Fatri Bala ish-ushtaraku i devotshëm dhe burrë fisnik
Lexuar 4050 here
nga Azem PARLLAKU"Profesioni i ushtarakut është i vështirë, por njëkohësisht është shumë i rëndësishëm dhe patriotik, e jo rrallë kërkon sakrifica madje edhe sublime, për të bërë më të sigurtë jetën dhe të ardhmen e bashkëqytetarëve. Ka vetëm një mënyrë për të qenë të suksesshëm në përmbushjen e këtij funksioni dhe ajo është marrja e përgjegjësive, po kështu dhe ka vetëm një mënyrë për të qenë të respektuar, pasja dhe ruajtja e një integriteti të lartë moral, i cili është flamuri i betejës për një ushtarak"
Këto fjalë, i fiksova përgjatë një bisede të thëna nga, koloneli në pension Fatri Bala, i cili i takon plejadës së atyre oficerëve, të cilët qëndronin me muaj në gatishmëri, e atyre ushtarakëve drejtues, që në karrierën e tyre kanë zgjidhur probleme tepër të ndërlikuara.
Skënderbegasi i viteve 1960-ta, i ardhur nga Shishtaveci, përgjatë gjithë aktivitetit të tij si ushtarak, ka dëshmuar cilësi të rralla, e jo pa qëllim ai është propozuar dhe si kandidat për detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.
Pjesën më të bukur dhe të gjatë të jetës, e kaluam në Ushtri, tregon Koloneli i pensionuar. Ai ka kryer detyra mjaft të rëndësishme përgjatë karrierës si ushtarak, ndaj dhe njohuritë dhe mendimet e tij, për këtë profesion janë të thelluara.
Dikur sportist me zë, titullar i ekipit të volejbollit të Partizanit, e disa herë kampion, Fatri Bala edhe pse, i ka kaluar shtatëdhjetë vjetët, ende është aktiv dhe frekuenton evenimentet nga më të rëndësishmet të Forcave të Armatosura dhe ato të sportit.
Ai gëzon respektin e ish-kolegëve dhe të të gjithë atyre, që e kanë njohur, ndaj dhe në cdo moment, gjendet i shoqëruar dhe në biseda interesante.
Një burrë që i kanë hije thinjat, Fatri Bala është një ish-oficer me vyrtyte të larta, një përzierje efikase e solide e vlerave tradicionale të ushtarakut shqiptar, me njeriun e arsimuar dhe të kulturuar. Ai është elokuent, e një njeri që rrezaton mirëbesim dhe dashuri. Ndërkohë ka meritën se arriti të injektojë dhe në jetën shoqërore respektin për figurën e ushtarakut, ndaj dhe gëzon popullaritet të vecantë në Shishtavecin, Kukësin e tij dhe më gjerë.
Së bashku me gjeneral Rrahman Parllakun, me të cilin shoqërohet shpesh, prezantojnë më së miri cilësitë dhe vyrtytet e malësorit novosejas e atij shishtavecas. Nëse dikush qëllon dhe të pyet; se nga je, kur i tregon për fshatrat, menjëherë të cojnë nëpërmendje Rrahmanin e Fatriun.
Mijëra janë ish-ushtarakët, e të tjerë aktiv, nga të gjitha qytetet e Shqipërisë të cilët kanë punuar me Fatriun, dhe e respektojnë si njeriun human dhe të ndershëm.
Sigurisht, nëse i referohemi kohës kur Koloneli drejtonte njësinë ushtarake të Kukësit, nuk ishte dhe aq e lehtë, për të ruajtur të pastër figurën e ushtarakut. Mirëpo Fatriu e fitoi këtë betejë falë punës së ndershme, e si pinjoll i një familje të zëshme e patriotësh.
Njësia ushtarake që ai drejtoi, ishte ndër më të mëdhatë për kohën e saj, me një mision të vështirë, me reparte të dislokuara në vijën e kufirit e zona ekstremisht të thella, me oficerë, nënoficerë dhe ushtarë që vinin nga larg, e me mot të vështirë.
Shpërndarja e tillë e personelit, armëve dhe shërbimeve, ka kërkuar domosdoshmërisht punë të kujdesshme për të mbajtur pandërprerë situatën nën kontroll, e për të qasur një plan të saktë të misionit dhe përgjegjësive deri tek ato individuale për cdo post.
