Borja, natyre e pasur në resurse (Pjesa e dytë)
Lexuar 1243 here
nga Elmaz DOKLE1.3. Klima:
Fshati Borje, është i rrethuar në formë potkoi, nga vargu i kodrave: “Vllahinica” (1350 m), “Dërmnica” (1400 m), “Velkov Kamen” (1450 m), “Mali Vërh” (1550 m.), “Cërni Vërh” (1584.80 m), “Igraleshnik” (1400m.) Dhe “Plloça” (1360 m.). Këto lartësi nuk e pengojnë diellëzimin dhe e mbrojnë shumë mirë nga erërat e ftohta veriore, përmbytjet, orteqet dhe stuhitë me shpejtësi ekstreme. Ky pozicion, lartësia mbi detare (1200 - 1300 m), bëjnë të mundur që
klima e fshatit Borje të karakterizohet nga dimri i gjatë e i ftohtë dhe vera relativisht e thatë dhe e freskët. Këtu janë qartësisht të ndara të katër stinët: pranvera, vera, vjeshta dhe dimri.
Fshati ndodhet gati në mes tre Stacioneve metrologjike: Kukës (airoporti 354 m.) 25 km në perendim në gjërsin gjeografike veriore 42° 20' 00", e gjatësin lindore 20° 25'03". STM. Shishtavec, (1360 m), 4 km. në jug - perendim, në gjërsin veriore 41°50´ 09?, gjatësin lindore 20° 35´ 15?, dhe STM. Dragash (1024.8 m), 10 km. në veri - lindje në gjërsin veriore 42º 03´ 05?, gjatësin lindore 20° 42´ 05". Për faktin se stacioni Kukësit ndodhet shumë larg, e në kuotë shumë të ulët, po u referohemi të dhënave të stacioneve metreologjike të Shishtavecit dhe të Dragashit(Republika e Kosovës)
a) Temperaturat:
Muaji më i nxehtë i vitit është gushti me temperaturë mesatare 10 vjeçare 19,7 ºC. Maksimumi absolut është aritur në muajin gusht të vitit 1973, me 21,1 ºC dhe në korrik të vitit 1972, 21,1ºC
Viti më i nxehtë për dekadën 1969 -1979, ka qënë viti 1972, me temperaturë mesatare 11,1ºC. Muaji më i ftohët është shkurti me temperaturë mesatare -13ºC. Minimumi absolut është shënuar në muajin shkurt të vitit 1972 me - 21ºC. Viti më i ftohtë për dekadën 1969 - 1979, ka qënë viti 1974, me temperaturë mesatare vjetore 8,8 ºC kundrejt temperaturës mesatare vjetore për dekadën prej 9,4º C.
b) Erërat:
Lloji i erës Veriu Jugu Juglindja (era e bjeshkës) Drejtimi verilindje-jugperendim Jug - veri juglindje – veriperendim Shpejtësia 13.4 m / sek 5. 8 m / sek 21.5 m / sek Ndikimi mbi vendbanimin Tokat bujq. Vendbanim tokat bujqësoe – vendbanim Erërat e ftohta vijnë nga verilindja (Mali Vërh) me drejtim VL - JP. Ato sjellin ftohtësi dhe thatësirë. Dimrit krijojnë ngrica. Kanë shpejtësi relativisht të madhe (13.4 m/sek). Më së shumti ndikojnë mbi qëndrën e
banuar, e tokat poshtë fshatit dhe shuhen duke u përplasur në shpatin “Sprotiva”. Erërat ekstreme veriore nuk ndikojnë shumë mbi teritorin e fshatit. Kurrizi kodrinor që e rrethon fshatin nga kjo anë e më tej mali i Koritnikut u a ndalin hovin. Erërat që vijnë nga jugu me drejtim: jug - veri kanë shpejtësi të vogël, ato krijohen në gjërsi të vogla gjeografike, janë të nxehta dhe kanë ndikim pozitiv mbi territorin dhe qendrën e banuar. Erërat juglindore ose të bjeshkës të cila vijnë nga masivi i bjeshkëve të Sharrit me drejtim juglindje – veri - perendim sjellin masa të ftohta ajri, negative në periudhën e dimrit dhe të dobishme në verë; freskojnë ajrin.
c) Lagështia e ajrit:
Të dhënat tregojnë se maksimumi i lagështisë është në muajin nëntor 81,1 % dhe minimumi në muajin gusht me 67,6 %.
