Avdi Zyberi tekniku dhe njohës i shërbimit pyjor
Lexuar 1497 here
nga Azem PARLLAKUNuk është dhe aq e nevojshme të mprehim shikimin mbi dy fotografitë që, shoqërojnë këto pak fjalë të shkruara.
Ajo çfarë lehtësisht bie në sy është prehri i gjelbërt i shpateve në anët e rrugës që të con drejt qytetit të Kukësit, e poshtë fshatrave Shtrezë, Brekijë, Kollovoz e Dafke.
Vatrat me gjelbërim të përhershëm, janë të mbjella kryesisht me pishë, jo shumë vite më parë.
Njerëzit në këto anë thonë, se mbas mbylljes së aktivitetit në shkritoren e bakrit në Rexhepaj, masivet pyjore kanë nisur të rigjenerohen dhe të rriten më të shëndetshëm.
Aty rreth viteve 1977-1980 u punua për pyllzimet në fjalë, të cilat kryesisht mendohej se do të siguronin produkte pyjore drusore.
Ndryshe nga c'mendohej atë kohë, sot këto massive pishash ofrojnë shërbime mjedisore të tilla si: kontrollin e erozionit dhe biodiversitetin.
Për hir të së vërtetës, ishte brezi i prindërve tonë ai që, mbasi e kishte lodhur varfërinë, e kishte gjetur kohën për t'u angazhuar dhe në shërbim të pyllzimit të shpateve përgjatë lumit të Topojanit.
Ndonëse thuhet se, të gjithë punuan vullnetarisht, patjetër që dikush përkujdesej për mbarëvajtjen e procesit të mbjelljes së fidanëve dhe shërbimit teknik.
Ai ishte vendas nga fshati Brekijë, të cilin e kanë njohur më shumë si Avdi Fuzi. I lindur në vitin 1927, Avdi Fejzulla Zyberi, përpos të tjerave ka qenë tekniku kopetent dhe njohës i mirë i shërbimit pyjor. Përvoja e tij në këtë fushë vinte pas disa detyrave si: Sekretar lokaliteti në Shishtavec, kryetari i parë i kooperativës në Brekijë, shef i repartit të jashtëm në shkritoren e bakrit në Rexhepaj, nënkryetar i kooperativës së Topojanit, etj.
Si teknik pyjesh e kishte nisur karrierën në zonën e Bushtricës, më pas në Shishtavec, për t'a mbyllur atë në Topojan.
Ndonëse Avdiu nuk jeton më, djali i madh i tij Isufi një ekonomist i lartë dhe me përvojë disavjecare si ekspert buxheti, tregon se babai i tij, thoshte se; "Pyll, në Shqipëri do të thotë të merresh në mënyrë të barabartë si me njerëzit dhe drurët pyjorë".
Natyrisht që, ai ka patur të drejtë tek cojmë nëpërmendje varfërinë në pyje të zonës, atë peizash të zhveshur të Gjallicës e maleve të tjera përreth, ndërkaq dhe përdorimin e lëndës drusore për ndërtimtarinë e atëherëshme, po kaq dhe nevojën e përdorimit të saj për ngrohje dhe gatim.
Në përditshmërinë tonë të komunikimit virtual, shpesh garojmë kush e kush të flasë për personazhe mbreslënës të historisë, dijes, e vyrtyteve të natyrës njerëzore.
Ende më shumë falë zhvillimit të teknologjisë, secili prej nesh shpejton dhe ndan publikisht imazhe nga vendet ku shkel.
Nëse në fillim kam përmendur këto dy fotografi shoqëruese të këtyre pak fjalëve, me siguri nëse ato do të ishin bokërrima të zhveshura nuk do të krijonin aspak ndjesi.
Krejt ndryshe ndodh, kur ato pak vatra të pyllzuara e bëjnë më tërheqës imazhin, pse jo të shpien të mendosh, për atë të mirë që i është bërë barkut të këtyre shpateve.
Lehtësisht, gjithkush nga Ne nëse i duhet të flasë për protagonistin e shërbimit të këtyre pyjeve Avdi Zyberin, do të pyeste e do t'i thonin "Po, ai ka qenë një burrë punëtor dhe i ndershëm, pinjoll i një familje patriotësh, një prind i kujdeshëm për katër djemtë dhe tre vajzat e tij, një bashkëshort i devotshëm, etj. Ndokush mund të thoshte po ai ka qenë dhe një teknik i rreptë në shërbimin pyjor, madje të procedonte lehtë, kushedi sa njerëzit kishte gjobitur, etj".
