Hithra, përfitimet nga përdorimi i saj

Lexuar 1327 here




nga KALLABAK.COM
Në mjekësinë popullore, ajo është cilësuar mbretëresha e bimëve, ndërsa në mjekësinë moderne, këshillohet si një nga bimët më të pasura me vitamina A, C dhe K.

 Efektet e përdorimit të saj janë të menjëhershme. Reumatizma, sëmundja e moshës së tretë, kurohet më së miri me hithra.

Gjithashtu hithra përdoret për çaj.

Për të përgatitur çajin nevojitet një lugë nga bima e tharë dhe e grimcuar. Kjo masë hidhet në një gotë me ujë të nxehtë dhe lihet në qetësi për 15 minuta. Më pas kullohet dhe pihet 3 herë në ditë nga një gotë. Dhimbjet reumatizmale mund të kurohen edhe duke vënë bimën e freskët në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën. Vendi i dhimbjes rrihet me bimën e freskët derisa te dallohet një si pullë gjaku. Raste të tjera që rekomandohen nga mjekësia moderne për kurimin me hithër.

 Efektet stimuluese të hithrës ndihmojnë për prodhimin e qumështit dhe rritjen e energjisë pas lindjes.

Larja e kokës me ujin e hithrës këshillohet për ata që kanë probleme me rritjen e ngadaltë të flokëve.

Hithra është forcues natyror i testosteronit, i cili ndihmon ne rritjen e vitalitet tek meshkujt.

Një efekt të menjëhershëm jep kjo bimë edhe në rastet e diaresë. Përdorimi i çajit të hithrës bën që diareja të kalojë shpejt dhe lehtë.

 

Hithra në zonën tonë, dhe roli i saj

Zona jonë njihet për shumëllojshmëri të bimëve, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm në  jetën e njeriut. Në mesin e këtyre bimëve është edhe hithra, e cila ka një rëndësi të veçantë.

Për çfarë përdoret hithra në zonën tonë?

  Që nga kohët e hershme e deri në ditët e sotme , kjo traditë vazhdon akoma të ndiqet.

Hithra është përdorur dhe përdoret akoma për gatimin e disa llojeve të ushqimeve.

1.      Byrek me hithra, ose siç njihet tek ne ( petë me hithi)

2.      Kimveze, ose siç njehet tek ne (çorbë me hithi)

3.      Hithra të përziera me qumsht dhe vezë

Edhe në aspektin medicional hithra ka luajtur një rol të rëndësishëm. Ku rrënjët e hithrës janë përdorur për zgjatjen e flokëve.

Rrënjët e hithrës janë shitur dhe vazhdojnë të shiten për bimë medicionale.


.