Tradita popullore nëpërmjet Nibet -Muzikës (Pjesa e Dytë)

Lexuar 2624 here




nga Elmaz DOKLE
Curla, (curla, cula alb.), (zurla, zurna srb)   Gojkovi?, Andrijana në librin “Narodni muzi?ki instrumenti” thotë: “Curla është instrument muzikor popullor i drunjët aerofon, që i përngjet fyellit dhe oboes”4. Gjëndet në traditën folklorike të Maqedonisë,Srbisë,Turqisë,Shipërisë dhe të shumë vendeve të tjera, me emra të ndryshëm: (ghaiti, rhaiti, shavm, mizmar….) Po ashtu përdoret në muzikën popullore të vendeve të regjionit tonë, në veçanti në Armeni, Bullgari, Azerbejxhan, Irak, Kurdistan, Kosovë, Greqi, Bosnje dhe vende të tjera të lindjes. Edhe pse shumë shpesh është në grupet rome – cigane dhe bandat tradicionale turke ajo është me prejardhje nga lindja. 
Curla më shpesh bëhet prej drurëve të arrës ose të kumbullës. Emri zurla (svirlla) ka ardhur nga fjala turke “zurna, surla”, i cili aty ka ardhur nga fjala Perse suna(j). Curla përbehet nga dy pjesë: Tubi konik dhe pipza me diskun në anën e sipërme. Curla ka 7 vrima dhe një vrimë në të majtë të anës së poshtëme, po ashtu dhe vrimat e frymës afër pjesës së poshtëme.

Orkestra muzikore tradicionale popullore (tajfa, grupi, banda):

Këta muzikant popullor, krijojnë “tajfa” (grupe, banda) me 2 deri 8 instrumentistë (ustallar), gjysma me daulle dhe gjysma me curle, normalisht vinin nga radhët e ciganëve), që punonin në fshatrat e Gorës si kovaç dhe nga vendasit njiheshin dhe emërtoheshin si “Cigan” , “tupangjije” ose “svirllagjije”. 
Edhe në ditët e sotme përmendet tajfa legjendare e Xhemos nga Glloboqica, Xhemo në curle, Xhemalia (i parë) në daulle, mjeshtri Xhemo, ka jetuar në fund të shekullit të 19-të dhe gjysmën e parë të shëkullit të 20-të, ai e ka pasuruar “Nibetin” me 4 melodi epiko-tragjike: 1.Beteja për ishullin e Kretës (1897), 2.
Lufta ruso-turke për Plevlen (1977-1878, melodija e kangës së Osman Pashës), 3. Beteja për Canakkalan (1915), 4. Vajtimi në varrin e gruas. (Kur i ka vdek gruaja usta Xhema ka improvizuar një melodi, 7 ditë pas vdekjes ka shkuar tek varri i gruas për ta vajtuar me curle).

Në të tre këto beteja kanë rënë shumë dëshmor (shehid) nga fshatrat e Gorës, vetëm në betejen për mbrojtjen e Çanakkalas kanë rënë shehid më shumë se 230 vetë nga Gora, Për t`i përjetësuar këto trima populli u ka ngritur këngë, kurse meloditë e këtyre këngëve kanë hyrë në orkestralen instrumentale që tek ne njihet me emrin “Nibet”. 
Prej Xhemës stafetën e ka marrë mjeshtri Mergjan me bijët s Mahmud dhe Fasli nga Brekinje, pas  Mergjanit në gjysmën e dytë të shekullit të 20 –të është afirmuar grupi i Musa Tocillës nga fshati Novosej, Musai në curle Xhemalia (i dytë) në daulle, ose Mahmudi dhe Isa në curle Xhemalia dhe Kujtimi në daulle. Pas Xhemës së Glloboqicës, kjo ka qenë tajfa më e fortë që ka përfaqësuar rrethin e Kukësit në festivalet folklorike kombëtare dhe ndërkomtare në Moskë, Dizhon, Stamboll, Shkup, Peking, Kojro dhe vende të tjera. Daullegjiu virtuoz Xhemali Musa Tocilla, është vlerësuar me titullin “Artist i merituar”.