ç) Reshjet:
Në kompleksin e faktorve klimatik, reshjet zënë vend primar në zhvillimin e botës së gjallë. Në Borje bien rreshje të larta (shiu, bora, breshri) dhe të ulta (vesa, bryma dhe kraneza.) Edhe pse ndodhet midis maleve e bjeshkëve të larta, sasia e reshjeve në teritorin e fshatit Borje është e vogël. Në 10 vjeçarin 1961 - 1970, kanë rënë mesatarisht 908,90 mm. reshje në vit. Shpërndarja e tyre gjatë vitit nuk është e njejtë. Më shumë reshje kemi në muajin dhjetor 123,55 mm., Nëntor, 93,55 mm., Mars 87.00 mm. Maksimumi apsolut i reshjeve për periudhën 1961-1970, ka ndodh në muajin Janar të vitit 1963, me 176,7 mm. Minimumi apsolut i reshjeve ka qënë në muajin tetor te vitit 1969, kur nuk patur fare reshje; në të njejtin muaj të vitit 1965, janë shënuar 0,3
mm. dhe muaji janar i vitit 1961, me 10.4 mm. Edhe shpërndarja e reshjeve sipas stinëve të vitit nuk është e njejtë. Më shumë reshje bien në muajt ekstrem të vitit, vjeshtë 91.1mm., në dimër
81.1 mm., në pranëverë 70.7 mm. dhe ne verë 47.21 mm. Nga sa sipër del se ndikim më të madh në reshjet e kësaj treve kanë masat ajrore mesdhetare.
d) Reshjet e borës:
Në bazë të matjeve të kryera në STM. Shishtavec, si datë mesatare e fillimit të reshjeve të borës është evidentuar mesi i muajit dhjetor dhe si datë mesatare e mbarimit të rreshjeve të borës
është shënuar fillimi i muajit prill, ndërsa lartësia mesatare shumëvjeçare sipas muajve paraqitet në tabelën e më poshtëme; Por përjashtimisht nga këto mesatare shumëvjeçare ka ndodhur që ka
rënë borë edhe në muajin Korrik, Edhe në trashësi më të mëdhaja se ato mesatare të shënuara në tabelën e më sipërme.
e) Vranësirat:
Shkalla e vranësisë në fshatin Borje caktohet lirshëm nga syri i njeriut. Në stacionin metreologjik të Shishtavecit vranësia mesatare vjetore është rregjistruar 55 %. Këto të dhëna tregojnë se vranëtësi më e madhe shtrihet në muajtë e skajshëm të vitit. Numri i ditëve të vranëta varion nga 3 ditë në muajin Korrik në 18 në muajin dhjetor, apo 56 - 68 %, të ditëve të vitit. Numri mesatar i ditëve të kthjellta varion nga 3 ditë në janar në 15 ditë në gusht.21
1.4. Hidrografia:
Fshati Borje është i pasur me burime uji. Mes për mes teritorit të tij kalon lumi i Borjes, të cilin vendasit e emërtojnë "Borska Reka". Ai zë fill në Republikën e Kosovës, pikërishtë në masivin ujëndarës të bjeshkëve të Sharrit. Baseni i tij kufizohet nga lartësitë ujëndarëse: "Trmkin grob" (2022 m) - "Golem Argat" (2029 m.) -"Gemintash" (2189 m.). Degët më kryesore që e ushqejnë atë janë: Përroi i ”Restelicës”, përroi I “Sopoticës”, përroi “Klek”, përroi i “Polit”, Përroi i “Bigorit” dhe prrenjë të tjerë më të vegjël. Pas bashkimit të këtyre degëve merr trajtën e lumit dhe si i tillë futet në teritorin e fshatit Borje; në vendin ku lumi pritet me kufirin shtetror Shqipëri - Kosovë (1050.00 m.). Duke rrjedh drejtë veri - perendimit del nga teritori i Borjes në “Haxhijin mos” (830 m.) më te vijon rrugën deri sa bashkohet me lumin e Orgjostit në lartësinë (586.00).
