Zjarri i Ditës së Verës, ç'kuptim ka !
Lexuar 1841 here
nga Azem ParllakuZjarret e vitit, për mbarësi e pjellori në bujqësi e blegtori, janë shumë të njohura ndër shqiptarë, e jashtë këtij konteksti nuk ka mbetur as zona jonë.Zjarret si rite për pjellori, për shtesë prodhimi, për mbarësi në familje, i gjejmë drejtpërdrejtë a tërthorazi pothuajse në të gjitha rastet, po këtu do të kufizohemi vetëm në lidhje me rite që kanë të bëjnë me ndezjen e zjarreve në pragun e Ditës së Verës.
Zjarret e Ditës së Verës, ose kujtimet mbi këto zjarre i gjejmë në mënyrë shumë të afërt në të gjitha katundet, në ritualin e tyre të plotë edhe pse, në ditët tona dhe në shumicën e rasteve janë kthyer në lojëra fëmijësh.
Si komponente kryesore në ndezjen e zjarreve kolektive, fisnore, në bazë shtëpie a në bazë lagjeje për, Ditën e Verës, për Shëngjergj, e ndonjë festë tjetër, janë dëllinja (përcja) dhe kashta prej, misri a thekre.
Djegia e kashtës në këto zjarre nuk është një gjë e rastit; në kohën kur këto rite ishin më të plota, ajo ka pasur një kuptim e një rëndësi të veçantë.
Sipas dëshmive, më tepër zjarre ku digjej dhe kashtë ndizeshin Ditën e Verës e për Shëngjergj.
Më tepër zjarret e Ditës së Verës ndizeshin në kopsht, në oborr, në arë, por ndodhte që të ndizeshin edhe në kodra. Ka rëndësi fakti që këto zjarre duhet të ndizeshin me doemos në tokën e fisit. Siç dihet kopshti, në natyrën e tij, ruan shumë forma të bujqësisë arkaike, pra ruheshin më tepër edhe rite e zakone në lidhje me mbledhjen e bereqetit e prodhimet e kopshtit. Pikërisht në kopësht gjejmë më tepër dhe zakonin e ndezjes së zjarrit ritual, për Ditë Vere.
Është e ditur se këto zjarre në origjinë kishin qëllim t’i jepnin fuqi diellit e pastaj dielli t’i jepte forcë prodhimit të ri bujqësor. Në përgjithësi, këto zjarre kishin të bënin me ripërtëritjen e natyrës, të bimësisë në këtë stinë.
Djegia e kashtës, zjarret në kopshte, hedhja e hirit në vazhdim, kanë një kuptim simbolik të veçantë, kuptim që në popull ka humbur me kohë.
Këtu digjet ajo pjesë e kashtës (bykut) që përbën shpirtin e drithit. Po të hidhemi në kuptimin që kësaj i jepej në lashtësi kemi të bëjmë me djegien e hyjnisë së drithit me qëllim që ajo të ringjallej e të ripërtërihej me anë të hirit të saj.
Pra kjo bëhej me qëllim që forca e hyjnisë së ringjallur të kalojë nëpërmjet hirit në bimësinë e re që ta fuqizojë atë për të dhënë prodhime të mira vitin e ardhshëm.
Një veprim mjaft interesant, në lidhje me sa u tha më sipër, është dhe ndezja e kashtës së bërë deng e sjellja e sa në ajër në formë rrethi. Këtë zakon të qartë e hasim shumë rrallë, por që bëhej Ditën e Verës. Ky rit quhet «Dalinat e verës». Për të bërë këtë merrej kashtë misri, gruri a thekre; në mungesë të këtyre të fundit mund të merrej dhe fier ose dushk.
Bëhej lidhja e saj ne formë dengu, lidhej me thupër, dengut i lihej një bisht i gjatë për ta mbajtur kur të sillej rreth kokës.
Këto shtëllunga kashte ndizeshin në të dy anët në një majë kodre dhe aty silleshin rreth kokës duke thirrur «Dalinat e pranverës"». Në kodrat më të dukshme të katundit delnin bashkë gjithë familja, gjithë fisi apo gjithë lagjja. Aty ndiznin dalinat dhe hynin në garë se kush do t’i bëjë ndezjet më të mira.
Në këtë rit, kemi të bëjmë me formimin e rrotës së zjarrtë diellore, fenomen që e ndeshim edhe në popuj të tjerë të Evropës, por në mënyra e variante të ndryshme. Ky veprim në fund të shek. XIX e në shek. XX gjendet si lojë për argëtimin e fëmijëve dhe të të rinjve, por në lashtësi natyrisht ka pasur kuptimin e formimit të diellit të zjarrtë në lëvizje dhe bëhej si një veprim magjik për t’i dhënë atij fuqi. Pra këtu kemi të bëjmë drejtpërsëdrejti me kultin e diellit e lidhjen e tij me pjellorinë në bujqësi, nëpërmjet demonit të drithit, kashtës që, në thelb, simbolizon hyjninë e drithit e lidhjen e saj me diellin, aftësinë e saj për të marrë prej andej forcën që t’ia japë prodhimit të ri bujqësor.
Të tilla rite të lashta e kanë rrënjën, shkakun te nënshtrimi i njeriut ndaj natyrës, ndaj kushteve meteorologjike të mira a të këqija, si shi, breshër, të ftohtë, fortunë, ngrohtësi e madhe etj., të cilët në radhë të parë ushtronin ndikim mbi prodhimtarinë bujqësore. Pra, këto synime që bujku në një kohë të lashtë nuk mund t’i arrinte me mjete reale, mundohej t’i realizonte me veprime fantastike, prej nga lindën dhe rite të tilla.