Klasa e 11-të zgjedh të pushtojë Kallabakun

Lexuar 1015 here




nga Kallabak.com
Java që lamë pas ishte impenjative për nxënësit e Shkollës së Mesme të Shishtavecit, veçanërisht për ata të klasës së 11-të.
Ata kurorëzuan me sukses mbylljen e vitit shkollor, kështu që, dita e Premte ishte programuar si një shëtitje shplodhëse në ajrin e pastër të natyrës.   Nxënësit së bashku me mësuesit e tyre zgjodhën të ngjiten deri në majën e malit Kallabak, ku përveç bisedave të lira, lojrave të ndryshme sportive, nxënësit organizuan edhe një "barbeky", ku shijuan ushqimin e përgatitur nga ata vetë.   Kallabaku është mal shkëmbor, ndërsa nën këmbët e tij, nusërojnë pllajat plot lule, ujra dhe bar 1400-1500 metër mbi nivelin e detit. Në majën e Kallabakut takohen kufijtë e tre shteteve, dy prej tyre shqiptare Shqipëri dhe Kosovë, ndërsa tjetri po me shqiptarë Maqedonia.
  Të ngjitesh në Kallabak, është relativisht e lehtë, përjashtim bën pjesa lindore e tij, nga ku për të kapur majën është paksa e vështirë. Në periudhën Tetor-Prill, mali nuk e heq gëzofin e dëborës, teksa muaji më i preferuar për t'u ngjitur në shpatet e tij, mbetet muaji Qershor. Nëse ke provuar të shkosh deri këtu në majën e Kallabakut, syri i vëmendshëm ka rrokur peisazhin mahnitës, i cili nuk është gjë tjetër vecse një vallëzim i Alpeve, Sharrit dhe Korabit, rit ky i mocëm sa vetë Toka.   Ky eskursion ishte një falenderim për përgjegjësinë që ndjenë këta nxënës, për punën që zhvilluan gjatë vitit shkollor dhe për rezultatet e arritura në proçsin mësimor.
.