TURAJ (Vështrim i shkurtër mbi historikun e tij)
nga Gani Adem Dalipi (Allaraj )Fshati Turaj është një ndër fshatrat më të rinj të krahinës së Topojanit.Fillimisht në këto pllaja të larta u ngjitën me stane, blegtorët e shquar Topojanas (të cilët kishin deri në 20 000 krerë dele). Pas qëndrimit gjatë stinës së verës në bjeshkë, ndërsa deleti nisnin dimrit në drejtim të vendeve të ulta si Selaniku më herët, apo Durrësi dhe Myzeqeja më vonë, vetë banorët zbrisnin në Topojan dhe kalonin dimrinnë shtëpitë e tyre, pasi moti ishte më i ngrohtë poshtë në fshat. Ndërkohë, me kalimin e viteve, duke parë vështirësitë e shumta në lëvizjen e njerëzve dhe mjeteve të jetesës, filluan përpjekjet e para për qendrimin në Turaj edhe gjatë dimrit. Ka të dhëna se fshati Turaj ka qenë i banuar shumë herët, gjë e cila vërtetohet dhe nga rrënojat që gjenden edhe sot në këtë fshat.Poshtë lagjes së“Sulës Llahit” nga Lera e Madhe e deri tek mulliri në Lenishtë duken qartë themelet e rrënojave të vjetra.Ndërsa afër mullirit shihen mirë varrezat e hershme dhe mulliri i vjetër (dëshmi kjo për ekzistencën e vendbanimeve të hershme në fshat), dhe mendohet se në këtë vendndodhje ka qenë dhe përqendrimi i banesave të fshatit. Në lidhje me emrin e fshatit, ka dy versione më të pranueshme, i pari lidhet me një emër që vjen nga Ilirishtja e vjetër (Taure-zium), dhe i dyti lidhet me një fjalë të huazuar nga gjuha sllavo-bullgare (Turi), që përshtatur në shqip do të thotë“hidh”,ose “bjer”(kjo e interpretuar sipas shprehjes që përdornin ushtarët e regjimentit bullgar, që ndodheshin në zonën e Topojanit, gjatë kohës së pushtimit Bullgar). Me kalimin e viteve,kjo fjalë“Turi”, e përforcuar nën ndikimin sllav si pasojë e pushtimeve sllave, dhe gjithashtu edhe nën ndikimin e bashkëjetesës me komunitetin sllavisht-folës mysliman të Gorës,u institucionalizua si emri zyrtar i këtij fshati. Sipas dëshmive,në vitin 1918, provën e parë të qëndrimit në Turaj, e ka bërë Shaqir Bajrami, vëllai i Dakës, paraardhës i fisit të Sulallarëve, mirëpo duke qenë se doli i vetëm dhe dimri ishte shumë i egër, aty nga mesi i dimrit u ngjiten të afermit e tij dhe e morën për ta zbritur përsëri në fshat poshtë, në Topojan, ndërkohë që edhe sot në këtë vendndodhje në Turaj, përmendet “Kulla e Dakës”.
Më vonë, në vitin 1928,familjet e Baftjar Selimit dhe Hamdi Shabanit qëndruan
edhe gjatë dimrit në Turaj, dhe kështu këto dy shtëpi njihen si banorët e parë
të përhershëm të këtij fshati. Më pas, në vitin 1931 qëndruan në Turaj edhe 12
familje të tjera, pastaj nga viti në vit shtohej numri i familjeve tëfshatit.
Stanet e blegtorëve Topojanas u kthyen në shtëpi, kuptohet pa ndonjë plan
rregullues, duke formuar një fshat tipik shqiptar, ndryshe nga shumë fshatra të
tjerë, edhe pse shqiptar, mënyra e formësimit të të cilëve është
Bullgaro-Maqedonase.
