Origjina e fiseve në Shishtavec

Lexuar 5048 here




nga Zenulla BALA
Fiset më të vjetra vendore apo të ardhura nga vende tjera dhe që janë përmendur deri vonë janë:Bogdan, Ilia, Velko, Marko, (Morkoqevci), që sot janë hoxhinci (Hoxhaj), Granefci, Kuliqofci, Draginci (të ardhur nga fshatrat e Maqedonisë), Mallaukovci-Mallaukajt (Uka), Zhifkovci, Micovci, (Haxhiajt), Haxhinci të ardhur nga Prizereni, Bobanovci (Ballabanët), Ginxhevci (Kingjët), Çakovci (Çaka), Gjevasovci, Pecanofci (Shehu), Beqovci (të ardhur nga Opoja), Belevci (të ardhur nga Belja), Kashtinci (Kashta), Balevci (të ardhur nga Mati dhe Surroj), Doçovci (të ardhur nga fshati Nangë), Llëshkovci (Lleshi), Sokolovci (Sokoli) etj.
Paserdhësit e këtyre fiseve, me kalimin e viteve dhe me islamizimin e popullsisë, kanë marrë mbiemra të tjerë, dhe që sot në fshat numërohen mbi tridhjetë të tillë si: Bala, Basha, Ballabani, Bela, Çaka, Biçaku, Duraku, Dervishi, Draga, Çeliku, Grisha, Hoxha, Haxhiu, Ibaj, Ismaili, Doçi, Kallabaku, Kingji, Lleshi, Murati, Murga, Morava, Molla, Mullaj, Pashaj, Sokoli, Seferi, Shehu, Shyti, Uka, Rama, Fetishaj, Imerallaraj.

Fisi Allaraj, i cili përbëhet nga tre familje të ardhura vitet e findit nga fshati Turaj, për çështje punësimi, tanimë kanë krijuar familjet e tyre, dhe konsiderohen si banorë të fshatit Shishtavec.

Si kudo edhe në Shishtavec ka patur lëvizje popullsie, ardhje e largime, ashtu sikurse ndodh edhe në ditët e sotme. Nga fshatrat e tjerë kanë ardhur këto familje:
Fisi Bala (Balevci), mendohet të ketë ardhur nga rrethi i Matit.
Fisi tjetër Bala, mendohet të ketë ardhur nga fshati Surroj.
Fisi Doçi (Doçofci), ka ardhur nga fshati Nangë.
Fisi Basha ka ardhur nga fshati Oreshkë.
Fisi Draga, ka ardhur nga Tetova (Tikvesh) viset shqipëtare në Maqedoni.
Fisi Ballabani, Kallabaku, janë të ardhur në këtë fshat.
Familja e Rrahman Tahirit, është e ardhur nga Topojani.
Familja e Hafuz Murgës, është e ardhur nga Topojani.
Familja e Gani Shytit, është e ardhur nga Topojani.
Familja e Zaim Hazizit, është e ardhur prej Topojani.
Familja e Idriz Allarajt është e ardhur nga Turaj.
Të gjithë këto familje të ardhura nga rajone shqipfolëse, jo vetëm që gjetën një mjedis të ngrohtë dhe miqësor, por jetuan dhe jetojnë në harmoni të plotë me banorët e fshatit Shishtavec, pasi krijuan dhe lidhje miqësore me ta, dhe fshatrat përreth, sidomos me fshatin Novosej, Kollovoz, Topojan, Turaj etj.

Fisi Bela (Belevci), është i ardhur nga fshati Belaj.
Familja e Bilal Sinanit, është e ardhur nga fshati Surroj.
Familja Seferi, ardhur nga Tikvesh (Tetovë).
Fisi Duraku nga (Doro), ardhur nga fshatrat shqipëtare në Maqedoni.

 
.