Prej burimit ekstrem "Maja Gemintash" (2189 m.) deri ku bashkohet me lumin e Orgjostit (586 m.). baseni ujëmbledhës i këtij lumi ka një sipërfaqe prej 101 km², Gjatësi 20 km., rënje 1603 m. dhe pjertësi mesatrae 8 %. Teritorin e fshatit Borje, lumi e përshkon në një gjatësi prej 4.5 km. rënje 220 m. dhe pjerrësi mesatare 5%. Profili gjatësor rilevor i lumit të Borjes, prurja relativisht e madhe dhe e qëndrueshme ; e bëjnë mjaft të përshtatëshëm për ndërtimin e veprave hidroteknike, siç janë: mullijt, valavicat, kanalet ujitëse dhe H E C-et. Aktualisht mbi këtë lum janë ndërtuar: Kanali vaditës Borje – Orgjost me gjatësi 16 km. dhe aftësi ujitëse 50 ha., Stacioni i pompave mbi kanalin Borje – Orgjost që e ngjit ujin në lartësinë 90 m. e me dy kanalet ujitëse në formë vetulle që ujisin tokat e “Dreniçit” dhe të “Ravenicës”, Kanali vaditës Borje – Cërnalevë – Nimçë me gjatësi 9 km. dhe aftësi ujitëse 50 ha, kanali i poshtëm i Cërnalevës me gjatësi 3 km. dhe aftësi ujitëse 15 ha., 5 mullinj, dy Hidrocentrale: Turbina Familjare e Safetit dhe hidrocentrali i Cërnalevës. Parashikohet që të ndërtohen edhe dy HEC.- e të tjerë, njeri mbi kanalin Borje - Orgjost dhe tjetri mbi Kanalin Borje - Cërnalevë.
Karakteristikat e përgjithëshme të basenit ujëmbledhës të lumit të Borjes:
Sipërfaqja e basenit 101,0 km2 , Rrjedhja specifike 38,27, l/sek/k m2, Gjatësia nga burimi deri në bashkim 20 km, Rreshjet mes. vjetore 909 mm, Temperatura Mesatare minimale -1 Cº Temperatura mesatare maksimale 4 Cº, Lartesia mbi detare në m 586 -2189, Sasia mesatare e prurjeve 3,86m³/sek
Përveç lumit që është burrim kryesor hidrik, teritori i fshatit është I mbuluar edhe me shumë burime sekondare të ujit. Siç janë krojet, puset, mëqellat, burimet etj. që përdoren për ujin e pijes dhe ujitjen e ogradeve. Më të pasura me burime janë tokat sipër fshatit, që ndodhen në: “Gërgojec”, “Kërs”, “Orniçe”, ”Zuçev”, “Virje”, ”Leska”, “Klutaçec” dhe “Creshnica”.
Lidhur me këtë zonë të pasur me ujra përmendet një Gojëdhënë të cilën e kemi dëgjuar nga të parët tanë, me të cilën trasmetohet porosia:
“Mos prisni dëllinja sipër fshatit, mos dëmtoni livadhet dhe rudinat. Sepse poshtë Kodrës “Mali vrh” në thellësi të tokës gjëndet një bure (fuqi) e stërmadhe e lidhur me obruç (rrath çeliku) e mbushur me ujë, që ka fyt me qep (dalje uji të mbrojtura e të komanduara nga Azhdërhana) me të cilët na e lëshon ujin pak nga pak e përditë, duke furnizuar të gjitha çezmat e fshatit. Po e ngacmove tokën mundet që të dëmtohen Obruçët dhe të shpërthej uji, i cili e rrënon gjithë fshatin“.
