Reagimi i Dokles dhe çfarë u kërkon intelektualëve Novosejas!
Lexuar 887 here
nga Kallabak.com
Teksa në website kallabak.com u publikua, një shënim i shkurtër rreth librit "Novosej (Monografi e plotësuar) me autor Avdi Noka, në postën tonë elektronike erdhën një sërë mesazhesh inkurajuese, ndërsa nuk munguan edhe komentet, disa prej të cilave me frymë kritike, por gjithësesi të vlefshme.
Në komentin e tij, Elmaz Dokle autori i librit "Borje dhe Borjanët", një monografi e cila është pritur shumë mirë nga bashkëpatriotët e autorit, por dhe nga studiues të kësaj fushe, teksa nuk kanë munguar dhe zërat kritik, deri dhe në shtypin e shkruar, në lidhje me një "keqinterpretim", sa i përket origjinës dhe të shkuarës së fshatit Novosej.
Ja çfarë shkruan Dokle në komentin e tij.
"Librin në fjalë e kam lexuar me laps në dorë. Urime të përzemërta autorit të librit "Novosej (Monografi e plotësuar)". Unë si autor i librit "Borje dhe Borjanët", për autorin Avdi Noka, kam një vërejtje dhe një falenderim, ndërsa novosejasve u kërkoj ndjesë, lidhur me një keqkuptim të një gojëdhëne të cituar nga Unë.
Vërejtja miqësore i shkon atij për faktin, se në kapitullin njerëz të shquar të fshatit Novosej, përmend pa lidhje disa shishtavecas, ndërsa nuk përmend njerëz të shquar të fshatit të vetë.
E falenderoj zotërinë në fjalë, sepse ai në fund të librit në vend të Epilogut merret me Mua, dhe librin tim "Borje dhe Borjanët", e duke u rrekur kështu të më denigrojë, më bën reklamë falas. Së fundi, lidhur me citimin nga ana ime të një gojëdhëne të ndigjuar nga i ndjeri Tefik Ramadan Roçka, citim të cilin nuk e kam bërë për të hamendësuar diçka lidhur me prejardhjen e novosejasve, aq më pak për të ofenduar atë popull fisnik, por për të cekur diçka lidhur me shtrirjen gjeografike të fshatit Borje në dy territore, ku në mes Kodrës së Borjes dhe Kallabakut është Novosej (Katundi i Ri, që është pagëzuar me këtë emër nga të parët tanë).
Për këtë pavarësisht kontekstit, ku dhe si është përdorur gojëdhëna e cituar nga Unë; Të gjithë novosejasve që mund të ndjehen të lënduar nga ky keqkuptim, u kërkoj ndjesë. Kurse
"uleman" (intelektualët) e fshatit e "këshilloj", që të ndriçoj me fakte dhe dokumente arkivor historinë e fshatit Novosej, si pjesë e pandarë e Zhupës, Nahijes, Krahinës, Komunës, Lokalitetit të Gorës. Për këtë do të kenë bashkëpunimin tim dhe borjanëve të tjerë, Respekte!".