Bijtë e Shqipes, nderohet Parllaku
Lexuar 2435 here
nga Kallabak.com
Në Philadelphia të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sapo është mbyllur viti shkollor 2015-2016, në Shkollën Shqipe "Gjuha Jonë", ku mësojnë 350 nxënësit e komunitetit shqiptaro-amerikan.
12 vjet më parë, në emër të Gjuhës Shqipe, Flamurit dhe Atdheut, u ngrit kjo faltore e vogël, me emrin Shkolla Shqipe "Gjuha Jonë", ku derdhet mund dhe përkushtim, për t’u shërbyer fëmijëve të emigrantëve shqiptarë.
Në këtë shkollë me një mesatare prej 50 nxënësish në vit, një rëndësi e veçantë i kushtohet mësimit të gjuhës shqipe dhe historisë së kombit shqiptar.
Pa pritur nga qeveritë shqiptare apo amerikane, vetë komuniteti i shqiptarëve në Philadelphia, ka punuar fort për t'a çuar shkollën dhe mësuesin sa më afër fëmijëve, duke shfrytëzuar të plota ditët e shtuna dhe të diela, dhe të premten në mbrëmje.
Nën kujdesin e Shoqatës Atdhetare-Kulturore Shqiptaro-Amerikane "Bijtë e Shqipes", ceremonia e mbylljes së vitit shkollor për nxënësit e Shkollës Shqipe "Gjuha Jonë", u konceptua si një festë mbreslënëse, njëherësh dhe si një tubim i shkëmbimit të mendimeve, duke u fokusuar në përvojën e deritanishme, sakaq dhe në synimet e së nesërmes.
Novosejasi Korap Parllaku, ishte ai që me propozimin e komunitetit të prindërve, nxënësve dhe mësuesve, u nderua nga Shoqata "Bijtë e Shqipes" me Çertifikatën e Mirënjohjes, për kontributin e dhënë sa i përket krijimit të kushteve dhe mbarëvajtjen e proçesit mësimor në Shkollën Shqipe "Gjuha Jonë" në Philadelphia.