Mësues Abedini, shpalleni sheshin para kësaj kabine, në shesh të festave dhe tubimeve

Lexuar 820 here




nga Azem PARLLAKU
Dje në drekë mësuesi në pension Abedin Noka, në llogarinë e tij virtuale ndau me miqtë e Tij, tre foto të të njejtit objekt, i cili me gjasë është kabina e komandim-kontrollit, të tensionit, që minimalisht duhet të jetë i listuar si objekt i rëndësisë së veçantë.
Dikush nga komentuesit përmendi ustain Avdulla Nebi Mata, që ka ndërtuar objektin, teksa nuk na kujtoi vitin (Kur?) Mbase duhet të kenë qenë vitet '70 të shekullit të kaluar.
Çuditërisht, objekti më i rëndësishëm për të paktën 11 fshatra me diku 5 mijë banorë, është ai më i lëni pas dore, e më keq ende, përbri tij ecin çdo ditë pushtetarë, shkollarë, pse jo secili nga ne që po i lexon këto fjalë, mëse njëherë kemi kaluar aty.

Në komentin e tij, mësues Abedini me të drejtë shkruan: "Unë gjithë problemet i kam me OSHEE (Operatori i Shpërndajes së Energjisë Elektrike), mbasi një herë në muaj zbresim në Kukës për të paguar faturën, e bashkë me faturën edhe biletën e udhëtimit, kafenë, helbete dhe ndonjë drekë".

Ndonëse, rastësisht dhe i stresuar mbasi energjia elektrike, nuk dihet kur vjen dhe kur ikën, ritual ky, tashmë tabu, Noka më tej komenton: "Unë nuk u afrova mbasi në derë qëndron varur tabela; Kujdes tensioni i lartë! Tek kjo kabinë, mbashtrojnë lopë, dele, pela, qen, sorra e ku di Unë, ndaj thuhet (Thika në kabinë ra)".

Po more mësuesi im i gjuhës dhe letërsisë, nuk kam çfarë i shtoja komentit Tuaj, teksa fotot flasin vetë.
Por pse, Jo!
Meritore për të hyrë në librin e rekordeve, nëse nga kjo "kabinë", kryhet komandë-kontrolli i tensionit elektrik.
Ironikisht, përbri saj më shumë se kudo tjetër kanë kaluar e kalojnë, ish-të pushtetshmit dhe të pushtetshmit, gjimnazistët/et, e djeshëm dhe të sotmit, pra "grupmosha" më e përdorur si "koperturë" e sa e sa tubimeve elektorale, festave lokale dhe atyre të shtuara rishtas.

Pse Jo, i bëni thirrje pushtetarëve, popullit aty, që çdo "event" të tyre për të cilin ata kërkojnë mbështetje; paradat me flamuj, me veshje popullore, me curle/lodër, le të bëhen këtu.
Ndryshe i bojkotoni, mbasi keni arsye përse e bëni.
Le të bëhen këtu, pse jo është baraslarguar nga dy kryeqendrat e banimit, terreni është i përshtatshëm, Natyra më grishëse me panoramën e saj.
.