Novosejasi në Marsejë, sfidon tifozin francez

Lexuar 811 here




nga Kallabak.com
Ndërsa, në mbrëmje jemi mbërthyer përballë ekranit, nga emocionet kur Kombëtarja Kuqezi e futbollit do të garojë me atë të Francës, kurrësesi nuk duhet të mos emocionohemi edhe nga garat e tifozerive të dy përfaqësueseve të fushës së blertë.

Novosejasi Qamil Noka, sfidon tifozin dhe ruajtësit e rendit në Marsejë, duke i'u bashkangjitur 24 mijë tifozëve të kombëtares Kuqezi, të cilët do të mbështesin protagonistët e fushës së blertë.

Me mijëra futbolldashës nga Shqipëria dhe Diaspora, janë mbledhur në Marsejë, aty ku u shpalos hapja e këtij Flamuri gjigant prej 11 mijë m2,  organizim i cili pritet të hyjë në librin e rekordeve Gines.

Duke u nisur nga loja dhe rezultatet e ndeshjeve të fundit të kombëtares së futbollit, pse të mos të shpresojmë, të paktën për një barazim. Kuptohet, nuk do të jetë e thjeshtë, Franca është vend organizator i këtij Europiani, dhe luan në tokën e vetë. Ne jemi me çunat e kombëtares, pavarësisht rezultatit.      
.