Gjallica, emërtimi sipas burimit vendas

Lexuar 890 here




nga Kallabak.com
Në gjysmën e parë të shekullit XVII u quajt Mali i Galijes.
Në Lumë tingëllon në formën G(j)alliçe ku G(j) fonetikisht me gjasa paraqet një fazë të ndërmjetme të ndërrimit G :GJ, diçka midis G-ës dhe GJ-ës.
Malësorët e Tropojës e përmendin me emrin Galica.
Në Has e quajnë Galliçja.
Ndërsa në Gorë e quajnë Gallaiç dhe Gallaçec.
Në fjalorin Enciklopedik Shqipëtar quhet Gjallica e Lumës.
Kuksianët e sotëm e artikulojnë në formën Gjalica.
Sa i takon etimologjisë emërtimi i takon burimit vendas dhe lidhet me fjalët: gjallë, gjallesë, gjallërim, jetë.  
.