Tradita popullore nëpërmjet Nibet -Muzikës (Pjesa e Tretë)

Lexuar 2182 here




nga Elmaz DOKLE
Disa adete të dasmës në Gorë:

Shikuesi (Gledanik) dhe e shikuara (gledanica)

Djemët dhe vajzat kur arrijnë moshën 15-16 vjeç, fillojnë që të luajnë me “lojra dashurie”. (dase gledaje të shikohen). Djali që hedh i pari syrin ledhatues  një vajze, emërtohet “Gledanik” kurse vajza “Gledanica”. Vajzat ja çojnë sinjalin te shikuarit, duke i dërguar një tufë me lule “Povratika” (lulja e përtritjes) të lidhur me kinda të brezit; gjë që simbolizon përtritjen dhe besën. Kur ndodh që djali të jetë iniciatori lidhjes, duke ja vënë i pari syrin ledhatuaes një vajze, ai në ditën e shëngjergjit i venë në derën e shtëpisë së vajzëz një degë të madhe shelgu, kjo në opinion kuptohet, që kjo vajzë është e zënë. Edhe shelgu është symbol i vegjetacionit, brishtësisë dhe përtritjes. Pas kësaj fillojnë takimet në shetitjen e mbëramjes, kur pas punëve të ditës vajzat ndërojnë teshat e punës, dalin në sofatet e portave dhe improvizojnë këngët: “Haj more kurto budalla / Shto dati kazhe Zejnepa” kryqëzojnë shikimet (se gledaje) me partnerin e ardhëshëm. 

Është intëresante që të potencohen emertimet që marin dy të rinj në hapat e parë të dashurisë: Gledanik (Shikues) dhe Gledanica (e shikuar); që domethënë: Ta shikosh dhe të të shikoj, para se të dashurohesh dhe të vendosish për tu lidhur. Në mënyrë të pa kundërshtueshme kjo vërteon se tek ne në Gorë nuk ka dashuri, fejesë dhe lidhje në martesë pa u njohur e dashuruar me partnerin. Siqë ndodh rëndom gjetk, ku i çojnë vajzat si “derri në thes” tek një njeri që nuk e ka parë asnjëherë në jetë. 

Dasma (Svadba):

Ceremoniali i martesës në shtëpin e djalit, tek ne në Gorë emërtohet “Svadba”, ndërsa në gjinin vajzës “këna”, këto dy ceremoni zhvillohen paralel ditën e ejte ose të djele. Dasma në Gorë është një nga traditat më të bukura, aty paraqiten dhe demonstrohen adetet tona më të mira, kultura e jonë materiale dhe shpirtërore. Dasma është shenjë e dashurisë për jetën dhe e përtëritjes natyrale, është institucioni i miqësisë së përbashkët dhe i mirëkuptimit në komunitetin e fshatit; është gota më e ëmbël e mbushur me optimizëm dhe barazpeshë. Por edhe një spektakël  i madh fantastik  folklorik, ku shpaloset tradita e jonë folklorike.

Si hapet Dasma:

 Në funksion të ditës së caktuar për marjen e nuses, dasma hapet të hënën ose të ejten, në mëngjez sapo ka dalë “ylli i mëngjezit”, në këtë ceremonial duhet të jet prezent familja e ngushtë e dhëndrit, dhëndri dhe mbarëstori. Nëna e dhëndrit hedh në një koritë miell gruri, pakëz sheqer dhe ujë, thërret dhëndrin që ta përziej me grykën e revoles ose të pushkës, ai pasi e ka përzier paksa del në dritare ose në ballkonin e shtëpisë dhe me tre të shtëna në ajër lajmëron hapjen e dasmës.

Ndërkohë, nëna meret me përfundimin e gatimit të kulaçit, dhëndri i shoqëruar nga mbarëstori dhe dy tre kushrinjë ngrejnë në portën e shtëpisë ose në njerin nga ballkonet “bajrakun e dasmës” gjë që tregon se në këtë shtëpi ka dasëm.
Gratë dhe vajzat prezente në këtë ceremoni këndojnë pa prerë, pas gatimit të kulaçit fillon rregullimi i shamisë së nuses. 


 
.