Gazetarët nga Gjermania, Shishtaveci kemi çfarë të themi
Lexuar 1201 here
nga Kallabak.com
Në kuadër të "Udhëtim zbulimi për përfaqësuesit e shtypit dhe medias gjermane në rajonet më të bukura të Shqipërisë", me nismën e GIZ Abania, gazetarë të 14 mediave të shkruara dhe televizive gjermane si; TV Euronews, Huffington Post, Thuringer Nachrichten , TAZ/Tageszeitung, Suddetsche Zeitung, Passauer Neue Pres, Bayrischer Rundfunk/broadcast, Wanderfreak , Franfurter Algemanie, AGEG, Tourguide, Dolmetcher, NTA , vizituan Parkun Natyror Korab-Koritnik.
Pjesë e turit ishte dhe zona e Shishtavecit, ku gazetarët nga Gjermania u njohën me bukuritë dhe vlerat natyrore, kulturore, etnografike, kulinare dhe artistike të zonës.
Pranë Pikës së Kalimit Kufitar Shishtavec-Krushë/Kosovë, aty ku do të ngrihet Qendra Turistike Shishtavec, si dhe në lartësitë e bjeshkës së këtij fshati, u rezervua pritja e grupit të punonjësve të medias Gjermane, teksa vendasit patën rastin të promovojnë shumë nga pasuria kulturore dhe ajo natyrore.