Vlerësohet studiuesi i Gorës Nazif Dokle

Lexuar 1480 here




nga Sulejman DIDA
Këto ditë në galerinë Art-Cafe te kompanise Valdrin ne Kukes, u përkujtua 71 vjetori i lindjes dhe një vjetori i vdekjes së studiuesit Nazif Dokle.
Me pjesmarrje të gjerë krijuesish nga Shqipëria, Kosova dhe treva të tjera ballkanike u përkujtua në Kukës, në galerinë Art-Cafe, 71 vjetori i lindjes dhe një vjetori i vdekjes së studiuesit kuksian Nazif Dokle, ku ishin gërshetuar tre aktivitete në një, konceptuar nga artisti Xhevahir Kolgjini, drejtuesi i galerise dhe moderuar nga Sulejman Dida.
Dokle është autor i rreth 40 librave me studime etnohistorike, gjurmime të kulturës popullore, krijimtari letrare dhe ese filozifike. 
Në pjesën e parë të përkujtimit u bë paraqitja e librit “Torbeshët e Kukësit” që autori e la në dorshkrim, dhe që, e pa dritën e botimit me financimin e ambasadës norvegjeze për Tiranë e Prshtinë si dhe me asistencën e shoqatës Alb-Aid ku i ndjeri Dokle punoi vitet e fundit të jetës.  Ambasadori Jan Brathu, i pranishëm në aktivitet, u shpreh i kënaqur që e përmbushi një premtim, pasi siç tha ai, për librin “Torbeshët e Kukësit” ishte zotuar për mbështetje qysh në gjallje të autorit.
Pjesa e dytë e aktivitertit iu kushtua jetës së historianit Dokle ku folën prof.dr.Shefqet Hoxha nga Kukësi, dr.Sadik Idrizi nga Universiteti i Prizrenit, kulturologë nga Maqedoni, përfaqësues nga ministria e Kulturës e Kosovës, shkrimtarë dhe miq të autorit si Namik Dokle, Izet Duraku, Rexhep Shahu etj.
Oratorët nënvizuan faktin se Nazif Dokle ishte një krijues me interesa të shumanëshme. Puna e tij çmohet si kontribut Kukësin dhe kulturën shqiptare në tërësi, e veçanti, për komunitetin e Gorës të cilit i përkiste dhe për të cilin ishte krenar.
Ndër botimet e rëndësishme, ai la fjalorin gorançe-shqip me më shumë 40 mijë njësi leksikore, i botuar para do vitesh në Sofje, një sipërmarrje për të cilën do tja kishin zili edhe institucionet akademike.
Në pjesën e tretë të përkujtimit u inagura ekpozita me gdhendje në dru dhe vizatime që Dokle la si trashigimi. Për ekpzotën foli artisti Ramzan Memishi, ndërsa më pas komentuan dhe Ilmi Hoxha, Hajdar Danjolli e koleg te tjere te tij.
.