Restaurohet Kroi i Madh

Lexuar 886 here




Vitin që shkoi, si rezultat i punimeve që u kryen në aksin rrugor Novosej-Shishtavec, "Kroi i Madh" i cili ndodhet në anën veriore të fshatit Novosej, u spostua disa metra më majtas, duke e humbur në njëfarë mënyre origjinalitetin e dikurshëm. Ky krua publik ka qenë ndërtuar në vitin 1963, ndërsa buron afërsisht 1 km më larg, poshtë lagjes Bazuk.

Restaurimi i Kroit i bërë nga kompania e ndërtimit të rrugës edhe përse, nuk e ka kthyer në origjinalitet atë, gjithësesi është i vlefshëm, mbasi rrjedha dhe derdhja e ujit, janë sistemuar dhe të kontrolluara në më të mirën e mundëshme.
.