Si ndarje e të shkuarës

Lexuar 791 here




Kjo piramidë më në jug me kurrizin e Kallabakut, është dëshmi e perdes së hekurt, që ndante jo vetëm dy shtete armike mes tyre, siç ishin Shqipëria dhe ish-Jugosllavia dhe më vonë Serbia, por dhe dy fshatra shqiptare, motrën nga vëllai, nipin nga daja e kështu me radhë.
Këto që ende quhen piramida sjellin kujtime të trishta për banorët e "brezit" të dikurshëm kufitar.
Si simbole, që ndanin në dy pjesë të njëjtin komb, po mbulohen nga harresa dhe kufiri është thjeshtë një vijë formale që banorët nuk i vënë më rëndësi, e kalojnë pa më të voglin shqetësim.
Në vijën ndarëse administrative mes tyre Shqipëria dhe Kosova kanë 3 pika të kalimit kufitar, në rajonin Gryka e Vanave-Kallabak, më konkretisht vendkalimet kufitare: Orgjost-Orqushë, Borje-Gllobocicë dhe Shishtavec-Krushë, ku përdoret vetëm dokumenti i identifikimit gjatë kalimeve të kufirit.


.