Korrje-shirje fushata me pak lodhje
Lexuar 996 here
Edhe pse kultivimi i drithërave nuk është prioritet, parcelat e mbjella me grurë, thekër dhe tërshërë, janë të konsiderueshme gjithësesi. Fushata e korrjes dhe shirjes së drithërave, është relativisht e shkurtër, kjo për faktin se, mekanika bujqësore po përdoret gjerësisht. Kultivimi i drithërave kryesisht për bagëtitë bëhet në parcelat, ku futja e makinerive është e sigurtë, ç'ka e bën më pak të lodhëshme punën për fermerët vendas.
