Vlahutin; Do t'a mbështesim Bashkinë e Kukësit

Lexuar 792 here




Kryetari i Bashkisë, Z.Bashkim Shehu priti sot Ambasadoren e Bashkimit Europian në Shqipëri, Zj.Romana Vlahutin.

Gjatë këtij takimi, Kryetari Shehu e njohu Ambasadoren me Kukësin dhe problemet aktuale me të cilat përballet Bashkia e Kukësit. Kryetari i Bashkisë e falenderoi Zj.Vlahutin për mbështetjen e dhënë nga BE përmes  një sërë projektesh konkrete në fushën e infrastrukturës lokale nga fondet IPA, në të njëntën kohë kërkoi edhe mbështetje për problemet me të cilat përballet sot pushteti vendor, si psh: Reforma territoriale, implementimi i saj, problemet e mos shoqërimit të kësaj reforme me buxhetin e nevojshëm dhe periudhën e gjatë për transferimin e kopetencave vendore.
 
Nga ana e saj, Ambasadorja Vlahutin garantoi mbështetje maksimale për qeverisjen vendore duke theksuar se: “tashmë i gjithë fokusi i BE-së do të drejtohet tek vendorët dhe me përfundimin e bisedimeve për statusin do të ndryshojë edhe pesha e qeverisjes vendore kundrejt asaj qëndrore”.

Më pas, zj.Vlahutin e vuri theksin tek mëyrat që duhet të përdorin njësitë vendore por edhe shoqatat për thithjen e fondeve të BE-së, duke garantuar asistencë në projekte.
 
Gjithashtu zj.Vlahutin tha se “shumë shpejt, në çdo bashki do punësohen specialistë për integrimin europian që do të trajnohen e financohen nga BE. Përveçse informues, roli i tyre do të jetë pikërisht përafrimi drejt objektivit të përbashkët, antarësimit të Shqipërisë në BE.

Kryetari i Bashkisë dhe Ambasadorja Vlahutin vizituan më pas ekspozitën e punimeve të artizanatit dhe atë të fotografive nga projekti “Të jetosh në Kufi”.

Takimi me të rinjtë e kukësit dhe bashkëbisedimi me ta për rreth një orë ishte edhe aktiviteti i fundit i Ambasadores Vlahutin gjatë vizitësë Bashkinë e Kukësit.
.