Specialistët e rrugës hedhin poshtë spekullimet
Lexuar 1088 here
nga KALLABAK.COM
Inxhinierët dhe specialistët që drejtojnë dhe monitorojnë
punimet në rrugën Kukës-Shishtavec, sqaruan për kallabak.com se: "Gjatë
këtyre ditëve janë të përqëndruar në hedhjen e shtresës së parë të asfaltit, në
segmentin Ura e Topojanit-Shishtavec"
Ata sqarojnë se gjerësia e shtresës me asfalt është 475 cm,
pa llogaritur dy anët secila 50 cm të mbushura me beton.
Në cdo 100 metër rruga ka një xhep, ku gjerësia e saj arrin deri në 650 cm.
Sipas kësaj përllogaritje gjerësia e rrugës arrin në 575 cm.
Punimet mur guri e mur betoni janë kryer përgjatë gjithë aksit dhe shkojnë deri në disa kilometra.
Shtresa e parë e asfaltit do të jetë 5 cm e trashë, ndërsa shtresa e dytë 3-5 cm, në përgjithësi llogaritet që shtresa e asfaltit të jetë me 10 cm trashësi.
Në anën e poshtme të rrugës për gjatë gjithë aksit do të vendosen guardjela (shiritat mbrojtës) me llamarinë të forcuar.
