Malet e Sharrit po mbeten pa zogj
Lexuar 918 here
nga KALLABAK.COM
Malet e Sharrit po mbeten pa faunën e pasur që e kanë pasur dikur. Alarmi është dhënë nga organizata për mbrojtjen e mjedisit. OJQ ''Finch'' e ngre zërin për mbrojtjen e zogjve dhe kafshëve të tjera të egra në këtë zonë. Menaxheri Nexhmedin Ramadani shprehet se gjendja s'është aspak e mirë. ''Organizata jonë është organizatë për mbrojtjen e zogjve, kafshëve të egra dhe natyrës në përgjithësi.. Ajo gjithmonë ka qenë dhe është e interesuar për t'i mbrojtur pasuritë natyrore në botën ku jetojmë, kështu pra ne angazhohemi me të madhe për të mbrojtur ambientin ku jetojmë. Ambienti ynë është i rrezikuar për një kohë të gjatë. Si organizatë specifike ajo vazhdimisht është duke u angazhuar në mbrojtjen e zogjve të lirë të natyrës anë e kënd Kosovës dhe më gjerë'', shprehet Ramadani. Ai shprehet se kanë tentuar t'i mbrojnë zogjtë gjatë acareve të dimrit, kur ata vinin të kërkonin ushqim brenda qyteteve, madje edhe nëpër fshatra. ''Vendin tonë e kaplojnë edhe shumë zogj shtegtarë në kohë të caktuara të vitit. Jemi gjithmonë të interesuar që t'i bindim njerëzit, sidomos gjuetarët, që të mos i kalojnë kufinjtë e rregullave të tyre.
Shumë lloje kafshësh në zhdukje
''Kemi bërë inspektimin rrjedhës së lumit Drin, i cilli është mjaft i rëndësishëm për zogjtë shtegtarë. Jemi munduar mjaft që ta bindim popullatën për procesin e shtegtimit'', thotë Ramadani, duke shtuar se ka shumë lloje të zogjve që janë të rrezikuar përgjatë rrjedhës së lumit Drin. ''Gjithashtu shkojmë në vrojtime të zogjve në Parkun ''Sharri'', i cili tanimë është zgjeruar dhe ka arritur në mbi 50.000 hektarë. ''Sharri'' është vend ku mund t'i takojmë edhe indivitët e fundit të shqiponjës së maleve, mbase e dimë shumë mire që kjo specie tanimë është duke u zhdukur së bashku edhe me cingërimën e natës, thëllëzën e gurit, zvarritësin e mureve'', thotë Ramadani. Ai shprehet se ''Finch'' ka pesë vite që e ka vrojtuar vetëm një individ të zvarritësit të mureve ''tichidroma murana''. Sipas tij, në grykën e Lumëbardhit të Prizrenit ka mbetur vetëm një çift nga ky lloj. Po ashtu, ai shprehet se të rrezikuara janë edhe gjeli i malit, pulë-egra, çapka e natës, mbreti i shurtës, qyqja, huti shqiponjë, pupëza, mëllenja e gurit, tusha blu, mëllenja qafore, stërqoka sqepkuqe, stërqoka e malit, etj. Gjatë pushimeve verore kemi zakon të organizojmë kamping malor të quajtur ''Limthi'' ku tanimë ky kamping është përgatitur t'i mirëpresë dashamirët e maleve, thotë Ramadani. Ndër më të rrezikuarat mbetet shqiponja e maleve (golden eagle-aquila chrisaetos) ku kanë mbetur vetëm edhe pak çifte të këtij lloji. Me një përgjegjësi të madhe kisha me theksuar këtu se kanë mbetur vetëm edhe katër çifte të tyre anë e kënd parkut ''Sharri'', është për të ardhur keq mbase këtë e kemi në flamurin tonë si simbol kombëtar. Të gjuash shqiponjen me çifte është njëjtë sikur të kishe qëlluar flamurin kombëtar, thotë Ramadani.
Duhen mbrojtur Ligatinat
''Finch'' gjithashtu bën edhe manifestimin e ditëve të rëndësishme të mbrojtjes së natyrës: Dita Botërore e Zogjve Shtegtarë, e cila mbahet në javën e dytë të muajit maj, Dita Botërore e Ligatinave, e cila mbahet çdo vit me 2 shkurt, Dita Botërore e Harabelëve, e cila mbahet me 20 mars dhe kur për herë të parë ''Finch'' do ta organizojë këtë në Kosovë.
