Tradita popullore nëpërmjet Nibet -Muzikës (Pjesa e Parë)
Lexuar 3864 here
nga Elmaz DOKLEPara se të flasim për “nibetin”, le të shikojmë cilët janë instrumentet tradicional muzikor, që e mundësojnë ekzekutimin e këtyre melodive të zgjedhura, nga këngët tona popullore, të gëshetuara si diamante në një gjerdan, nga buron dhe gurgullon si ujvarat e bjeshkëve të Sharrit, kjo magji autentike e Gorës, që emërtohet dhe njihet si “Nibet”. “Nibeti” ynë është i ngjashëm me instrumentalen “Kaba” të Shqipërisë jugore, Greqisë veriore që përcillet me klarinetë dhe “Potporinë orkestrale” të Shqipërisë së mesme” Në nibetin tonë nëpërmjet 14 melodive të këngëve burimore të ekzekutuara me tupan e curle, vajtohet, këndohet, gëzohet për fatin e jetës tonë. Unë nuk jam ekspert i muzikës, muzikologjisë apo i etnografisë, si autor i monografisë “Borje dhe borjanët” vendosa që t`i shkruaj këto rradhë për orkestrën popullore tradicionale të Gorës, dhe orkestralen instrumentale që luhet me tupan dhe currle, e tek ne njihet si “nibet” Në krahinën etnografike të Gorës, përveç daulles, fyellit, kavallit, dajres, muzika (saz) që luhet me gojë dhe radhë ndonjë harmonikë dhe tambura, nuk janë të njohur instrumenta të tjerë muzikor popullor, tek ne po thuaj të gjitha gëzimet e ciklusit të jetës përcillen me daulle (so tupani i svirle). Për këtë dhe për faktin që sot jemi mbledhur për “Nibetfest 2016” 2 në diskutimin tim kam ndarë më shumë vend për këto dy instrumente tradicionale – Daullja dhe curla. - Daullja (tupan, lodra): Akademik Vaso Tole, në librin e tij “Enciklopedia e muzikës popullore Shqipëtare“ për daullen shkruan: “Daullja është instrument muzikor popullor, që i përket grupit të instrumentave membranofon”3. Ky instrument tradicional në Gorë dhe Kosovë njihet me emrin tupan, në Shqipëri lodër ose daulle, në Srbi goç, në Bullgari bubanj. Daullja është ndërtuar nga tre materiale natyrore: 1.Rrethi i madh unazor nga druri ahut. arrës ose gështenjës. 2.Membrana prej lëkure. 3. Litari prej kërpi. Për t`i rënë daulles (për të luajtur në daulle) përdorën dy lloje shkopinjësh: - Thupra (prterc) e bërë prej shelgu dhe shkopi (çukallo) e bërë prej druri arre.
Rrethi i madh unazor (llup) është i mbyllur me lëkurë. Nga njera anë me lëkurë dhije (toni lartë), nga ana tjetër me lëkurë deleje, viçi ose e gomerëve (toni dubël i thellë). Në lëkurën e trashë luhet me shkopin e trash (Çukallo), në lëkurën e hollë me thuprën e drunjët (prtec). Lëkura dhe rrethi unazor janë të lidhur dhe të shtërnguar me litar kërpi në masën që i duhet mjeshtrit, pasi kjo lidhje shërben edhe si rregjistër timbri. Shkolla ballkanase e rrënjes së daulleve parashikon luajtjen (jo përcjelljen) e melodive. Prej së cilës me thupër mësohet gjithëçka që mjeshtri donë me tregu, ndërsa me shkopin e trash (Çukallo) theksohen vendet e veçanta të melodisë. Daullja me curlen, por shpesh edhe si solo instrumente, që kur mbahet mend kanë qenë instrumente të pazavendsueshëm në gëzimet e fshatarëve (Dasmat, synetit dhe festat e tjera si: Fitër Bajrami, Kurban Bajrami, Shëngjergji, Viti Ri, dhe festat e tjera popullore, fetare dhe shtetërore). Edhe pse fjala daulle nuk donë me thënë më shumë se një instrument, kur përmendet për rastin e dasmave kuptohet si grup muzikor, daulle dhe curle, (siqë thuhet: Për dasmën e djalit kemi kaparu dy palë daulle. Dy curle e dy daulle), Tamam, tamam daullet janë orkestër (bandë, tajfë, grup muzikor) që përcjell dasmat, kënat, synetit, në fshatrat e Gorës, kjo orkestër përbëhet nga katër instrumente, dy daulle dhe dy curle, radhë herë me katër daulle dhe katër curle “çift daulle” (E kemi bërë dasmën me cift daulle). Daullja është njeri nga instrumentët membranofon popullor nga me të vjetërit, që nuk ka ndryshuar prej qindra shekujsh, as si pamje, as nga përbërësit material prej të cilëve është ndërtuar. Thuhet se prejardhja e sajë është nga Azija, që daton thellë në erën e vjetër. Kurse tek ne ka ardhë nga Thrakija, nga mendohet se janë shkulur me dhunë protogjyshrit tanë gjatë shekujve 11-12 të erës tonë. Në shekuj daullja ka luajtur rol të rëndësishëm për të lajmëruar kohën, për të ngritur popullsin në kushtrim në rast lufte ose fatkeqësish natyrore. Më parë në anët tona popullsia nuk ka pas masivisht matës të kohës (Sahat). Edhe në ditët e sotme është evidente publikimi i vakteve të ramazanit me daulle. Në këtë muaj daullegjijët janë plotësishtë të angazhuar për të lajmëruar kur është koha e sakt për: syfyr, vaktet e faljes së mamazeve, iftarin dhe ngjarjet e tjera të muajit të shejët të Ramazanit. Çdo të premte, në ditët e mira (delenina) lodragjijët e fshatit dalin në lëmejët e fshatrave u biejnë daulleve duke i ftuar vajzat në valle, ky grup daullegjijësh nuk kanë qenë magjyp, nuk kanë pas curle, u binin solo vetëm lodrave. Para luftës së dytë botrore me daullen e fshatit, me një ritëm specifik ngrihej fshati në kushtrim kundër hajnave, përmbytjeve, orteqeve, zjarreve dhe fatëkeqësive të tjera natyrore. Çdo fshat ka pas një deri dy daullegjinjë, ata mereshin, normalisht edhe paguheshin si varrmihës, druvar, polak, tellallgjijë, bishta bërës, mbulues të plemave me kashtë e minizanate të tjera. Në Borje familja Çinari prej 4 brezash meret me këto zeje.