Si njeri i hapur Koloneli kujton se; "Bashkëpunimin me strukturat e qeverisjes vendore dhe komunitetin e kam vlerësuar, jo thjeshtë se e kërkonte detyra, por e kisha bindjen, se vetëm nëpërmjet këtij bashkëpunimi të drejtë drejtuesi i lartë ushtarak e ndërton profilin e tij të respektueshëm. Përgjatë asaj periudhe kam shfrytëzuar cdo takim jashtë garnizoneve ushtarake, me qëllimin e mirë për t'i ardhur në ndihmë bashkëpunimit reciprok, e për të mbajtur të shëndetëshme klimën e mirëbesimit. Nëpërmjet mesazheve publike, kam bërë transparente cdo zhvillim dhe cdo problematikë".
Kaq mjafton për të kujtuar çfarë serioziteti duhej për të mbajtur vëmendjen jo vetëm tek "Planizimi Luftarak" i njësisë ushtarake, por dhe tek komuniteti i zonës i cili vuante dimërat e gjatë, rrugët e vështira, pse jo dhe mungesën e bukës.
1997-ta dhe fjala e mbajtur e gjeneralit Kudusi Lama
Në vitin 1995 në emër të reformës në Ushtri, u nxorën në lirim të gjithë ushtarakët oficerë dhe nënoficerë të komunitetit goran të Kukësit, kësisoj dhjetra familje nga ky komunitet e vuajtën këtë padrejtësi.
Në vitin 1997 gjenerali Kudusi Lama, u vendos në krye të Divizionit të Kukësit. Në kujtimet e tij, Lama ka shkruar se; "Në ato ditë të vështira më duhej ndihma e njerëzve të vecantë, njëri prej tyre ishte Fatri Bala, ish-ushtaraku me reputacion të madh në Kukës.
Duke e njohur personalisht Fatriun, cilësitë dhe potencën e tij, e ftova për një kafe në njërin nga lokalet më të frekuentuara në qendër të qytetit të Kukësit. I fola Fatriut për situatën dhe c'është e vërteta kisha nevojën e këshillimit nga ana e tij.
Kam dy probleme për të biseduar, i'u drejtova.
E para: Si drejtues ushtarak më duhet këshilla Juaj, mbasi je ish-drejtues me përvojë dhe me njohje të mëdha.
E dyta: Unë e di se zonës së Gorës i është bërë një padrejtësi e madhe duke i nxjerrë në lirim të gjithë oficerët dhe nënoficerët e saj. Unë e njoh devotshmërinë e oficerëve nga zona e Gorës, ndaj të jap fjalën që do t'a korigjoj këtë padrejtësi, që u është bërë atyre, familjeve
të tyre, e krejt zonës.
Fatriu më dëgjoi me vëmendje, duke më parë drejt në sy. Isha në pozicion pritje, teksa tymosnim duhan dhe pinim kafenë.
Ai, njeriu që e njihja prej vitesh, që i'a njihja karakterin fisnik e burrëror, mu afrua më pranë dhe më tha: Dëgjo Kudusi, për të parën nuk të jap mend, se kam besim se di të punosh, për të dytën të garantoj, se e gjithë zona e Gorës do të jetë me ty"
Me këtë bisedë, duke i shtërnguar dorën njëri-tjetrit ishin ndarë dy kolegët e uniformës.
Kudusi Lama e mbajti fjalën, të gjithë oficerët e zonës së Gorës u rikthyen në Ushtri, punuan e punojnë me devotshmëri, ashtu sic kishte garantuar bashkëpatrioti i tyre Fatri Bala.
Këto fjalë, i fiksova përgjatë një bisede të thëna nga, koloneli në pension Fatri Bala, i cili i takon plejadës së atyre oficerëve, të cilët qëndronin me muaj në gatishmëri, e atyre ushtarakëve drejtues, që në karrierën e tyre kanë zgjidhur probleme tepër të ndërlikuara.Skënderbegasi i viteve 1960-ta, i ardhur nga Shishtaveci, përgjatë gjithë aktivitetit të tij si ushtarak, ka dëshmuar cilësi të rralla, e jo pa qëllim ai është propozuar dhe si kandidat për detyrën e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë.