Konsulli Rus Jastrebov, i cili kaloi nëpër fshatrat e krahinës së Topojanit aty
nga fundi i shekullit të 19-të, në librin “Stara Serbia i Albania” përmend një
familje fisnike Topojanase (pasardhësit e të cilës më vonë i përkasin fshatit
Turaj), Oxhakun e Iljaz Agës. Gjitheashtu ne shtepin e Sules Llahit dhe me vone
te djalit te tij Dalipit u ruajt Fermani (Dekreti) i lëshuar nga Sulltan Murati
III-të, në vitin 1585 me kërkesë të Kryeministrit të Perandorisë Osmane,
shqiptarit Topojanas “Koxha Sinan Pasha”, i cili në mënyrë ekskluzive
përjashtonte nga detyrimet Topojanin dhe fshatrat përreth.
Mbiemrat më të përdorur në fshat janë
Allaraj,Miftari,Sulaj,Daci,Musaj,Ismaili,Kordhaku, Sahitaj dhe mbiemra te nje
familje si Qehaja,Shpata dhe Kadria.
Puna ishte e përqendruar nëdy drejtime kryesore, në blegtori dhe më pak në
bujqësi. Turjanët njihen si blegtorë shumë të zotë, ata janë mbarështuesit më
në zë të deles rudë, një rracë dele e njohur si “Ruda Lumjane”shumë e njohur në
të gjithë vendin, ku nga vitet e fundit fshati numronte mbi 6500 dele, 700 lopë
dhe rreth 200 kuaj.
Kolektivizimi i bujqësisë përmes represionit nuk bën përjashtim dhe për këtë
fshat tejet malor, dhe si rezultat i tij, më 22 janar 1967 formohet kooperativa
bujqësore Turaj, me Kryetar Tafë Imerin dhe Nënkryetar Arif Kadria, ndërkohe u
krijuan tri brigada bujqësie (me drejtues Gani Daci, Jonuz Jaha, Ahmet Nurishi)
dhe një blegtorie (me drejtues Shukri Xheviti), dhe Kryetar të Këshillit
Popullor Hamza Ramadanin.
Pati përmirësime në fushën e shëndetësisë, filluan të ndërtoheshin shtëpi të
reja, filloi të funksiononte qendra e kulturës dhe kështu pati një zhvillim të
jetës social-kulturore në fshat.Mirëpo, dështimet e njëpasnjëshme ekonomike të
sistemit socialist të kohës, sidomos në fushën e blegtorisë, i cili prekte më
tepër fshatin Turaje vështiresoj tej mase jetesën e banorëve, ku vetëm në sajë
të florës së pasur me një shumëllojshmëri bimësh medicinale dhe punëve sezonale
në zonat e ulëta,ata arriten tu bënin ballë vështirësive ekonomike të kohës.
Jehona e proceseve demokratike, megjithëse u ndje me vonëse, u përqafua shumë
shpejt, sa në Prill të vitit 1991 fshati Turaj ndahet kooperativë në vete, dhe
për ironi të fatit Kryetar i kooperativës që po shpërbëhej ishte Imer Tafë
Allaraj,djali i Kryetarit të parë të saj.Nuk zgjati as tre muaj dhe gjithëçka u
shemb aq shpejt sa nuk besohej, por me një qytetari për tu admiruar Turjanët
ndanë pronën që deri atëherë quhej e përbashkët dhe pa as më të voglin
konflikt,çdo banore u ri-kthye në pronën e tij.
Duke punuar fort, dhe në mënyrë të pa-shembullt,banorët e Turajt, me emigrim
dhe blegtori përmirësuan gjendjen ekonomike dhe filluan lëvizjen e lirë.Të
edukuar me parimet e shenjta të pronës, ata u vendosën dhe vazhdojnë të
konsolidohen çdo ditë e më shumë kudo që sot kanë migruar dhe jetojnë në
harmoni me komunitetin vendas, në rrethinat e Tiranës,kryesisht Farkë,Sauk,Q.Studenti,Breg
Lume dhe Paskuqan,etj.
Në harkun e pesë viteve, fshati ngeli me më pak se 20 shtëpi.Turjanët nuk e
harrojnë vendlindjen e tyre, dhe një pjesë shumë e madhe shkojnë për pushime,
ndërsa një pjesë për të mbledhur bimë medicinale,apo për të bërë ndonjë punë
tjetër në ndihmë të ekonomisë familjare.
