Projekt-vendimet e Këshillit Bashkiak Kukës

Lexuar 877 here




U mbajt sot mbledhja e Këshillit Bashkiak Kukës ku u miratuan këto projekt-vendime:

1.Projekt-vendim: Për dhënien e ndihmës ekonomike për muajin Korrik 2016.

2.Projekt-vendim: Për miratimin disa ndryshimeve në buxhetin e vitit 2016.

3.Projekt-vendim: Për miratimin e proçedurave për rregullimin e situatës ligjore të marrëveshjeve me truallin për objektin "Tregu Agro-Ushqimor Fruta Perimeve" Sh.A Kukës.

4.Projekt-vendim: Për transferimin e fondit për financimin e projektit "Rikonstruksion dhe mbështetje organizative për Qendrën Sociale Kukës.

5.Projekt-vendim: Për transferimin e fondit për plotësimin e kontributit lokal për objektin "Ndërtim i ujësjellësit Novosej-Kollovoz" të financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit.

6.Projekt-vendim: Për miratimin e propozimit për krijimin e fshatit Muje (Njësia Administrative Shtiqën) dhe fshatit Simon (Njësia Administrative Malzi).

7.Projekt-vendim: Për shfuqizimin e vendimit nr.22, datë 10.02.2015 të Këshillit Bashkiak Kukës.

8.Projekt-vendim: Për miratimin e propozimit për ndërtimin e mbikalimit në zonën me emërtimin "Lugu i Keq"-Bashkia Kukës.

9.Projekt-vendim: Për dhënien ndihmë emergjente për shtëpi të dëmtuara.

10.Projekt-vendim: Për miratimin e emërtesës së shkollës 9-vjeçare Cërnalevë (Njësia Administrative Shishtavec).

11.Projekt-vendim: Për nxjerrjen jashtë përdorimit të mjeteve të ish-Ndërmarrjes së Rrugëve Rurale Kukës.

12.Projekt-vendim: Për miratimin e Programit Buxhetor Afat-Mesëm (PBA) 2017-2019.
.