Kujdesi për varrezat shembull i mirë
Lexuar 926 here
Kanë qenë një grup nga të rinjtë e fshatit Novosej, ata të cilët u organizuan vullnetarisht për pastrimin e parcelës së varrezave të këtij fshati. Parcela në fjalë e cila ndodhet në veri të qendrës së banuar, u rrethua para disa vitesh, ndërsa këto ditë, të rinjtë u përkujdesën për pastrimin e saj, nga shkurret, barërat e tepërt, si dhe prerjen e disa pemëve të panevojshme.
Organizatorët e këtij aksioni, thanë që në ditët në vazhdim, do të riparohet edhe gardhi rrethues i varrezave, në ato vende ku ai është i dëmtuar. Siç thonë ata, në këtë parcelë u është pamundësuar hyrja e bagëtive, të cilat deri para pak vitesh lëviznin lirshëm aty. Ndërsa pemët të cilat u prenë, mbasi ishin të panevojshme, u përpunuan si dru zjarri, e u dërguan për t'u përdorur gjatë stinës së ftohtë, në Shkollën 9-vjeçare "Beqir Hamza".