Dita e Verës, festë mbarëshqiptare!

Lexuar 489 here




nga kallabak.com
Dita e Verës është një festë me origjinë të lashtë. Ajo është festë arbëreshe e trashëguar në veçanti nga qytetarët e VALM-it Elbasanit (Skampa e lashtësisë) dhe festohet më 14 mars.
Festimi kryhet në nderim të natyrës së bukur shqiptare dhe bimësisë që merr jetë në këtë datë. Tanimë kjo festë është bërë edhe ditë kombëtare pushimi.
Ndonëse kjo ditë vazhdon të ruhet dhe festohet madhërishëm në qytetin e lashte te (VALMIT) Elbasanit, ajo është festë e të gjithë shqiptarëve.
Më 13 mars njerëzit marrin një tufë të vogël bari të njomë bashkë me rrënjët dhe dheun, që ta kenë në mëngjesin e datës 14 Mars në shtëpi. Ky zakon i lashtë ruhet dhe festohet jo vetëm në Elbasan po edhe në Dibër, Strugë e Prespë.

Dita e Verës ishte dita e fillimit të vitit sipas kalendarit shumë të lashtë të shqiptarëve, pra një ditë që kremtohej shumë shekuj para se të lindte krishterimi. Ajo kremtohej me 1 Mars të kalendarit Julian, ditën e parë të vitit të ri (sipas kalendarit Gregorian, "14 Mars") Ajo ishte një festë mbarëshqiptare, që kremtohej si në Veri edhe në Jug, por me nuanca të ndryshme, sipas krahinave.


Për lexuesit e webit, sjellim një Lirike Popullore që këndohet enkas për këtë ditë.

Pouha çiel ni kumbull

Pouha çiel ni kumbull,
e ka doal pranvera,
o Dilber i doadës,
boll rrajte beqoar.

Boll rrajte beqoar,
gjoal e pa martaue,
se ma kie kostumin,
oakëll pa u shtaue.

Pouha shlue gjërshaja,
o loapat njer n’tuok
ori Lulie zuëja boll rrajte devuëjkë.

Boll rrajte devuëjkë,
cauco pa martaue,
se ma kie dukoatin,
o oakëll pa e shtaue.
.