Ndihma për fshatrat Oreshkë dhe Cernalevë

Lexuar 2333 here




Të Dielën që lam pas , në prag të festës së Kurban Bajramit,  është realizuar një aksion humanitar nga xhemati i Këshillit të Xhamisë së fshatit Poslisht i Komunës Prizren, duke dërguar veshmbathje për familjet në nevojë të fshatrave Oreshkë dhe Caralevë.

Aksioni  është mbështetur nga vullnetarë të shumtë, individm, tregtarë dhe njerëz të komunitetit të biznesit , me ç’rast janë grumbulluar veshmbathje të ndryshme dhe  batanije.

Përfitues të këtij aksioni janë 15 familje nga fshati Oreshkë dhe 60 të tjera  nga Cernaleva, të cilët i'u janë shpërndarë këto ndihma.

Vlera e kontigjentit të këtyre ndihmave kalon shumën e 3500 eurove.

Shpërndarja e veshmbathjeve është bërë me ndihmën e imamit të fshatit Novosej Xhevahir Lika.    
.