Shprehje dhe proverba për Malin e Gjallicës

Lexuar 834 here




nga Petrit PALUSHI
1. A do me e provue  vetin: ngjitu në majë të Gjallicës
2. Tjetrin e hipë në maje të Gjallicës dhe vetë përmidis dy Drinave
3. Ban be për shpirt të Gjallicës
4. Gjallica (festa) asht shum shpirtgjanë
5. Gjallica asht për t’mirin e për t’keqin
6. Gjallica e Koritniku s’janë baras
7. Gjallica e Zoti janë nji
8. Gjallica n’ majë asht si bukë e thyeme
9. Gjallica s’asht pasqyrë
10. Gjallica s’ka natë e ditë
11. Hija Gjallicës deri te midisi i dy Drinave
12. Ka Zot n’maje të Gjallicës
13. Me fli s’ngopesh as n’maje t’Gjallicës
14. Me mundë e rrafshon Gjallicën
15. Në mos ndihmoftë Gjallicja të ndihmon zoti
16. Njani sy ne Gjallice tjetrin ne koritnik
17. Nji Krue Tanzot asht në Gjallice
18. Për Gjallicë nuk t’thirrë kush si t’thirrë për darsëm
19. Përmbi Gjallice asht Zoti
20. S’bje Gjallicja në shpinë
21. S’del uj n’maje të Gjallicës
22. S’e dallon kush ku shkon hija Gjallicës
23. S’e ndal as Drini as Gjallicja
24. S’matet Drini me Gjallicën
25. T’keqin se ndal as maja Gjallicës
26. Tutju Drinit tutju Gjallicës tutju dimnit, ku me shkue.
27. Vec me iu drejtue Gjallicës
28. Zabeli s’asht Gjallicë.
.