Dita Botërore e Ligatinave shënon datën e nënshkrimit të konventës së Ligatinave, e quajtur Konventa Rasmar, më 2 shkurt 1971, në qytetin Iranian të Ramsarit në brigjet e Detit Kaspik. Kosova është një shtet i ri dhe nuk e ka nënshkruar këtë konventë të rëndësishme ndërkombëtare. Ligatina e Hencit, e cila ndodhet në afërsi të Aeroportit të Prishtinës është një prej zonave që plotëson kushtet, për t'u shpallur Ligatinë me rëndësi ndërkombëtare. Liqeni I Breznës në komunën e Sharrit është një prej Ligatinave me vlera të rralla natyrore dhe vendbanim i shumë lloje të zogjve. Nexhmedin Ramadani tregon se këtë vit kanë bërë një aktivitet me nxënësit e shkollës ekonomike ''Ymer Prizreni'' pasi kjo shkollë ka edhe grupin ekologjik. Për këtë janë mbajtur ligjërata nga Saranda Kadrija. Këto aktivitete në shënimin e ditës së Ligatinave, i vlerësuan nxënësit e kësaj shkolle, Imrane Musliu dhe Lumjane Badalli, të cilat thanë, se të gjithë ne duhet t'i kontribojmë mbrojtjes së Ligatinave dhe në përgjithësi të ruajtjes së ambientit.
Shumë lloje kafshësh në zhdukje
''Kemi bërë inspektimin rrjedhës së lumit Drin, i cilli është mjaft i rëndësishëm për zogjtë shtegtarë. Jemi munduar mjaft që ta bindim popullatën për procesin e shtegtimit'', thotë Ramadani, duke shtuar se ka shumë lloje të zogjve që janë të rrezikuar përgjatë rrjedhës së lumit Drin. ''Gjithashtu shkojmë në vrojtime të zogjve në Parkun ''Sharri'', i cili tanimë është zgjeruar dhe ka arritur në mbi 50.000 hektarë. ''Sharri'' është vend ku mund t'i takojmë edhe indivitët e fundit të shqiponjës së maleve, mbase e dimë shumë mire që kjo specie tanimë është duke u zhdukur së bashku edhe me cingërimën e natës, thëllëzën e gurit, zvarritësin e mureve'', thotë Ramadani. Ai shprehet se ''Finch'' ka pesë vite që e ka vrojtuar vetëm një individ të zvarritësit të mureve ''tichidroma murana''. Sipas tij, në grykën e Lumëbardhit të Prizrenit ka mbetur vetëm një çift nga ky lloj. Po ashtu, ai shprehet se të rrezikuara janë edhe gjeli i malit, pulë-egra, çapka e natës, mbreti i shurtës, qyqja, huti shqiponjë, pupëza, mëllenja e gurit, tusha blu, mëllenja qafore, stërqoka sqepkuqe, stërqoka e malit, etj. Gjatë pushimeve verore kemi zakon të organizojmë kamping malor të quajtur ''Limthi'' ku tanimë ky kamping është përgatitur t'i mirëpresë dashamirët e maleve, thotë Ramadani. Ndër më të rrezikuarat mbetet shqiponja e maleve (golden eagle-aquila chrisaetos) ku kanë mbetur vetëm edhe pak çifte të këtij lloji. Me një përgjegjësi të madhe kisha me theksuar këtu se kanë mbetur vetëm edhe katër çifte të tyre anë e kënd parkut ''Sharri'', është për të ardhur keq mbase këtë e kemi në flamurin tonë si simbol kombëtar. Të gjuash shqiponjen me çifte është njëjtë sikur të kishe qëlluar flamurin kombëtar, thotë Ramadani.
Duhen mbrojtur Ligatinat ''Finch'' gjithashtu bën edhe manifestimin e ditëve të rëndësishme të mbrojtjes së natyrës: Dita Botërore e Zogjve Shtegtarë, e cila mbahet në javën e dytë të muajit maj, Dita Botërore e Ligatinave, e cila mbahet çdo vit me 2 shkurt, Dita Botërore e Harabelëve, e cila mbahet me 20 mars dhe kur për herë të parë ''Finch'' do ta organizojë këtë në Kosovë.