Ndërsa Unë, zgjodha të sjell në vëmendje nga një këndshikim tjetër këtë personazh, atë të pasionit dhe punës së tij në shërbimin pyjor. E kur e vlerësoj në këtë pikëshikim, i jap të drejtë vetes, mbasi mundi i personazhit Avdi Zyberi, ka dukshmëri dhe është i prekshëm. Vitet kalojnë dhe këto masive me pishë do të rrojnë bashkë me Tokën. Dhe pse kalendari i shton pandërprerë fletët e tij, personazhi im, ende mbahet mend, por një ditë mund dhe të mos flitet më për të, ndaj nuk është e tepërt që diku në anën e njërit nga shpatet e pyllzuara, të vendosej një pllakë ku të kujtohej emri i "kujdestarit" të parë të shërbimit. Këtë mund t'a bjnë lehtas bashkëkohësit e Avdiut, sigurisht me mbështetjen e vendimarrjen e strukturave të qeverisjes vendore në Topojan.
Ajo çfarë lehtësisht bie në sy është prehri i gjelbërt i shpateve në anët e rrugës që të con drejt qytetit të Kukësit, e poshtë fshatrave Shtrezë, Brekijë, Kollovoz e Dafke.
Vatrat me gjelbërim të përhershëm, janë të mbjella kryesisht me pishë, jo shumë vite më parë. Njerëzit në këto anë thonë, se mbas mbylljes së aktivitetit në shkritoren e bakrit në Rexhepaj, masivet pyjore kanë nisur të rigjenerohen dhe të rriten më të shëndetshëm.
Aty rreth viteve 1977-1980 u punua për pyllzimet në fjalë, të cilat kryesisht mendohej se do të siguronin produkte pyjore drusore.
Ndryshe nga c'mendohej atë kohë, sot këto massive pishash ofrojnë shërbime mjedisore të tilla si: kontrollin e erozionit dhe biodiversitetin.
Për hir të së vërtetës, ishte brezi i prindërve tonë ai që, mbasi e kishte lodhur varfërinë, e kishte gjetur kohën për t'u angazhuar dhe në shërbim të pyllzimit të shpateve përgjatë lumit të Topojanit.
Ndonëse thuhet se, të gjithë punuan vullnetarisht, patjetër që dikush përkujdesej për mbarëvajtjen e procesit të mbjelljes së fidanëve dhe shërbimit teknik.
Ai ishte vendas nga fshati Brekijë, të cilin e kanë njohur më shumë si Avdi Fuzi. I lindur në vitin 1927, Avdi Fejzulla Zyberi, përpos të tjerave ka qenë tekniku kopetent dhe njohës i mirë i shërbimit pyjor. Përvoja e tij në këtë fushë vinte pas disa detyrave si: Sekretar lokaliteti në Shishtavec, kryetari i parë i kooperativës në Brekijë, shef i repartit të jashtëm në shkritoren e bakrit në Rexhepaj, nënkryetar i kooperativës së Topojanit, etj.
Si teknik pyjesh e kishte nisur karrierën në zonën e Bushtricës, më pas në Shishtavec, për t'a mbyllur atë në Topojan.
Ndonëse Avdiu nuk jeton më, djali i madh i tij Isufi një ekonomist i lartë dhe me përvojë disavjecare si ekspert buxheti, tregon se babai i tij, thoshte se; "Pyll, në Shqipëri do të thotë të merresh në mënyrë të barabartë si me njerëzit dhe drurët pyjorë".
Natyrisht që, ai ka patur të drejtë tek cojmë nëpërmendje varfërinë në pyje të zonës, atë peizash të zhveshur të Gjallicës e maleve të tjera përreth, ndërkaq dhe përdorimin e lëndës drusore për ndërtimtarinë e atëherëshme, po kaq dhe nevojën e përdorimit të saj për ngrohje dhe gatim.
Në përditshmërinë tonë të komunikimit virtual, shpesh garojmë kush e kush të flasë për personazhe mbreslënës të historisë, dijes, e vyrtyteve të natyrës njerëzore. Ende më shumë falë zhvillimit të teknologjisë, secili prej nesh shpejton dhe ndan publikisht imazhe nga vendet ku shkel.