Kështu besonte i gjithë fshati, sipërfaqet e mbuluara me dëllinja e bimësi të tjera nuk nuk guxonte njeri për t`i prekur, kjo vazhdoi deri në krijimin e Kooperativës Bujqësore. Nga kjo zonë mbas viteve `90 kanë marrë ujë me ujësjellësa individualë mbi 70 % e familjeve të fshatit Në zonën e banuar më të përmendura janë Krojet: “Topillo” me tre sylenjarë dhe “Kuliçeska çeshma” në Gorno mahallo (Mahallën e epër), “Kalçejca”, me tre sylenjarë, puset “Bunari i
Shatkos”, dhe “Bunari I Muharremit në Dovno mahallo” (Mahallën e poshtëme), “Studenec” në
Mahallën “Niketevci.
Ndërsa rreth fshatit po përmendim Burrimet “Obruq” dhe “Zuçev” mbi të cilat që në vitin 1916, është ndërtuar ujësjellësi “Kalqejca” me kaptazh, gypa, dhe shuarës të energjisë prej qeramike që ka funksionuar pa ndërpreje deri në vitet `70, të shekullit të kaluar. Ky objekt i projektuar nga ushtarët Austriakë dhe i ndërtuar me vetë kontribut, mund të konsiderohet si vepra e parë hidroteknike e ndërtuar në fshat. Mbi burimet: “Klutaçec”, “Virje”, “Zuçev” “Padina”, në vitet `60-ta, është ndërtuar ujësjellësi i ri i fshatit, duke shtrirë rrjetin në gjithë teritorin e fshatit e vendosur vetëm nga një çezëm në çdo mahallë. Në vitet `70-ta është projektuar dhe ka filluar nga ndërtimi i një ujësjellësi që mund ta merte ujin nga “Zejnoske livagje” me sifon dhe stacion pompash në Bunake, por ky projekt ka dështuar. Jashtë teritorit të fshatit gjënden shumë burrime uji. Më të rëndësishëm për sasinë dhe cilësinë e ujit janë: “Gjurgjevllëk”, “Ramov vir”, “Govorusha”, “Korica”, “Bella Voda”, “Illojca”, “Selimova çeshma”, “Sabrova çeshma”, “Zejnoske Livagje”, “Kërs” (Shanijino i Lumino çeshmiçe) etj. Në vitet `90-ta e në vazhdim në teritorin e fshatit me kuntribute vetiake për “hajret” janë ndërtuar mbi 10 çezma.
(Tradita e ndërtimit të çezmave për “Hajret” të shpirtrave të të vdekurvekonsiston në besimin se ato do tu shërbejnë të afërmëve që kanëndërruar jetë për tu freskuar me ujë në atë botë). Risi të veçantë në fshat ka sjell ndërtimi i rrjetit të kanalizimit të ujrave të zeza e ujrave të bardha, që shtrihet në gjithë teritorin e fshatit dhe ndërtimi i ujësllësave vetiak që e marin ujin me rrjedhje të lirë në lartësitë sipër fshatit. Këto dy projekte dhe shtrimi me rasa i rrugës kryesore të fshatit ka ndikuar në rritjen e hygjenës dhe përmirësimin rrënjësor të jetës në fshat.
Projekti i kanalizimeve përbehet prej 4394 m., nga të cilat: 3024 m. kanale të para, 1370 m. kanale të dyta, 84 puseta dhe 4 gropa septike. Për ndërtimin e tij janë shpenzuar 11.55 milon lekë, 11.0 milion janë dhënë si donacion nga Fondi i zhvillimit rural (FZHR), 275 mijë nga
Komuna dhe 275 mijë, nga komuniteti përfitues.
Disa nga çezmat e ndërtuara jashtë teritorit të fshatit për “Hajret” Askersko çeshmiçe Azizovo Çeshmiçe Shanijino çeshmiçe (Krs) Lumino çeshmiçe (na Mos) Govorusha Rufatovo Çesmiçe (Lisiçina Dupka) Ibriçino çeshmiçe Hanina Çeshma Ajnushina Çeshma Korica Shumarsko Çeshmiçe (Plladnishta) Sabrova Çeshma.
