TRADITA E TATUAZHIT (E KËNOSJES) NE KRAHINËN ETNOGRAFIKE TE GORËS
nga Elmaz DOKLETatuazhi: (Kënosja)
Është një traditë mijra vjeçare që konsiston në lyerjen dhe pikturimin me ornamente të ndryshme të fytyrës, duarëve dhe këmbëve të vajzave, nuseve dhe grave me ngjyrues natyral që përfitohen nga lëmisheqet, lëkura e durëve, e bardha e vezës, oksidet e ndryshme etj, vajzat dhe gratë kënosin vetëm duarët dhe këmbët, kurse nuset në ditën e martesës së tyre kënosin duarët, këmbët dhe fytyrën. Riti i kënosjes bëhet një ditë para se vajza të dalë nga gjinia, atë e bëjnë gra që i zotrojnë këto praktika, Ato në popull njihen si “telake” (telosëse që e rregullojnë nusen me tela varaku) ose mbarëstore (“Majmarica”) Duke qënë se e gjithë vëmendja e dasmës së vajzës përqëndrohet në paraqitjen e sajë sa më bukur. Dasma e vajzës emërtohet “Këna” dhe të grishurit për përcjelljen e saj emërtohen kënar (meshkujt) dhe kënagjesha (femrat). Lashtësia e këtij riti konfirmohet me një pikturim në gurë që është gjetur në Mikenë.
.....
“Në këtë figurë, sipas një pikturimi të lashtë mbi një guri gëlqeror i gjetur në Mikenë rreth -1500 para krishtit, shifen tatuazhet në fytyrë, vërehët se, këto katër pika, në dy faqet si dhe një në ball e tjetra në mjekërr, na i kujtojnë edhe tatuazhet tek ne në disa vise malore, por, mos të harrojm se, tatuazhe të ngjajshëme bënin edhe vashat vëllehe në Shqipëri e Maqedoni gjatë pushtimit osman, pra vashat vëllehe bënin tatuazhe ku figuronte një kryq në ball, shenjë për tu mbrojtur nga ushtarët turq, ishte një simbol mbrojtës ndaj dhunës, mirëpo tatuazhin e bënin edhe në të gjithë gishtat e duarve; Të njëjtat tatuazhe i hasim sot ende edhe tek popullsija bérbére (mendoj kabilé) në viset malore të Algjerisë që kanë lidhje edhe me astronomi e bestytni tjera, pra lidhje planetare ku i tërë tatuazhi mbi fytyrë interpretohet si një hartë kozmosi me të gjitha planetet e që lidhet me ditët e javës”...1
Kjo traditë e stërlashtë është konservuar dhe ruhet akoma tek Pomakët, në Bullgari, Torbeshët në Maqedoni, Goranët në malet e Sharrit dhe torbeshët e Zhupës së Prizrenit. Praktikohet edhe sot në këto anë. Si e tillë nuk u ka shpëtuar studjuesve dhe krijuesve të ndryshëm. Piktori Tiranas Fadil Pullumi i angazhuar nga qeveria shqiptare për promovimin e turizmit shqiptar në vitin 1940 ka realizuar pikturën “Goranja” e cila ka qarkulluar si kartolinë gjatë viteve 1940-1945. Ku evidentohet kënaja mbi duarët e vajzës,Gorane. Për më shumë kliko këtu
