Kanioni i Grykës së Shejës
Lexuar 1024 here
nga Besnik HALLAÇIKanioni i Grykës së Shejës (Bicajve) është një prej gjeomonumenteve më madhështorë të Parkut Natyror Korab Koritnik. Kjo grykë ndan masivin e malit të Gjalicës me atë të Kolesjanit dhe përfaqëson një kanion në gëlqerorët e triasit të sipërm - jura e poshtëme, të formuar nga veprimtaria erozive e lumit të Shejës.
Është i gjatë rreth 2.5 km, thellësi mbi 300 m dhe gjërisi të ndryshueshme (herë ngushtohet e herë zgjerohet) nga 2-4 m dhe 20-30m. Ka shpate të thepisura që në disa raste bien pothuajse pingul mbi luginë.
Kanioni dallohet edhe për një biodiversitet të pasur. Shpatet përbëjnë habitate të rëndësishme shkëmbore për disa lloje bimore që paraqesin interes të madh shkencor, për shkak të kushteve të veçanta në të cila ato janë zhvilluar dhe kanë evoluar, duke formuar edhe endemizma. Gjithashtu kanioni është një strehë për shumë lloje shtazore, që ju përkasin dy grupeve të mëdha invertebrorëve dhe vertebrorëve.
Monitorimi dhe hulumtimi i specieve bimore dhe shtazore brenda kanionit është një punë mjaft e vështirë dhe e lodhshme, por që njëkohësisht të jep dhe shumë kënaqësi. Me këtë album po sjellim për ju miq pak nga bukuritë e kanionit, pak nga diversiteti biologjik, dhe aspekte të punës monitoruese e hulumtuese.