Shishtavecarja që synon majat në tregun muzikor

Lexuar 2273 here




nga kallabak.com
Edhe unë si çdo femër e re kam idhujt e mi, më shumë ato ndërkombëtare, por edhe Bebe Rexha, Rita Ora janë inspirim për mua. Ende pa ardhur në skenë me këngën e parë e cila është në duet me reperin e njohur Getinjo, këngë dhe klip që për pak ditë ka shkruar afër 1 milion shikimi, ajo u quajt një “Bombë”.

Por asgjë nuk ka kënduar në këtë këngë çfarë do të pritet nga këngëtarja e re Baby G, ku në rrëfeimin e saj për “Bota sot”  ka treguar, se nga e ka marrë këtë nikname.
Ka prezantuar emrin e saj të vërtetë, ku jeton ajo dhe cilat janë femrat e njohura që inspirohet vajza seksi që sapo ka trokitur në tregun muzikor shqiptar duke zgjedhur sipas saj më të mirët Zzap & Chriss.

“Bota sot”: Në fillim komplimente për këngën, dhe na thuaj pse me Getinjon e jo me ndonjë reper tjetër?

Përshëndetje, së pari faleminderit për komplimentin, e sa i përket bashkëpunimit menaxhmenti im ka vendos që kënga ime e parë të jetë me Getinjon me të cilin ka qenë kënaqësi për mua të punoj me Getinjon.

“Bota sot”: Baby G, po emri i vërtetë si është? E nga kush e ke marrë këtë nickname?

Emri im i vërtetë është Gordana Kingji, dhe nicknami ka ardhur nga shoqëria sepse kam vallzuar në një grup dhe kam qenë më e reja, e më thirrnin “baby”, pastaj pasi që isha pak energjike me thirrnin “babygee”, kështu më ka mbetur.

“Bota sot”: Të pëlqeu kur mediat folën për ty duke të krahasur me një bombë që po vjen, pa ardhur ende në skenë?

Ishte një ndjenjë e mirë, shpresoj që si kam zhgënjyer me projektin tim të parë.

“Bota sot”: Je kthyer për të jetuar në Prishtinë, për shkak të muzikës, apo jo? Ku jetoni?

Unë jetoj në Angli jam “british citizen”, por kam ardh tani në Prishtinë për të ndjekur ëndrrën time, të bëhem një artiste që të sjell këngë të mira për publikun.

“Bota sot”: E do ta braktisje vendin ku jeton për shkak të karrierës muzikore?

Po aty ku punon edhe aty qëndron, deshe apo s’deshe duhet ta braktisësh.

“Bota sot”: Ka Baby G një idhull shqiptar apo të huaj, që sado pak do t’i afrohesh asaj?

Edhe unë si çdo femër e re kam idhujt e mi, më shumë ato ndërkombëtare, por edhe Bebe Rexha, Rita Ora janë inspirim për mua.

“Bota sot”: Më duket se nuk të pëlqejnë krahasimet me femrat e tjera sidomos ato shqiptare?

Jo që nuk i dua, por unë jam Babygee, nuk dua të jem kopje e dikujt dhe të më krahasojnë me dikënd nuk i nevojitet tregut shqiptar edhe një artistë e njëjtë.

“Bota sot”: Ti ke kënduar më parë apo kjo është kënga jote e parë?

Unë kam kënduar covera dhe vazhdoj të vallzoj vallzim modern me vite, kjo këngë është e imja e para.

“Bota sot”: Po të pëlqen apo të vjen keq kur të thonë se ke stil më të bukur dhe kërcen më bukur se sa këndon? Ka ndodhur këto ditë të të thoje dikush kështu?

Unë ende s’kam kënduar ashtu si duhet..(Qesh). Projekti ka qenë i Getinjos, unë jam veç bashkëpunëtore edhe kam pak problem me shqipen e duhet ta mësoj më shumë.

“Bota sot”: Po komentet në rrjetet sociale ose poshtë klipit i shikon?

Direkt jo, në komente me “fake acounts” u kënaqen duke shkruar..(Qesh). Unë jo, menaxhmenti im po, ata më tregojnë më pas.

“Bota sot”: Ke bërë kontratë me Zzap & Chriss kjo do të thotë se me të tjerë producentë nuk do të bashkëpunosh kurrë?

Po unë kam kontratë me Zzap e Chris dhe s’dua të punoj me dikënd tjetër, se s’ka më të mirë.

“Bota sot”: Ka nisur të mendohet projekti i rradhës, sërish duet apo solo?

Hmmm..Ka edhe duete edhe solo, shpresoj të ju pëlqejnë. Ju dua shumë unë Babyge.
.