Dermatoza nodulare vijon vaksinimi

Lexuar 1111 here




nga Xhevahir LIKA
Kjo lloj sëmundje kap kafshët e gjedhit, ndërsa vaksiana e cila përdoret për t'a luftuar atë prodhohet në Afrikë. Ka disa ditë që, në fshatrat e njësive administrative Shishtavec, Topojan, Zapod, ka nisur vaksinimi lopëve. Fshatrat Oreshkë dhe Kollovoz kanë qenë vatra, ku u hasën fillimisht rastet me dermatozë nodulare tek kafshët e gjedhit. Sipas informacioneve të deritanishme në fshatin Orgjost, nuk është kryer vaksinimi, pa përjashtuar ndonjë rast të shkëputur edhe në fshatrat e tjerë.

Vaksinimi kryhet nga specialistët veterinerë të trajnuar enkas për këtë qëllim, të cilët në bashkëpunim me kryepleqësitë e fshatrave, kanë programuar proçesin në fjalë. Vlen të theksohet edhe interesimi i posaçëm nga ana e fermerëve, teksa specialistët theksojnë se nuk janë mbështetur sa e si duhet nga ana e Drejtorisë së Bujqësisë të Kukësit.

Shenjat e sëmundjes janë:
-nodulare  (puçrrat) nën lëkurë
- temperaturë e lartë mbi 40 gradë
 -enjtje e gjymtyrëve
-rrjedhje hundësh dhe lotësh

Mbas vaksinimit vërehet enjtje e kafshës, temperatura normale është 38 gradë, teksa periudha e inkubacionit këshillohet të zgjatet deri në 3 javë.

Fillimisht për ta përcaktuar sëmundjen analizat e nodulave bëhen në Bullgari, nga ku ka vonesa sa i përket përgjigjes së rezultatit.
Akoma nuk ka një mjekim specifik për këtë sëmundje. Vaksinimi përdoret vetëm për parandalim e sëmundjes.
 
.