Guri i Mëngjesit, më e mira

Lexuar 950 here




Me mbështetjen e Bashkisë Kukës, shoqta “ARGJIRO” në ambientet e Pallatit të Kulturës “Hasan Prishtina” çeli ekspozitën fotografike me nëntë finalistët e konkursit “Mbro dhe Promovo”.

Konkursi kishte si qëllim mbrojtjen dhe pasqyrimin e pasurive natyrore e kulturore të rajonit të Kukësit dhe Prizrenit. Pas përzgjedhjes së nëntë fotove më të mira, juria e këtij konkursi përcaktoi fotografinë fituese ”Guri i Mëngjesit“  të shkrepur nga aparati fotografik i Klodian Brahës.

Projekti ndërkufitar me temë “Të jetosh në kufi” është financuar nga Bashkimi Evropian në kuadër të programit të bashkëpunimit ndërkufitar  në trashigiminë kulturore Shqipqri-Kosovë.
.