80cm dëborë dhe erëra të forta

Lexuar 519 here




nga KALLABAK.COM
Intensifikimi i reshjeve të dëborës ka bërë që, trashësia e saj të shkoj deri në 80 cm, c'ka ka vështirësuar kalueshmërinë e mjeteve të transportit në aksin rrugor që lidh Kukësin me njësitë administrative Shishtavec, Topojan dhe Zapod.
Reshjet vazhdojnë pa ndërprerje që prej pasdites së kaluar, të shoqëruara me erëra të forta dhe ulje të ndjeshme të temperaturave.
Ndonëse, e gjithë zona është mbërthyer nga i ftohti, fatmirësisht furnizimi me energji elektrike dhe ujë, ka qenë i pandërprerë.
Burime nga Bashkia e Kukësit, pohojnë se në aksin rrugor Kukës-Shishtavec po punojnë dy mjete të rënda për mbajtjen hapur të aksit rrugor që lidh fshatrat e zonës me kryeqendrën rajonale. Njëri nga mjetet e përfshira në operacion është difektuar në afërsi të Urës së Shtrezës, duke sjellë kështu pasigurinë e lëvizjes së mjeteve nga Shishtaveci dhe Novosej në drejtim të qytetit.
Në orët e para të mëngjesit mjete private të kalueshmërisë së lartë kanë mbrritur në Novosej, e për rrjedhojë pritet që gjatë orëve në vijim kalueshmëria në akset rrugore të stabilizohet, sigurisht që drejtuesit e automjeteve duhet të jenë të vëmendshëm, duke mos harruar vendosjen e zinxhirëve të dëborës.
Aktualisht përvecse një rasti të humbjes së jetës nga një e moshuar në Novosej, nuk janë raportuar raste të emergjencave shëndetësore.
 
.