Fshati Borje, është i rrethuar në formë potkoi, nga vargu i kodrave: “Vllahinica” (1350 m), “Dërmnica” (1400 m), “Velkov Kamen” (1450 m), “Mali Vërh” (1550 m.), “Cërni Vërh” (1584.80 m), “Igraleshnik” (1400m.) Dhe “Plloça” (1360 m.). Këto lartësi nuk e pengojnë diellëzimin dhe e mbrojnë shumë mirë nga erërat e ftohta veriore, përmbytjet, orteqet dhe stuhitë me shpejtësi ekstreme. Ky pozicion, lartësia mbi detare (1200 - 1300 m), bëjnë të mundur që
klima e fshatit Borje të karakterizohet nga dimri i gjatë e i ftohtë dhe vera relativisht e thatë dhe e freskët. Këtu janë qartësisht të ndara të katër stinët: pranvera, vera, vjeshta dhe dimri.
Fshati ndodhet gati në mes tre Stacioneve metrologjike: Kukës (airoporti 354 m.) 25 km në perendim në gjërsin gjeografike veriore 42° 20' 00", e gjatësin lindore 20° 25'03". STM. Shishtavec, (1360 m), 4 km. në jug - perendim, në gjërsin veriore 41°50´ 09?, gjatësin lindore 20° 35´ 15?, dhe STM. Dragash (1024.8 m), 10 km. në veri - lindje në gjërsin veriore 42º 03´ 05?, gjatësin lindore 20° 42´ 05". Për faktin se stacioni Kukësit ndodhet shumë larg, e në kuotë shumë të ulët, po u referohemi të dhënave të stacioneve metreologjike të Shishtavecit dhe të Dragashit(Republika e Kosovës)a) Temperaturat:
Muaji më i nxehtë i vitit është gushti me temperaturë mesatare 10 vjeçare 19,7 ºC. Maksimumi absolut është aritur në muajin gusht të vitit 1973, me 21,1 ºC dhe në korrik të vitit 1972, 21,1ºC
Viti më i nxehtë për dekadën 1969 -1979, ka qënë viti 1972, me temperaturë mesatare 11,1ºC. Muaji më i ftohët është shkurti me temperaturë mesatare -13ºC. Minimumi absolut është shënuar në muajin shkurt të vitit 1972 me - 21ºC. Viti më i ftohtë për dekadën 1969 - 1979, ka qënë viti 1974, me temperaturë mesatare vjetore 8,8 ºC kundrejt temperaturës mesatare vjetore për dekadën prej 9,4º C.
b) Erërat:
Lloji i erës Veriu Jugu Juglindja (era e bjeshkës) Drejtimi verilindje-jugperendim Jug - veri juglindje – veriperendim Shpejtësia 13.4 m / sek 5. 8 m / sek 21.5 m / sek Ndikimi mbi vendbanimin Tokat bujq. Vendbanim tokat bujqësoe – vendbanim Erërat e ftohta vijnë nga verilindja (Mali Vërh) me drejtim VL - JP. Ato sjellin ftohtësi dhe thatësirë. Dimrit krijojnë ngrica. Kanë shpejtësi relativisht të madhe (13.4 m/sek). Më së shumti ndikojnë mbi qëndrën e
banuar, e tokat poshtë fshatit dhe shuhen duke u përplasur në shpatin “Sprotiva”. Erërat ekstreme veriore nuk ndikojnë shumë mbi teritorin e fshatit. Kurrizi kodrinor që e rrethon fshatin nga kjo anë e më tej mali i Koritnikut u a ndalin hovin. Erërat që vijnë nga jugu me drejtim: jug - veri kanë shpejtësi të vogël, ato krijohen në gjërsi të vogla gjeografike, janë të nxehta dhe kanë ndikim pozitiv mbi territorin dhe qendrën e banuar. Erërat juglindore ose të bjeshkës të cila vijnë nga masivi i bjeshkëve të Sharrit me drejtim juglindje – veri - perendim sjellin masa të ftohta ajri, negative në periudhën e dimrit dhe të dobishme në verë; freskojnë ajrin.
c) Lagështia e ajrit: Të dhënat tregojnë se maksimumi i lagështisë është në muajin nëntor 81,1 % dhe minimumi në muajin gusht me 67,6 %.
