Novosej, një qasje ndryshe
nga Xhevahir LIKA
Tema që po trajtoj nuk është se jam ndonjë specialist i
kësaj fushe, por ajo që më bëri të shkruaj për këtë është pikërisht pranvera e
vitit 2012, ku kishim nderin që mysafirët tanë të ishin DR. Andrea Pieroni dhe
Dr. Cassandra L. Quave, iniciativa e tyre ishte eksplorimi i bimëve që
rriten në zonën tonë, dhe gastronomia, ushqimet tona.
DR. Andrea Pieroni ( Universiteti i Shkencave gastronomike, Pollenzo, Itali), gjithashtu edhe pronar i këtij universiteti, kontributi i tij për gastronominë dhe ruajtjen e traditës së ushqimit ka qenë i madh, ku ka eksploruar dhe ka bërë të njohur me shkrimet e tij, gastronaminë e shumë vendeve të ndryshme në botë, pa lënë menjëanë edhe bimët dhe dobitë e tyre.
Dr. Cassandra L. Quave (Departamenti i dermatologji, Emory University School of Medicine, Atalanta, SHBA), kontributi i saj është me të vërtetë mahnitës për klasifikim e bimëve që u ka bërë në zonën tonë dhe mbarë Ballkanin.
Nga puna e tyre e palodhshme, dhe kërkimi për bimët, dhe dobitë e tyre, gjatë një periudhe dy apo tre vjeçare, eksploruan Shqipërinë verilindore, në Kosovë bimët që rriten në Malet e Sharrit, duke përfshirë një pjesë të Maqedonisë, deri në Malin e Korabit. Mirëpo nuk ndaluan me kaq, puna e tyre vazhdoi që nga Shkodra deri në Serbi.
Në vitin 2014 mundi i kësaj pune u bë publik për të gjithë njerëzit anembanë botës, ku DR. Andrea Pieroni dhe Dr. Cassandra L. Quave botuan librin e tyre mbi bimësinë në Ballkan.
Libri titullohet ETHNOBOTANY AND BIOCULTURAL DIVERSITIES IN THE BALLKANS Perspectives on Sustainable Rural Development and Reconciliation (Diversitetet biokulturore dhe etnobotanike në ballkan). Të gjithë të interesuarit këtë libër mund ta gjejnë në Europë dhe Amerikë, ose në internet.
Ky vëllim trajton studimet e fundit të etnobotanikës në Ballkan. Libri fokusohet në elaborimin dhe rëndësinë e studimeve të tilla, dhe iniciativat e ardhshme në këtë rajon, si në aspektin kulturor, historik, gjuhësor, etnografik, biologjik, gastronomik dhe mjekësor. Ky është libri i parë në Ballkan për etnobotanikë, dhe është një burim i vlefshëm për këtë fushë.
Gjatë kësaj periudhe u botuan disa artikuj për zonën tonë, në revista dhe gazeta të etnobotanikës dhe natyrës. Dr. Cassandra L. Quave udhëhoqi një studim etnobotanik të përqëndruar në një cep të largët të Ballkanit që u botua në revistën Nature Bimët. Bashkë-autor i saj është Andrea Pieroni nga Universiteti i Shkencave gastronomike në Pollenzo, Itali.
"Etnobotanika është studimi i ndërveprimeve mes
njerëzve dhe bimëve", thotë Quave ", por ajo gjithashtu e përshkroi
si" shkenca e mbijetesës.
Studimi u zhvilluan në Shqipërinë verilindore pranë kufirit me Kosovën, dmth në fshatrat e kësaj krahine si, Shishtaveci, Novosej, Borja, Shtrezja dhe Kollovozi. Ku profesorët nuk lanë pa përmendur edhe gjendjen e dobët ekonomike, ku thonë se në këtë vend ekzistonin dy komunitete: ai shqiptar, dhe ai goran, besimi i tyre i përkiste fesë islame. Shtigje shkëmbore, rrugë të paasfaltuara, dhe në stinën e dimrit borë e madhe.
Një tjetër shembull i një tradite të përdorur kryesisht nga goranët përfshin përdorimin e bimëve Nepeta cataria, e njohur zakonisht si catnip, për të trajtuar trembje. "Nëse një fëmijë ka një makth", thotë Quave, "ata mund të krijoj një filxhan çaj catnip për të zbutur atë."
Intervistuan mbi 100 persona dhe numri i bimëve që studiuan arriti në 104.
Të kënaqur nga mikëpritja e vendasve dhe traditat e tyre të trashëguara brez pas brezi, mbetën optimist që të na vizitojne përsëri.
