Këtu ku predikohet Islami tolerant dhe tradicional
Lexuar 2755 here
Nëpërmjet kësaj interviste Imami i Xhamisë Novosej, njëherësh student në fushën e Teologjisë, flet në lidhje me frymën e besimit fetar kryesisht në Novosej. Edhe pse një djalë i ri në moshë, është kënqashëm i artikuluar dhe i hapur përgjatë kësaj bisede. Nuk ka tabu dhe përgjigjet lirshëm për çdo pyetje, teksa ngulmon se komuniteti i besimtarëve me të cilët ai punon dhe bashkëpunon është tolerant dhe për t'u marrë si shembull.
1. Prej sa kohësh mendoni se është prezent Islami në këtë zonë?
Rreth kësaj pyetje ka interpretime të ndryshme, ndërsa Unë besoj se: fillesat e Islamit në zonën tonë datojnë nga shekulli i XII, ndoshta edhe më parë, ku si argument në fshatin Mlikë të Opojës, pak kilometra më larg ekziston një Xhami, që daton nga viti 1291, rreth dy-tre shekuj para ardhjes së Perandorisë Osmane. Pas ardhjes së Perandorisë Osmane, Islami u përhap masivisht në të gjithë zonën. Shumë prej paraardhësve të cilët, ishin nizam përvetësuan krahas artit të të luftuarit dhe dije Islame më të avancuara. Në Novosej, për një periudhë 300-vjeçare, ka funksionuar Mejtepi (Shkollë e asaj kohe), në të cilin merrnin dije të përgjithëshme dhe fetare nxënës nga e gjithë zona. Kjo shkollë ka funksionuar deri në prag të Pavarësisë dhe lindjes shtetit shqiptar. Aktualisht mbi themelet e Mejtepit, është e ngritur Xhamia ekzistuese e fshatit dhe po këtu mendohet të ngrihet Xhamia e Re. Duhet theksuar se: mësuesit të cilët kanë dhënë mësim në Mejtep, kanë predikuar në gjuhën shqipe.
2. Si ka ndikuar besimi fetar në Novosej përgjatë kohërave?
Përgjatë periudhave të ndryshme feja dhe roli i imamëve ka ndikuar pozitivisht në edukimin atdhetar dhe moral të besimtarëve. Ndonëse të organizuar në formatet e ndryshme juridike të administrimit lokal dhe nacional, për popullin e këtushëm normat dhe rregullat përmes besimit, kanë qenë një udhërrëfyes me shumë impakte pozitive, sa i përket mbarëvajtjes në jetën e brezave të ngulitur në këto anë.
Personalitete të tillë si Hoxhë Novosej, Ramë Jashari, Nebi Mata, Molla Mustafa dhe Mevlan Hoxha kanë kontribuar në frymën e bashkëpunimit brenda komunitetit dhe janë evidentuar si negociatorë të çështjes kombëtare, duke u kujtuar si protagonistë në odat e debatit, e në pozicionet ku flitej me gjuhën e pushkës. Roli i tyre njihet nga historiografia jonë kombëtare, ndaj komenti më tej është i mirënjohur nga bashkëkomunitarët dhe lexuesit e Portalit Tuaj.
Edhe pse në vitin 1967, feja në Shqipëri u ndalua me ligj, përsëri ata që sot janë gjyshërit dhe prindërit tanë, nuk hoqën dorë nga besimi dhe zbatimi i riteve siç këshillon Kurani i Shenjtë. Predikuesit dhe besimtarët me shumë kujdes ditën t'u ruhen intrigave dhe provokimeve të atij sistemi, që fenë dhe besimtarët e saj, i konsideronte si kundërshtarët e tij më të rrezikshëm.
Në Janar të vitit 1991, është regjistruar falja e parë publike në Novosej, Xhamia e të cilit është e para e hapur në rrethin e Kukësit. Deri në vitin 2000 falja është kryer në Xhaminë e Vjetër, ku besimtarët kujtohen me postiqe nën sqetull para dhe pas faljes. Sot falja zhvillohet në Xhaminë e Re, e cila krijon kushte të pështatshme për besimtarët e të gjithë moshave.
3. Si bashkëpunon Xhamia Novosej me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë?
Xhamia Novosej është nën juridiksionin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë (KMSH).
Ne si xhami punojmë duke patur parasysh të gjitha këshillat dhe sugjerimet që vijnë nga Myftinia e Kukësit, e cila është në mardhënie të drejtpërdrejtë me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë. Gjatë viteve të fundit besimtarët në Novosej janë kontaktuar dhe kanë shkëmbyer mendim me përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, të cilët e kanë vizituar xhaminë.
Gjatë këtij viti nën kujdesin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë u realizua një dokumentar në lidhje me besimin në zonë. Në mënyrë permanente besimtarët ndihmohen me literaturën islame, e cila publikohet periodikisht nën kujdesin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Në misionin tim si Imam kam marrë pjesë në të gjitha takimet zyrtare që ka organizuar komuniteti Mysliman i Shqipërisë, nëpërmjet të cilave këshillohemi për mbarëvajtjen e misionit dhe veprimtarive që kryejmë.