Pjesën më të bukur dhe të gjatë të jetës, e kaluam në Ushtri, tregon Koloneli i pensionuar. Ai ka kryer detyra mjaft të rëndësishme përgjatë karrierës si ushtarak, ndaj dhe njohuritë dhe mendimet e tij, për këtë profesion janë të thelluara.
Dikur sportist me zë, titullar i ekipit të volejbollit të Partizanit, e disa herë kampion, Fatri Bala edhe pse, i ka kaluar shtatëdhjetë vjetët, ende është aktiv dhe frekuenton evenimentet nga më të rëndësishmet të Forcave të Armatosura dhe ato të sportit.
Ai gëzon respektin e ish-kolegëve dhe të të gjithë atyre, që e kanë njohur, ndaj dhe në cdo moment, gjendet i shoqëruar dhe në biseda interesante.
Një burrë që i kanë hije thinjat, Fatri Bala është një ish-oficer me vyrtyte të larta, një përzierje efikase e solide e vlerave tradicionale të ushtarakut shqiptar, me njeriun e arsimuar dhe të kulturuar. Ai është elokuent, e një njeri që rrezaton mirëbesim dhe dashuri. Ndërkohë ka meritën se arriti të injektojë dhe në jetën shoqërore respektin për figurën e ushtarakut, ndaj dhe gëzon popullaritet të vecantë në Shishtavecin, Kukësin e tij dhe më gjerë.
Së bashku me gjeneral Rrahman Parllakun, me të cilin shoqërohet shpesh, prezantojnë më së miri cilësitë dhe vyrtytet e malësorit novosejas e atij shishtavecas. Nëse dikush qëllon dhe të pyet; se nga je, kur i tregon për fshatrat, menjëherë të cojnë nëpërmendje Rrahmanin e Fatriun.
Mijëra janë ish-ushtarakët, e të tjerë aktiv, nga të gjitha qytetet e Shqipërisë të cilët kanë punuar me Fatriun, dhe e respektojnë si njeriun human dhe të ndershëm.
Sigurisht, nëse i referohemi kohës kur Koloneli drejtonte njësinë ushtarake të Kukësit, nuk ishte dhe aq e lehtë, për të ruajtur të pastër figurën e ushtarakut. Mirëpo Fatriu e fitoi këtë betejë falë punës së ndershme, e si pinjoll i një familje të zëshme e patriotësh.
Njësia ushtarake që ai drejtoi, ishte ndër më të mëdhatë për kohën e saj, me një mision të vështirë, me reparte të dislokuara në vijën e kufirit e zona ekstremisht të thella, me oficerë, nënoficerë dhe ushtarë që vinin nga larg, e me mot të vështirë.
Shpërndarja e tillë e personelit, armëve dhe shërbimeve, ka kërkuar domosdoshmërisht punë të kujdesshme për të mbajtur pandërprerë situatën nën kontroll, e për të qasur një plan të saktë të misionit dhe përgjegjësive deri tek ato individuale për cdo post.
Si njeri i hapur Koloneli kujton se; "Bashkëpunimin me strukturat e qeverisjes vendore dhe komunitetin e kam vlerësuar, jo thjeshtë se e kërkonte detyra, por e kisha bindjen, se vetëm nëpërmjet këtij bashkëpunimi të drejtë drejtuesi i lartë ushtarak e ndërton profilin e tij të respektueshëm. Përgjatë asaj periudhe kam shfrytëzuar cdo takim jashtë garnizoneve ushtarake, me qëllimin e mirë për t'i ardhur në ndihmë bashkëpunimit reciprok, e për të mbajtur të shëndetëshme klimën e mirëbesimit. Nëpërmjet mesazheve publike, kam bërë transparente cdo zhvillim dhe cdo problematikë". Kaq mjafton për të kujtuar çfarë serioziteti duhej për të mbajtur vëmendjen jo vetëm tek "Planizimi Luftarak" i njësisë ushtarake, por dhe tek komuniteti i zonës i cili vuante dimërat e gjatë, rrugët e vështira, pse jo dhe mungesën e bukës.