Tradita popullore nëpërmjet Nibet -Muzikës (Pjesa e katërt)
Lexuar 2434 here
nga Elmaz DOKLEBajraku i dasmës
Bajraku i dasmës përgaditet nga familja e një të riu fatëkeq, që ka humbur jetën pasi i është ndarë dita e dasmës (e marrjes së nuses) ose që ka vdekur pasi është hapur dasma e tijë. Bajraku përbehet prej një shkopi të gjatë reth 3m. në fund të tij vendoset kryq një mbajtëse druri dhe rripi për ta mbajtur atë kraha-qafë. Në anën e sipërme të bajrakut është fiksuar një gjysëm hënë më yll, si fletë e bajrakut vendoset shamija që e fejuara i ka dërguar të riut si shenjë e lidhjes në ditën e fejesës, rreth saj vendosen reliket që ka lënë i riu, kapelja, mindili, kutia e duhanit, qysteku dhe dekoracione të tjera që mbajnë të rijët. Bajraku mbahet nga familja e të ndjerit, meret nga dasma në dasëm për ta shoqëruar atë nga hapja deri në mbyllje. Bajraku darovitet ma çorape të bardha. Me bajrak hapet dasma, Bajraku u prinë krushqëve, me bajrak shkohet në garën e kuajve dhe sehir, me bajrak bëhet pritja e të grishurëve.
Bërja e bajrakut nga familja e një të riu që nuk ka arritur të gëzoj dasmën e tijë, dhe përdorimi nga bashkëmoshatrët e tijë në dasmat tyre:
Është një nga adetet më të çuditëshme, më madhëngjyes, sa madhëngjyes po aq optimist. Është svida e përbashkët kundër vdekjes që i ka prerë jetën dhe gëzimin në mes një të riu. Tradita e përgaditjes së bajraktut të dasmës dhe përdorimi i tije në dasma është traditë unikale që gjëndet vetëm në krahinën etnografike të Gorës.
Disa mga momentet kulminane të dasmës që u kushtohet nibeti:
Pritja e lodrave:
Të premten 2 orë para se të perëndoj dielli, kohë që është caktuar më parë për ardhjen e lodrave, i zot shtëpisë dërgon dy tre fëmijë në lindje të fshatit, që të vrojtojnë nëse janë afruar lodragjitë, Ata në një largësi 500 m. nga fshati, zakonisht në “Krs” ose “Lisiqina dupka” ulen për të pushuar dhe 15 minuta para kohës së caktuar u biejnë tre herë fuqishëm daulleve. Këtë sinjal e dëgjojnë fëmijët e caktuar nga zoti dasmës dhe ja përcjellin atij. Me të marrë vesh se lodrat i janë afruar fshatit, të gjithë pjestarët e familjes, përfshi, fëmijët, dhëndrin me mbarstorin të prirë nga më plaku i vëllazëris nisen drejt vendit të quajtur “Gorno brce” ku tradicionalisht priten lodrat e dasmës, vend që e dijnë edhe ustallarët e zonës. Rrugës pjestarëve të familjes që janë nisur për të pritur lodrat u bashkohen po thuaj gjithë meshkujt e fshatit që e kanë dëgjuar sinjalin e ardhjes së lodrave.
Sapo mbrijnë lodragjit përshendeten me të zotin e dasmës –Mirëse erdhët – Mirëse ju gjetëm, familjarët vendosen në gjysëm rrethi duke e lënë zotin e shtëpisë në mes, kurse lodrat përballë tyre fillojnë për të ekzekutuar “Nibetin” vetëm me curle, pasi dëgjon disa melodi të orkestrales (Nibetit) zoti shtëpisë nxjerr kuletën dhe i darovit ustallarët me kartëmonedha 1000 lekshe, i mbështjell kaush dhe ja vendos bash-ustait në vrrimën e fundit të curles, pas tijë darovit ustain tjetër, dhe në fund lodragjit me nga 500 lekë, që ua vënë nënë shamin e kokës ose në rrypat e lodrës.
Pas zotit të shtëpisë lodragjijët i darovitin edhe pjestarët e tjerë të familjes: Dajallarët, axhallarët, dhëndri dhe ndonjë merakli i nibetit. “Kur fillon melodia e fundit futen edhe lodrat” Nibeti i pritjes së lodrave zgjatë rreth 30 minuta ….Pas kësaj të gjithë sa janë, rrjeshtohen në kollonë për një, të prirë nga hoxha i fshatit dhe zoti shtëpisë, pas kollonës vendosen në formë e rrethi të rijët, në fund vijnë lodrat me moderatorin e tyre, dhëndrin dhe mbarstorin, kështu nisen drejtë shtëpisë së dhëndrit, rrugës duke ecur rinia këndon këngën e “Omer Agës”, në sheshet kryesore ndalen për të luajtur vallet e burrave.