ç) Reshjet:
Në kompleksin e faktorve klimatik, reshjet zënë vend primar në zhvillimin e botës së gjallë. Në Borje bien rreshje të larta (shiu, bora, breshri) dhe të ulta (vesa, bryma dhe kraneza.) Edhe pse ndodhet midis maleve e bjeshkëve të larta, sasia e reshjeve në teritorin e fshatit Borje është e vogël. Në 10 vjeçarin 1961 - 1970, kanë rënë mesatarisht 908,90 mm. reshje në vit. Shpërndarja e tyre gjatë vitit nuk është e njejtë. Më shumë reshje kemi në muajin dhjetor 123,55 mm., Nëntor, 93,55 mm., Mars 87.00 mm. Maksimumi apsolut i reshjeve për periudhën 1961-1970, ka ndodh në muajin Janar të vitit 1963, me 176,7 mm. Minimumi apsolut i reshjeve ka qënë në muajin tetor te vitit 1969, kur nuk patur fare reshje; në të njejtin muaj të vitit 1965, janë shënuar 0,3
mm. dhe muaji janar i vitit 1961, me 10.4 mm. Edhe shpërndarja e reshjeve sipas stinëve të vitit nuk është e njejtë. Më shumë reshje bien në muajt ekstrem të vitit, vjeshtë 91.1mm., në dimër
81.1 mm., në pranëverë 70.7 mm. dhe ne verë 47.21 mm. Nga sa sipër del se ndikim më të madh në reshjet e kësaj treve kanë masat ajrore mesdhetare.
d) Reshjet e borës:
Në bazë të matjeve të kryera në STM. Shishtavec, si datë mesatare e fillimit të reshjeve të borës është evidentuar mesi i muajit dhjetor dhe si datë mesatare e mbarimit të rreshjeve të borës
është shënuar fillimi i muajit prill, ndërsa lartësia mesatare shumëvjeçare sipas muajve paraqitet në tabelën e më poshtëme; Por përjashtimisht nga këto mesatare shumëvjeçare ka ndodhur që ka
rënë borë edhe në muajin Korrik, Edhe në trashësi më të mëdhaja se ato mesatare të shënuara në tabelën e më sipërme.
e) Vranësirat:
Shkalla e vranësisë në fshatin Borje caktohet lirshëm nga syri i njeriut. Në stacionin metreologjik të Shishtavecit vranësia mesatare vjetore është rregjistruar 55 %. Këto të dhëna tregojnë se vranëtësi më e madhe shtrihet në muajtë e skajshëm të vitit. Numri i ditëve të vranëta varion nga 3 ditë në muajin Korrik në 18 në muajin dhjetor, apo 56 - 68 %, të ditëve të vitit. Numri mesatar i ditëve të kthjellta varion nga 3 ditë në janar në 15 ditë në gusht.21
1.4. Hidrografia:Fshati Borje është i pasur me burime uji. Mes për mes teritorit të tij kalon lumi i Borjes, të cilin vendasit e emërtojnë "Borska Reka". Ai zë fill në Republikën e Kosovës, pikërishtë në masivin ujëndarës të bjeshkëve të Sharrit. Baseni i tij kufizohet nga lartësitë ujëndarëse: "Trmkin grob" (2022 m) - "Golem Argat" (2029 m.) -"Gemintash" (2189 m.). Degët më kryesore që e ushqejnë atë janë: Përroi i ”Restelicës”, përroi I “Sopoticës”, përroi “Klek”, përroi i “Polit”, Përroi i “Bigorit” dhe prrenjë të tjerë më të vegjël. Pas bashkimit të këtyre degëve merr trajtën e lumit dhe si i tillë futet në teritorin e fshatit Borje; në vendin ku lumi pritet me kufirin shtetror Shqipëri - Kosovë (1050.00 m.). Duke rrjedh drejtë veri - perendimit del nga teritori i Borjes në “Haxhijin mos” (830 m.) më te vijon rrugën deri sa bashkohet me lumin e Orgjostit në lartësinë (586.00).
