Patatja; Origjina, karakteristikat dhe vlerat

Lexuar 4010 here




nga KALLABAK.COM
Origina e patates daton qysh para 8000 vjetëve, në majat e maleve të Andeve në Peru, në Amerikën Jugore në kufirin e Perusë me Bolivinë.

Hulumtimet tregojnë që komuniete të gjahtarëve dhe mbledhësve, të cilët për herë të parë kishin arritur në Amerikën Jugore 7000 vjet më parë, filluan ta zbutin pataten e egër në patate shëpiake e cila rritej me bollëk rreth liqeneve.

Mendohet që patatet kanë arritën në Europë nga duart e hulumtuesve spanjoll që ktheheshin nga ekzpeditat në Amerikë në vitin 1570.

Fillimisht është përdorur si perime shtesë nga të gjitha grupet sociale.

Me kohë, në shtresat më të varfëra të shoqërisë, gradualisht së bashku me qumështin është shndërruar në pjatë kryesore, dhe kompnonentë bazë e dietes së perditëshme ushqimore, duke zëvendësuar ushqime të tjera.

Pataja besohet të jetë shpërndarë nëpër botë nga peshkatarët Europian.

Është pranuar shumë ngadalë nga farmerët në Europë, mirëpo me kohë është bërë një artikull i rëndësishëm ushqimor që luajti një rol të rëndësishëm gjatë boom-it të natalitetit në shekullin e XIX në Evropë.

Në Shqipëri, patatja ka filluar të kultivohet mbas vitit 1850. Fermerët e Shishtavecit dhe ato të Novosejt, vijojnë të qëndrojnë në toplistën e kultivarëve kryesorë, të patates në Shqipri.

Sot, patatja është një ndër artikujt kryesorë të c'do kuzhinë botërore, e përdoret si ushqim në shumë forma.

Vlerat ushqyese;

Zhardhoku i patates përmban sasi të mëdha karbohidratesh, kryesisht në formë amidoni, si dhe kripra minerale, vitaminë C, etj.

Industria ushqimore nxjerr nga patatja niseshte, alkol, dekstrinë, glukozë, etj.

Karakteristika e bimës;

Kërcelli i patates është i degëzuar dhe i lartë 0,5-1 metër, me gjethe të përbëra 3-5 palë, gjethëza tekpendore, vezake, të lëmuara ose të rrudhosura, me lule të bardha, trëndafili, vjollcë në trajtë sferike. Bën fryt rrushk të gjelbër, deri në të purput me fara të vogla si veshkë e shtypur.

Zhardhoku ka ngjyrë kafe në të verdhë, ka tul të bardhë, të verdhë, etj, si dhe forma të ndryshme sipas kultivarit.


.