan Boletini (i biri i Isa Boletinit), kryesekretar i prefekturës Niko Lafe, i cili më parë kishte punuar si kryesekretar i Prefekturës së Kosovës me qendër në Kukës dhe e njihte personalisht Spiro Kosovën. Kryetar i komunës që qëndrës Dragash ishte Muhamet Frashëri, sekretar i nënprefekturës  Daut Vasija. Të gjithë këta të porositur nga Prefekti morën masa për për t`ja lehtësuar fillimin e punës nënprefektit të sapo emëruar dhe akomodimin e familjes së tij. Për shërbimet e nënprefektit Spiro Kosova në Dragash po shënojmë vetëm tre raste:

Hapja e pazarit në Dragash, që kur mbahet mend zona e Gorës dhe fshatrat reth saj pazarin javor e bënin në Brod, që ishtë fshati më i madh dhe ndodhej në ekstremin jug-lindor të nahijes së Gorës dhe akoma nuk ishte lidhur me rrugëautomobilistike.

Pazari zhvillohej nëpër rrugët e fshatit sepse aty nuk kishte një shesh të përshtatëshëm.

Ndërsa Dragashi edhe pse ishte qendër e nënprefekturës, qëndër gjeografike e Gorës natyrale i lidhur me rrugë auto me Prizrenin nuk kishte Pazar javor. Nënprefekti Spiro Kosova sapo mori detyrën mori vendimin për transferimin e Pazarit javor nga Brodi në Dragash, caktoi sheshin e pazarit dhe ditën e hanë e shpalli ditë pazari për nënprefekturën e Dragashit, kjo masë u kundërshtua nga tregtarët e Brodit dhe disa fshatra rreth tijë, për disa kohë pazari i Dragashit u bojkotua. Duke qenë se zbatimi i ktëij vendimi nuk mund të bëhej me forcë, përmetari i mençur shfrytëzoi asetin e mono-polit të kripës. Në atë kohë kripa shpërndahej (Shitej me listë) në bazë të numërit të frymëve dhe krerëve të bagëtive.

Për t`i detyruar fshatarët, që me pa tjetër të vijnë ditën e hënë në qëndër të nënprefekturës; u urdhëruan tregtarët e kripës që shitja e kripës të bëhëj një herë në javë vetën ditën e hënë, fshatarët duke ardhur pas kripës filluan të frekuentojnë edhe pazarin e Dragashit, i cili për pak kohë u afirmua si një nga pazaret më të mira të Kosovës, në vecanti, për bakëtit e imta dhe prodhimet blektorale, pazari i Brodit nuk u suprimua, ai u la që zhvillohet ditën e martë, kjo lehtësoi punën e tregtarëve që vinin nga larg mbasi me një rrugë kryenin dy pazare. Krijimi i pazarit të Dragashit mban firmën e z. Spiro Kosova.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore në zonën e Gorës lëviznin çetat partizane, nacionaliste, bashibuzuke, hajdute  të  Kosovës, Maqedonisë dhe të Shqipërisë, aty e kanë pas strehën aradhat që partizane që komandoheshin nga Fadil Hoxha, çeta bashibuzuke e Nijazi Xhambazit, çeta nacionaliste e Muharrem Bajraktarit dhe e Xhem Gostivarit, etj.

Në këtë kohë, barinjët e staneve të Opojës në bjeshkën e tyre kishin rrethuar 19 partizanë që vepronin në afërsi të stanëve të tyre, rrethimi ishte pa shpresë shpëtimi për 19 djemë të rinjë. Nënprefekti  Spiro Kosova sapo mori lajmin për këtë ngjarje urdhëroi kryetarin e komunës së Opojës që të shkojë në vënd ngjarje dhe t`i porosisë  barinjët që mos të ndërmarin asnjë veprim pa ardhë policia nga Dragashi, Policët në zbatim të urdhërit, shkuan në vend i çarmatosën partizanët, armët ua shpërndanë barinjëve, partizanët i sollën në nënprefekturë. Oficeri Italian që komandonte trupat e vendosura në Dragash kërkoi që partizanët t`i dorëzoheshin atij, nënprefekti nuk pronoi që t`i dorëzojë, por i shoqëroi me policë për në Prizren, për të qenë i sigurt për jetën e këtyre partizanëve; Spiro Kosova u nis vetë me makinë për ti shoqëruar deri në Prizren dhe për t`i dorëzuar policisë që komandohej nga Prefekti.Mos dorëzimi i këtyre partizanëve në dorë të italianëve u bë shkaku që Spiro Kosova të shkarkohej nga detyra e Nënprefektit të Dragashit. Në këtë kohë banorët e Dragashit u paisën me dukumente shqiptare, në disa fshatra u hapën shkolla shqipe ku kanë punuar edhe disa mësues nga Gora e shqipërisë  si: Abdulla Hoxha, i Orgjostit, Mexhit Krasniqi, i Zapodit, Safet Hoxha, i Pakishës të tre djemë hoxhallarësh etj. Në një kohë të shkurtër në të gjithë Kosovën u vendos administrata shqiptare, me drejtues nga shqiptarët e Kosovës, por edhe me nëpunës të ardhur nga Shqipëria, ku bënin pjesë edhe  shumë kuksianë.Në periudhën 1941-1948 udhëheqja e partisë Komuniste Shqiptare dhe e shtetit Shqipëtar ishte nënë ndikimin e udhëheqjes së Partisë Komuniste Jugosllave. Kjo ishte kaq e dukëshme sa në sloganet politike Titoja vendosej para Enverit dhe Stalinit. Kështu vazhdoi deri në vitin 1948 kur u prishën këto marrëdhënie dhe Shqipëria u lidh direkt me Moskën.


.