Konkurs për krijimin më të mirë

Lexuar 490 here




Portali kallabak.com duke filluar nga dita e sotme, deri me datë 25 Gusht 2016, shpall konkursin për krijimtarinë më të mirë autoriale.
Në këtë konkurs do të marrin pjesë të rinj të moshës 14-21 vjeç, të cilët do të garojnë, për të qenë fitues i njërit prej tre çmimeve, që do të shpërndajë website. Konkurentët domosdoshmërisht duhet të kenë lindur, ose e kanë origjinën familjare nga zona për të cilën website shërben.

Vlerësimi i konkurentëve do të bëhet nga Juria me këtë përbërje;
1. Azem PARLLAKU
2. Abedin NOKA
3. ELmaz DOKLE

Krahas vlerësimit që do të bëjë Juria, do të konsiderohet edhe lexueshmëria krijimtarisë në rrjetet sociale, ku Portali shpërndan dhe shpërndahet.

Të gjitha krijimet do të publikohen në website, ndërkohë që çmimet për tre fituesit do të jenë;
Çmimi i I-rë 5000 lekë
Çmimi i II-të 3000 lekë
Çmimi i III-të 2000 lekë


Tema e krijimtarisë e lirë, sipas dhuntisë dhe pasionit të konkurentëve, si ese me jo më shumë se 18-24 fjali.

Krijimin Tuaj e dërgoni në postën e website:
e-mail: info@kallabak.com
Ose ndryshe në inbox-in e kallabak.com në rrjetet sociale, ku e gjeni website.
.