Emigrantët po vijnë, Shishtaveci si po i pret

Lexuar 1247 here




nga Bashkim BALA
Pjesa më e madhe e emigrantëve nga Shishtaveci, edhe këtë vit kanë planifikuar t'i kalojnë pushimet në vendlindje, pranë familjarëve të tyre. Nëpërmjet komunikimit të vazhdueshëm me emigrantët, kryesisht ata në Angli kemi mësuar se, 90% e tyre i kanë prerë biletat e udhëtimit dhe presin të shkojnë në Shishtavec. Janë më të paktët ata emigrantë, të cilët nuk kanë planifikuar vendlindjen si destinacion për të pushuar gjatë ditëve të verës së sivjetshme.

Ndërkohë që, oraret e rrugëtimit kanë afruar, shumë prej bashkëpatriotëve këtu në emigracion, nuk e fshehin edhe shqetësimin në lidhje me çfarë do t'u ofrojë më ndryshe nga vitet e kaluara vendlindja e tyre.
Më së shumti këto shqetësime kanë të bëjnë me; gjendjen e furnizimit me energji elektrike nga ana e OSSHE, furnizimin me ujë të pijshëm, nivelin e pastërtisë në rrugët lidhëse të lagjeve në fshat, funksionimin e sistemit të kanaleve të ujërave të zeza, furnizimin e dyqaneve dhe pikave të shitjes me materiale të konsumit sipas standarteve, pa harruar gatishmërinë e personelit mjeksor në lidhje me emergjencat shëndetësore.

Nëse i referohemi viteve të kaluara, shqetësimet e listuara më sipër kanë qenë prezente, ç'ka janë bërë shkaku, që emigrantët të ndërpresin pushimet e planifikuara dhe të largohen të paçmallur me Shishtavecin e tyre. E nëse kjo panoramë nuk ka ndryshuar, duhet pranuar që numri i pensimistëve për të ardhur në fshatin mes bjeshkëve, rritet pse Jo.

Investimi i rrugës Kukës-Shishtavec, natyrshëm që e lehtëson dhe e bën më komode mbërritjen, kurrësesi nuk është vonë që të rishikohen disa nga shqetësimet prezente, e që mund të kalohen me angazhimin e vetë komunitetit të banorëve, e sigurisht dhe me mbështetjen e strukturave të qeverisjes vendore.

Tashmë ditët kalojnë dhe pushimet e planifikuara të emigrantëve po vijnë, gjithëkush nga Ne, lutemi që, ky sezon të jetë mbreslënës, mbasi vetëm nëse do të jetë i tillë, do t'ia kthejë ato pak ditë të mbushura dhe të bukura Shishtavecit. Nëse shumëçka nuk do të jetë, të paktën siç duhet, atëherë vitin tjetër do të ketë më pak pushues.
Uroj që kjo e fundit të mos ndodhë.
.