Në cilat raste luhet “nibeti”: ?
Nibeti është traditë e dasmave, synetisë, kënas dhe festave tradicionale.
-Nibeti i parë luhet kur priten lodrat e dasmës;
-Kur mbrijnë lodrat në shtëpinë e dhëndrit luhen disa melodi të nibetit;
-Fragmente nga nibeti luhet kur grishen dajallarët dhe axhallarët në dasëm; -Nibeti i plotë luhet kur e kërkojnë nëpër dhoma ku janë akomoduar tajfat e të grishurve, aty ngrihet adrenalina, lodrat shkundin gjithë marimangat e tavaneve të shtëpisë, kurse ustallarëve u mbulohen kokat nga kartëmonedha dhe u mbushen xhepat me pare.
-Me melodi nga nibeti përcillen dhe priten petkaxhit, aty kalojnë të gjithë në “strg” nga i pari deri tek i fundit (duhet te mendohesh mirë para se të nisesh për të shkuar petkagji).
-Të djelën para se të dalë drita, dhëndri me mbarëstorin dhe tajfën e lodrave shkojnë në shtëpinë e vajzës që atë ditë do të bëhet nuse, që ta zgjojnë me nibet dhe të kërcej me shoqet vallen e fundit të vajzërisë.
-Nibet u kushtohet kalëruesit dhe kalit që zejnë vendin e parë në garën e vrapimit të kuajve dhe bash Pelivanit .
-Ditën hënë një ditë pas dasmës, ustallarët pasi ndahen nga i zoti dasmës, kërkohen nga meraklijët që të luajnë nibet nëpër kafeterit e fshatit.
Roli i lodrave në dasmat e krahinës etnografike të Gorës:
Orkestra popullore me curle dhe lodra, luan rol shumë të rëndësishëm në dasmat e Gorës. Gjithë rituali i dasmës nga pritja që bëhet ditën e premte mbas dite, deri të hënën pasardhëse kur mbyllet dasma përcillet me lodra, Ustallarët duhet të luajnë pandërprerë, pa u lodhur, pothuaj 18 orë në ditë. Puna e tyre respektohet dhe mirëpaguhet, përveç pazarit që kamë me të zotin e dasmës, ata marin nga meraklijët edhe shumë bakshishe. Po përmendim disa rituale që përcillen me lodra:
Therja e bagëtive për mishin e dasmës:
Ditën e shtunë, një ditë para dasmës, heret në mëngjez, para se të nisen druvarët për drurët e dasmës. 3-4 të rinjë që janë caktuar si ndihmësa në guzhinën e dasmës, shkojnë në ahur marin kaun dhe bagëtit e tjera të caktuara për tu therë për mishin e dasmës, bagëtit e trasha i mbulojnë me sxhade, i rregullojnë me lule, në kokë u vejnë korora lulesh, në qafë u varinë shami me kinda varaku, të përcjell nga dhëndri, mbarëstori dhe lodrat i çojnë në çezmën e mahallës, që tu japin ujë para se t`i therrin (Bagëtit që janë caktuar për mishin e dasmës, theren me një ritual specifik; pasi ato konsiderohen si kurban të përtritjes së familjes).
Pasi pijnë ujë të përcjell me lodra i dërgojnë tek vemdi ku i presin kasapët për t`i therrur; pas therjes mishi u dorëzohet ashqijëve, të cilët menjëherë ngrejnë sagjakët, vendosin kazanët për të gatuar për druvarët dhe dasmorët e dasmoret.
Disa rituale të tjera të dasmës që përcillen me lodra:
Druvarët priten me lodra, të afërmit thiren në dasëm duke u shkuar derë më derë me lodra, petkagjit përcillen dhe priten me lodra, të grishurit priten me lodra, dasmoret gratë dhe vajzat mblidhen me lodra, nusja zgjohet me lodra, Krushqit mblidhen, përcillen dhe priten me lodra, gara e kujve dhe sehiri percillen me lodra. dhëndri futet në gjerdek me lodra, dasma mbyllet me lodra.