Në fund të shekullit të 20-të dhe fillim të shekullit 21, djelmosha nga Gora, që mbaronin shkollat e mesme të muzikës dhe kishin dëshirë të luanin në daulle dhe curle, aritën që të krijojnë disa grupe profesionale të muzikës tradicionale që luhet me daulle dhe curle, të tillë mund të përmendim: Tajfën e Borjes me dy daulle dhe dy curle, Grupin “Braqa Memishovci” nga Oreshka, të kompletuar me dixhej dhe këngëtar, Tajfën e Crnalevës dhe tajfën e Orgjostës, që plotësojnë nevojat e tregut të Krahinës etnografike të Gorës e më gjerë.

Që është “Nibeti” ?!

Pasi diskutimi im ka temën e nibetit, këtu do të cekim vetëm ato momente ku luan rol të rëndësishëm orkestra popullore me daulle e curle. S`pari do të përpiqem që të sqaroj që është “Nibeti”   
Nibet është orkestrale instrumentale që luhet me tupan dhe curle, përbehet nga 1014 melodi të zgjedhura prej këngëve burrimore popullore të Gorës, që ekzekutohen pa prerë nga lodragjijët, sipas një rendi rigoroz, në momentet më solemne të dasmës, kënas dhe synetisë. Sipas stujuesit Nazif Dokle: Autor i fjalorit “Gorance nashinski Shqip”:
“Nibet-ot,-ov,on. Zh. v.: Nibeti –ti,-vi,-ni. Janë 10-14 melodi të zgjedhura nga këngët popullore gorane, që luhen pa prerë nga curlegjijët, sipas një rendi rigoroz, në momentet më solemne të dasmës, kënas ose synetisë”5. Studjuesi Nazif Dokle në librin “Torbeshet e Kukesit (Martesa)“, kur është fjala për nibetin shkruan:

„Nibeti i vjetër i Gorës përmban 10 melodi të gërshetuara natyrshëm me njera tjetrën që ekzekutohen (luhen) pa prerë me tupan e curle. Në nibetin tradicional janë luajtur (ekzekutuar) melodi të këtyre këngëve burimore: 1. Introdukt (taksim, hyrje) 2. Hapja e dasmës, 3. E Xhaferr beut, 4. E Xhemiles, 5. E kurbetqarit, 6. E Qerim Qehajës, 7. E Omer Agës, 8. E dhëndrit, 9. E pelivanëve, 10. E futjes së dhëndrit në gjerdek (dhomën e nuses)“6..........
Duhet të dihet nga të gjithë dhe të pranohet se repertori i Nibetit nuk është temë tabu që është vendosur një herë dhe përgjithëmonë, në botën e sotme globale evolojnë veshja, adetet, instrumentet muzikor, mentaliteti për jetën, kanë kaluar në botën tjetër ustallarët e vjetër etj, etj. Për fat të keq edhe nibeti ky visar popullor nuk ka shpëtuar nga ky fenomen. 
Tek ne në Gorë pjesë e Shqipërisë, tradita etno-popullore është ruajtur më mirë, kjo si pasojë e izolimit të gjatë e të hekurt (1948-1999) edhe nibeti ka mbetur thuajse siqë e ka lanë usta Xhema para 80 vitesh, me 14 melodi, çdo melodi zgjat 5-8 minuta, kurse nibeti i plotë që luhet para grupeve të mëdhaja shikuesish dhe dëgjuesishë shkon 1 orë e gjysëm deri 2 orë.
Ustallarët e sotëm kur duan mundet që t`i luajnë të 14 melodit nga hyrja (introdukti) deri tek elegjia mbi varrin e gruas së mjeshtrit Xhemo, por  ne dhe ustallarët duhet të kujdesemi që mos të rrëshqasim në tallava. Le të jetë ky panel dhe nibetfesti apel për mbrojtjen e traditës muzikore të nibetit, ta trashgojmë këtë visar ashtu siqë na lanë të parët tanë.






 
.