Dëborë, errësirë dhe zbritje e temperaturave
Lexuar 553 here
nga KALLABAK.COM
Rikthehen reshjet e dëborës në Shishtavec dhe fshatrat përreth. Gjatë orëve të natës reshjet kanë qenë intensive, c'ka ka bërë që trashsia e dëborës të arrijë deri në 50 centimetër.
Gjatë ditëve të fundit moti u karakterizua nga reshjet e shiut, shoqëruar me erëra të forta, të cilat kanë sjellë dhe dëmtime në rrjetin shpërndarës të energjisë elektrike.
Mungesa e energjisë elektrike po vazhdon që prej tre ditësh, ndonëse në orët e pasdites së djeshme u rikthye për pak kohë, sërish ajo është ndërprerë që prej orëve të para të mbrëmjes së kaluar.
Aksi rrugor Shishtavec-Kukës është i kalueshëm, edhe pse nuk janë angazhuar mjetet e pastrimit të dëborës.
Shkollat 9-vjecare dhe ato të mesme kanë vazhduar mësimin normalisht, dhe sipas raportimeve në të gjitha shkollat funksionon ngrohja me dru.
Temperaturat gjatë natës kanë zbritur deri në -7 gradë, ndërsa gjatë ditës arrijnë deri në 2 gradë censius.