Prej burimit ekstrem "Maja Gemintash" (2189 m.) deri ku bashkohet me lumin e Orgjostit (586 m.). baseni ujëmbledhës i këtij lumi ka një sipërfaqe prej 101 km², Gjatësi 20 km., rënje 1603 m. dhe pjertësi mesatrae 8 %. Teritorin e fshatit Borje, lumi e përshkon në një gjatësi prej 4.5 km. rënje 220 m. dhe pjerrësi mesatare 5%. Profili gjatësor rilevor i lumit të Borjes, prurja relativisht e madhe dhe e qëndrueshme ; e bëjnë mjaft të përshtatëshëm për ndërtimin e veprave hidroteknike, siç janë: mullijt, valavicat, kanalet ujitëse dhe H E C-et. Aktualisht mbi këtë lum janë ndërtuar: Kanali vaditës Borje – Orgjost me gjatësi 16 km. dhe aftësi ujitëse 50 ha., Stacioni i pompave mbi kanalin Borje – Orgjost që e ngjit ujin në lartësinë 90 m. e me dy kanalet ujitëse në formë vetulle që ujisin tokat e “Dreniçit” dhe të “Ravenicës”, Kanali vaditës Borje – Cërnalevë – Nimçë me gjatësi 9 km. dhe aftësi ujitëse 50 ha, kanali i poshtëm i Cërnalevës me gjatësi 3 km. dhe aftësi ujitëse 15 ha., 5 mullinj, dy Hidrocentrale: Turbina Familjare e Safetit dhe hidrocentrali i Cërnalevës. Parashikohet që të ndërtohen edhe dy HEC.- e të tjerë, njeri mbi kanalin Borje - Orgjost dhe tjetri mbi Kanalin Borje - Cërnalevë.
Karakteristikat e përgjithëshme të basenit ujëmbledhës të lumit të Borjes:
Sipërfaqja e basenit 101,0 km2 , Rrjedhja specifike 38,27, l/sek/k m2, Gjatësia nga burimi deri në bashkim 20 km, Rreshjet mes. vjetore 909 mm, Temperatura Mesatare minimale -1 Cº Temperatura mesatare maksimale 4 Cº, Lartesia mbi detare në m 586 -2189, Sasia mesatare e prurjeve 3,86m³/sek
Përveç lumit që është burrim kryesor hidrik, teritori i fshatit është I mbuluar edhe me shumë burime sekondare të ujit. Siç janë krojet, puset, mëqellat, burimet etj. që përdoren për ujin e pijes dhe ujitjen e ogradeve. Më të pasura me burime janë tokat sipër fshatit, që ndodhen në: “Gërgojec”, “Kërs”, “Orniçe”, ”Zuçev”, “Virje”, ”Leska”, “Klutaçec” dhe “Creshnica”.
Lidhur me këtë zonë të pasur me ujra përmendet një Gojëdhënë të cilën e kemi dëgjuar nga të parët tanë, me të cilën trasmetohet porosia:
“Mos prisni dëllinja sipër fshatit, mos dëmtoni livadhet dhe rudinat. Sepse poshtë Kodrës “Mali vrh” në thellësi të tokës gjëndet një bure (fuqi) e stërmadhe e lidhur me obruç (rrath çeliku) e mbushur me ujë, që ka fyt me qep (dalje uji të mbrojtura e të komanduara nga Azhdërhana) me të cilët na e lëshon ujin pak nga pak e përditë, duke furnizuar të gjitha çezmat e fshatit. Po e ngacmove tokën mundet që të dëmtohen Obruçët dhe të shpërthej uji, i cili e rrënon gjithë fshatin“.
Kështu besonte i gjithë fshati, sipërfaqet e mbuluara me dëllinja e bimësi të tjera nuk nuk guxonte njeri për t`i prekur, kjo vazhdoi deri në krijimin e Kooperativës Bujqësore. Nga kjo zonë mbas viteve `90 kanë marrë ujë me ujësjellësa individualë mbi 70 % e familjeve të fshatit Në zonën e banuar më të përmendura janë Krojet: “Topillo” me tre sylenjarë dhe “Kuliçeska çeshma” në Gorno mahallo (Mahallën e epër), “Kalçejca”, me tre sylenjarë, puset “Bunari iShatkos”, dhe “Bunari I Muharremit në Dovno mahallo” (Mahallën e poshtëme), “Studenec” në