4. Më konkretisht cilat janë disa nga aktivitetet e Xhamisë përgjatë viteve që Ju e drejtoni atë?
Gama e veprimtarive që zhvillojmë duke bashkëpunuar me besimtarë vendas dhe të diasporës është përtej ritualit të zakonshëm. Kështu gjatë 5 viteve të fundit ne si Xhami kemi dhënë kontribut në zgjidhjen e disa problematikave shqetësuese për komunitetin.
Përgjatë kësaj periudhe thirrja jonë ka synuar drejtë ndërgjegjësimit të komunitetit për: administrimin e resurseve të tilla si; mbrojtja dhe përkujdesja e pasurive publike si, pyjet burimet ujore etj. Në fokusin tonë kanë qenë edhe përcjellja e vlerave shpirtërore të cilat mbarten nëpërmjet aktivitete të ndryshme, ku përfshihen dy gjinitë dhe moshat. E veçanta për kohën në të cilën bëjmë fjalë janë hapja dhe funksionimi i kurseve të edukimit fetar me të rinjtë e moshave të ndryshme nëpërmjet të cilave përpiqemi të edukojmë islamin paqësor dhe tradicional, duke u distancuar nga rrymat ekstremiste. Nëpërmjet bashkëpunimit me besimtarët e diasporës ke mundur të sigurojmë mbështetje monetare e materiale e cila administrohet ligjërisht për nevojat e xhamisë. Nëpërmjet kësaj mbështetje është mundësuar që vitet e fundit të shtrojmë disa darka tradicionale për besimtarët gjatë muajit të ramazanit, gjithashtu kemi mundur të ndajmë ndihma materiale për familjet në nevojë. Për gjithë këto aktivitete jemi vlerësuar nga Myftinia e Kukësit dhe strukturat e qeverisjes vendore.
5. Cilat janë disa nga objektivat afatshkurtëra dhe më tej, të cilat janë në fokus të punës Tuaj?
Vitin që vjen fshati Novosej do të ketë një Xhami të re. Ky objekt do të jetë tërësisht i ri që nga themelet dhe më karakteristiku në Qarkun e Kukësit dhe më gjerë. E veçanta e këtij objekti është ndërtimi i saj me gurë, lartësia dhe dy minaret. Objekti i ri do të përmbushë të gjitha nevojat për besimtarët dhe besimtaret.
Duke vendosur në funksion objektin e ri synojmë që në perspektivë të grishim projekte të tilla si ato; të edukimit kryesisht të të rinjve përgjatë sezoneve të pushimeve verore dhe dimërore. Këto projekte do të konsultohen dhe do të bashkëpunohet me strukturat e qeverisjes lokale dhe ato të arsimimit publik.
6. Çfarë mund të veçoni nga profili Juaj, jashtë funksionit si Imam?
Pasi kam kryer shkollën 9-vjeçare në Novosej katër vjet kam studiuar në Medresenë "Alaudin"në Prizren.
Prizrenin e adhuroj si qytet për të shkuarën e tij historike, për njerëzit bujar dhe dashamirës, njëherësh besimtarë të devotshëm. Mardhënia ime me Bashkësinë Islame të Prizrenit është e vashdueshme, ç'ka me këtë rast falenderoj drejtuesit e kësaj Bashkësie të cilët herë pas here kanë kontribuar me ndihma për familjet e varfëra në të gjithë zonën tonë.
Pasi kam kryer Medresenë kam studiuar 2 vjet në Stamboll. Edhe Stambolli ashtu sikurse Prizreni është tërheqës jo vetëm për të shkuarën e tij dhe të tashmen, por edhe si një qytet ku jetojnë dhe punojnë disa milion shqiptarë.
Aktualisht studioj Teologjinë në Universitetin e Kasimit, një Universitet në të cilin diplomohen çdo vit me mijëra studentë jo vetëm vendas, por edhe të kombësive të ndryshme. Studimi për Teologjia ka qenë një dëshirë dhe pasion i imi i kahershëm. Njohuritë e gjuhëve arabisht, turqisht, osmanlisht dhe anglisht, më japin mundësinë që të shfletoj literaturë të botuar në këto gjuhë, duke përmbushur kështu më së miri pasionin e të lexuarit. Përpos angazhimit në funksionin e studentit bëj përpjekjet maksimale të kryej detyrën e Imamit në njërën prej Xhamive më të vjetra dhe më e frekuentuara, siç është ajo në Novosej. Gjej kohën të merrem edhe me aktivitete të ndryshme siç janë ato të komunikimit virtual me miqtë, ku shkëmbejmë mendime dhe informacion. Falenderoj në mënyrë të veçantë Portalin Tuaj, i cili në mënyrë të vazhdueshme më ka publikuar dhe ka pasqyruar aktivitete të kryera nga Xhamia Novosej. Po kështu gjej kohën të ndjek sportet kryesisht futbollin, veçanërisht ndeshjet që zhvillon kombëtarja e Shqipërisë. Përtej gjithë këtyre angazhimeve një pjesë të mirë të kohës i'a kushtoj familjes, e cila më ka mbështetur dhe më jep kurajo në çdo hap të jetës time.
Bisedoi: Azem Parllaku