Çdo orë me vlerën e ditës
Lexuar 806 here
Fushata e korrjes së barit në livadhet e fshatrave Novosej dhe Shishtavec, ka kulmuar këto dy ditët e fundit, falë dhe motit të mirë që po mban.
Të konsideruara si ditët, kur çdo orë nuk duhet humbur, këto ditë të fund/korrikut vlerësohen nga më të rëndësishmet, pse jo dhe më të lodhshmet përgjatë kalendarit vjetor.
Sigurimi i bazës së thatë ushqimore për gjedhët dhe të imtat, vlerësohet si jetik për komunitetin këtu.
Vitet e fundit po shfrytëzohen mjetet e mekanizuara, që fatmirësisht po u vijnë në ndihmë fermerëve vendas.
Portali kallabak.com nëpërmjet këtij seti të fotografive, pasqyron
punën që po kryhet, ndërsa shpreh urimin për të korrat e mbara.