Vrasja në Orgjost identifikohet viktima dhe kapet autori
Lexuar 1494 here
Policia e Kukësit njoftoi se ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së shtunës në fshatin Orgjost, ku si pasojë e një sherri ka humbur jetën një 25-vjeçar. Policia thotë se ka marrë një telefonatë në sallën operative se në fshatin Orgjost, ka një konflikt mes dy personave.
Menjëherë në vendngjarje është nisur grupi hetimor ku ka rezultuar se Ismail Memishi ka plagosur thikë Mirim Hysën, rreth 25 vjeç, të dy banues në fshatin Orgjost.
I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin Rajonal Kukës, por si pasojë e plagëve të marra ka gjetur vdekjen.
Nga veprimet e para hetimore paraprakisht dyshohet se konflikti ka ndodhur për probleme hasmërie. Policia ka bërë të mundur kapjen e autorit të dyshuar i cili është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme